Edi Rama apo Haxhi Qamili i shekullit 21?

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 

Edi Rama apo Haxhi Qamili i shekullit 21?

Nga Redin Hafizi


Gjithnjë në periudhat më të rëndësishme për kombin tonë kanë qenë vetë Shqiptarë të blerë apo të shitur që kanë shkatërruar shpresat e mëdha të Shqiptarëve për liri dhe integrim në botën e zhvilluar.Në një kohë kur intelektualë të shquar Shqiptarë kërkonin që ta shkëputnin Shqipërinë nga perandoria Turke që po shkërrmoqej dhe ta afronin me vendet perëndimore,doli Haxhi Qamili që me protestat e tij dhe bandat e tij therrisnin “Dum Babën (Sulltanin)”.Për ironi të fatit të kombit tonë,historia po përsëritet,pasi nuk ka patur moment në historinë e Shqipërisë,që Shqiptarët ta kenë parë veten më të integruar dhe shumë pranë Europës.Anëtarësimi në NATO dhe miratimi i statusit të vendit kandidat për në BE i bën të gjithë optimist për një Shqipëri Europiane.Por,jo,nuk është aq e thjeshtë,pasi hija e Haxhi Qamilit po vërtitet nëpër zyrat e PS-së dhe ka nxjerrë në shesh birin e vetmë të denjë,sundimtarin e ngastrës së vet politike që quhet PS dhe që kërkon të ndalojë hovin e Shqiptarëve për të shkuar drejt Europës.Në një kohë që të gjithë shohin nga perëndimi Edi Rama ka kthyer sytë nga lindja,duke studiuar cdo lëvizje të republikave Ruse,për t’i përdorur artificialisht në Shqipëri.Edi Rama nuk po bërtet “Dum Babën” këtë herë,por po ulërin “Dum pushtet patjetër” dhe në krah të tij i ka dalë mjeshtri i revoltave alla Haxhi Qamil,komandanti i përgjithshëm i protestës më të fundit,Gramoz Ruci.
Gramoz Ruci ishte krimineli që drejtoi operacionin e vrasjes të katër qytetarëve të Shkodrës dhe njëri prej tyre ka qenë një prej liderëve të studentëve të dhjetorit,miku i gjithë studentëve Arben Broci.Ky njeri,pra Ruci, kurrë nuk u penalizua për cfarë ai bëri thjesht për faktin, sepse në atë kohë ishte shumë e thjeshte të intimidoje prokurorinë.Eshtë po i njëjti njeri që është deklaruar si komandant i përgjithshëm i organizimit të protestës së opozitës.
“Nesër të gjithë ndryshe”, ishte kjo deklarata më e rëndësishme e kreut të PS gjatë nisjes së mitingut pa motiv të Ramës përpara Kryeministrisë.Ky karagjoz i cuditshëm po e deklaron një gjë të tillë në një kohë kur Shqipërisë i është miratuar statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe diskutimi për liberalizimin e vizave ende vazhdon dhe në realitet varet shumë edhe nga vendimi i opozitës për të ndaluar së destabilizuari situatën.Pra, të jemi ndryshe sipas Ramës, mendoj se lideri i opozitës premton se Shqipëria nuk duhet të jetë Europiane.Ky është i vetmi ndryshim që mund të kërkohet nën deklaratën “Nesër të gjithë ndryshe” dhe kjo mbështetet me idenë që kërkesa për hapjen e kutive të votimit përmes dhunës,realizon mosrespektimin e vendimit të gjykatave Shqiptare për rezultatin e zgjedhjeve.Nën këtë konteks cdo zyrtar perëndimor ka deklaruar qartë se vendimi i gjykatës është i pakthyeshëm.Pra në realitet Rama po kërkon sërish një 1997 dhe nuk është e rastësishme që komandant i përgjithshëm është kreu i bandave mafioze të vitit 1997,Gramoz Ruci. Edhe tani si atëherë kërkohet destabilizimi i vendit vetëm për faktin se tetë vjet në opozitë i kushton shumë Ramës dhe Rucit.Tetë vjet në opozitë janë të mjaftueshme për qeverinë që me ritmet që ka marrë te kryejë integrimin e Shqipërisë në BE.Madje Rama dhe Ruci e dinë shumë mirë se tetë vjet janë shumë të mjaftueshme edhe për zërat ndryshe në PS për të bindur mbështetësit e të majtës se kjo dyshe nuk po kërkon të udhëheqë socialistët,por t’i sundojë ata dhe me forcë po kërkojnë që të shkatërrojnë ëndrrën e Shqiptarëve thjesht për interesat e tyre personale dhe egoizmin e sëmurë dhe etjen e shfrenuar për pushtet.Edi Rama e ka të qartë se Berisha nuk ka të drejtë të urdhërojë hapjen e kutive.Këtë të drejtë e kanë vetëm gjykatat dhe ndaj me protestën e vet në dyert e kryeministrisë ai thjesht po bën thirrje për destabilizmin e vendit dhe shkatërrimin e shpresës që ngriti studentët në dhjetor 1990 dhe më pas gjithë Shqiptarët kundër diktaturës komuniste,pjesë e së cilës ishte edhe komandanti i përgjithshëm i Ramës.Thirrja e 19 vjetëve më parë ishte “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” dhe kurrë Shqiptarët nuk e kanë parë Shqipërinë më pranë Europës.Tashmë Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO,ka nisur dhe vazhdon bisedimet për liberalizimin e vizave dhe c’është më e rëndësishmja i është miratuar statusi i vendit kandidat për të hyrë në BE.Sipas fakteve historike,vetëm një vendi i është refuzuar anëtarësimi në BE pasi ka patur statusin e kandidatit dhe ky ka qenë Maroku pasi nuk plotësonte kushtin gjeografik.Pra, anëtarësimi është thjesht cështje kohe dhe mendoj se nëse Rama,ky Haxhi Qamil i shekullit 21,të mendonte seriozisht për Shqipërinë Europiane do të vepronte ndryshe dhe me qetësi,nuk do të kërkonte përmbysje me dhunë të qeverisë dhe refuzim të dhunshëm të vendimit të pushtetit gjyqësor.Nëse një gjë e tillë do të realizohej atëherë kredibiliteti i një qeverisje tjetër do të ishte shumë i dyshimtë pasi do të vinte nga një lëvizje e dhunshme,pushteti gjyqësor do të shkatërrohej e do të duhej kohë që të stabilizohej dhe vetë demokracia në Shqipëri do të ishte shumë e dëmtuar. Të gjitha këto nuk të cojnë në një Shqipëri Europiane,por më shumë duket sikur Edi Rama dhe komandanti i tij i përgjithshëm, të thirrur nga nostalgjia e vjetër,kërkojnë më shumë ta shndërrojnë Shqipërinë në një republikë Ruse në gjunjë përpara Serbëve.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (1 të postuar)

  • Postuar nga kujtesa, 21 Nëntor, 2009 20:58:54
    fatkeqesisht keshtu eshte.Edvini, tani me duket gjysem i cmendur ....lakmia e ka verbuar shpirtin e tij meskin dhe nuk mendon fare per kombin si teresi.te shpresojme se Saliu do te kete force t i qendroje kesaj trusnie ...e ndihmofte Zoti!

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara