Format e vetëqeverisjes lokale

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Format e vetëqeverisjes lokale

Komuna urbane si formë e vetëqeverisjes lokale (në Perëndim e rajon por jo edhe tek ne) paraqitet si mekanizëm autonom me kompetenca të veta substianciale të ushtrimit të pushtetit lokal, kurse një pjesë të kompetencave i ka të deleguara me marrëveshje tek një organ i përbashkët.
Ekzistojnë mënyra të ndryshme të organizimit të vetëqeverisjes lokale pikërisht në shkallë dhe me kompetenca siç i kanë diktuar kushtet nëpër të cilat ka kaluar një vend. Si lloj të vetëqeverisjes lokale në Europë paraqiten: rajonet, prefekturat, qarqet, rrethet, distriktet, komunat, komunat urbane, komunat rurale etj
Pra, njëra ndër njësitë e vetëqeverisjes lokale në Perëndim por edhe në rajon padyshim është komuna urbane. Neni 114 i Kushtetutës së Malit të Zi si njësi të vetme të qeverisjes

Robert Camaj

lokale njeh komunën, kurse mundëson edhe themelimin e formave të tjera të vetëqeverisjes lokale.
Komuna urbane te ne është thjesht një qeverisje vendore e barabartë me një bashkësi lokale, me kompetenca pak më të zgjeruara por aspak substanciale dhe pa karakter të vetëqeverisjes lokale. Për kompetencat e Komunës Urbane të Tuzit ëshë shkruar e folur mjaft dhe më poshtë do t’i përsëris edhe një herë disa nga ato, apo më saktësisht do të flasë për mungesën e kompetencave.
Komuna urbane si formë e vetëqeverisjes lokale (në Perëndim e rajon por jo edhe tek ne) paraqitet si mekanizëm autonom me kompetenca të veta substianciale të ushtrimit të pushtetit lokal, kurse një pjesë të kompetencave i ka të deleguara me marrëveshje tek një organ i përbashkët.
Komuna urbane është shpikur si mjet i rrjetëzuar i komunave me status të barabartë që disa kompetenca të veta t’ia kalojë një organi të përbashkët i cili i bashkëvendon punët e të gjitha komunave dhe kryen disa punë për nevoja të të gjithëve, e kjo vetëm për arsye të efikasitetit ekonomik. Në këtë mënyrë të organizimit qytetarët nuk e ndjejnë fare mungesën e kompetencave dhe shërbimeve që u ofrohen. Ata vazhdojnë që punët e veta t’i kryejnë në qendrën e vet.
Qytetet e mëdha por edhe komunat rurale me veçoritë e veta bashkohen që disa punë që kryhen veçmas dhe që kushtojnë shumë t’i kryejnë së bashku. Komunat e mëdha si njësi të vetme e që kanë një territor unik në një moment vendosin që të ndajnë territorin e vetë në disa njësi të vetëqeverisjes lokale. Në këtë mënyrë mundësohet administrimi sa më i mirë dhe afrimin e shërbimeve qytetarëve. Kështu për shembullata kanë një shërbim të përbashkët për pastrimin e qytetit, për investime që kushtëzojnë përmirësimin e kushteve në infrastrukturën e përbashkët, si rrugë, ujin, kolektorët, kanalizimin etj. Në rajon nuk ekziston më një shembull si ky i yni ku Kryeqyteti Podgorica ka dy komuna urbane për pjesët rurale të saj dhe të ruajë pothuajse të gjitha kompetencat për vete dhe të delegojë ca kompetenca më shumë fiktive tek komunat urbane. Me një fjalë nuk ka model ku një pjesë e territorit të një komune ka një organizim e pjesa tjetër një organizim krejtësisht tjetër.
Por ideja e shpikur nga evropianët ka pasur qëllime krejt të tjera që territori i një komune të ndahet dhe çdo njësi e re e formuar të ketë kompetenca të barabarta.
Në fillim na është thënë se komuna urbane është një prototip i përhapur me të madhe në rajon, se madje të gjithë kryeqytetet e Rajonit janë të rregulluara në këtë mënyrë.
Tri Kryqytetet e rajonit, Beogradi, Sarajeva dhe Shkupi, kanë komuna urbane por ama i tërë territori është i ndarë në komuna, dhe jo si tek ne. Gjithashtu të gjitha komunat kanë status dhe kompetenca të barabarta. Pra, nëse mund të jem edhe më i qartë kryeqytetet e lartpërmendura janë mozaik me komuna, dhe natyrisht se ekziston një organ më i lartë (Kuvendi, kryebashkiaku, apo këshilli) që bashkërendon punët e të gjitha komunave si dhe të kryejn punet që nuk ua kanë besuar atyre. Kjo në rastin tonë do dukej kështu, që vetë qyteti Podgorica të jetë i ndarë në disa komuna, ta zëmë: Tolloshi, Stara Varosh, Zabjella, Maslinat, Zona e Kuçit dhe Piprit, Zetës, apo edhe e Malësisë, sepse kështu janë të ndarë Beogradi, Sarajeva dhe Shkupi. Gjithashtu do të duhej që të gjitha këto zona të kishin kompetenca të barabarta, kurse një organ i përbashkët do ta kryente ca punë për nevojat e të gjithëve në bashkëpunim me ato.
Kur është miratua Ligji mbi Kryqytetin na kanë frikësuar duke na thënë që të mos bëjmë kërkesa të mëdha se nëse për shqiptarët e Shkupit të cilët siguruan lirinë përmesë armëve ishte e pranueshme një komunë e tillë, kush jemi ne që mos ta bëjmë këtë. U pranua kjo zgjidhje, sepse edhe i kishim kah tia mbanim.
Tani një reflektim se çka sigurojnë komunat urbane në kryqytetet e Rajonit.
Beogradi: Sipas Nenit 19 të Statutit të Qytetit të Beogradit, qyteti është i ndarë në komuna urbane si njësi të vetëqeverisjes lokale, saktësishtë 17 të tilla, kurse trevën e komunës urbane e përbëjnë vendbanimet, dhe kufinjtë kadastral të tyre. Kurse neni 77 i këtij statuti numëron kompetencat e komunave urbane. Unë do veçoja njërën nga komunat urbane të Beogradit që është Novi Beogradi, e cila sipas Statutit të vet (e jo sipas Vendimit statutar siç e kemi ne) nxjerr: Statutin, buxhetin (e jo një plan financiar si tek ne), planet zhvillimore dhe i zbaton ato (e jo hartimin e një plani zhvillimor në bazë të atij të Kryeqytetit siç e kemi ne), ka emblemën dhe festën e vet, disponom në mënyrë autonome me truallin ndërtimor (përderisa në truall ndërtimor as nuk dimë ku e kemi), përkujdeset për zhvillimin ekonomik, themelon bashkësitë lokale (kurse ne japim pëlqim), administron me objektet dhe dhënin e tyre me qira (tek ne këto i mban dhe administron Kryqyteti, edhe ndërtesa e Komunës Urbane është pronë e Kryeqytetit). Gjithashtu përkujdeset për ndërtimin e rrugëve lokale (kurse ne shohim se si ndërtohen rrugët nëpër pronat private), merr pjesë në ndërtimin e objekteve kulturore dhe sportive (kurse ne krijojmë kushte për zhvillimin e sportit dhe kulturës, e madje nuk kemi as linja buxhetore për arritjen e kësaj), përkujdeset për zhvillimin e artizanatit, turizmit e shumë kompetencave të tjera. Gjthashtu, komuna disponom vetë me të hollat e veta të cilat i ka të parapara me buxhet (kurse tek ne shohim nga dritaret se çka punohet).
Vazhdojmë me Komunën e Sarajevës: sipas Statutit të qytetit të Sarajevës që është në fuqi neni 3 i tij tregon se qyteti është i ndarë në pesë komuna e theksoj përsëri si njësi të vetëqeverisjes lokale, kurse kompetencat e tyre rregullohen me statutet e komunave përkatëse. Njëra ndër këto komuna është edhe Komuna Novi Grad e cila në nenet 15 dhe 32 përcakton kompetencat e veta, ndër të tjera kufijtë kadastralë, emblemën, miratimin e buxhetit, planit zhvillimor, themelon ndërmarrje dhe sipërmarrje publike, përcakton emërtimet e rrugëve dhe vendbanimeve, si dhe ka mundësinë që të themelojë shërbime profesionale për nevoja të ushtrimit të vetëqeverisjes lokale, administron truallin komunal, përkujdeset për resurset turistike, si dhe siguron shfrytëzimin dhe administrimin e trollit ndëtimor etj. etj.
Sipas kësaj del se kompetencat e kësaj komune janë të barabarta me kompetencat e çdo komune tjetër.
Kalojmë më në fund tek komuna e shumëpërfolur e Shkupit e cila gjithashtu është e rregulluar në këtë mënyrë, pra është e ndarë në dhjetë njësi të vetëqeverisjes lokale apo komuna. Njëra ndër Komunat është ajo e Çairit me shumicë prej 57% shqiptare. Edhe te Komuna Çair theksohet se është njësi e vetëqeverisjes lokale, kurse kopetencat e veta i ka të rregulluara me nenet 19 dhe 26 të Statutit të saj ku thuhet se ka emblemën dhe festën e vet, nxjerr Statutin, buxhetin, planet urbanistike, themelon shërbime publike, shërbimet profesionale, rregullimin e trollit ndërtimor, përcakton dhe vjel taksat (kurse ne as nuk dimë se sa janë dhe nivelin e tyre), planifikon zhvillimin ekonomik lokal, dhe shumë kompetenca të tjera siç i kanë të gjitha komunat te ne, e që janë me kompetenca të plota.
Kur kemi të bëjme me Komunën urbane në rastin tonë dhe kompetencat që ia deregon Ligji mbi Kryqytetin- Podgorica, atëherë kemi një paraqitje krejtësisht tjetër.
Komuna urbane madje nuk është as pasarelë drejt Komunës së plotë por një zgjidhje e cila nuk ofron mundësi për ofrim të shërbimeve qytetarëve si dhe krijim të kushteve për shndërrimin në Komunë të plot.
Të shpresojmë se isha i qartë dhe se paraqita një gjendje reale dhe aspak subjektive për stausin e Komunës urbane në Sarajevë, Beograd apo Shkup dhe sa larg është kjo e jona nga ato. Në fund të fundit, për nevojën e Komunës s’kemi pse ta bindim njëri tjetrin përderisa në të gjithë neve, të mbesë një trohë vetëdije e që rrijedh nga kjo tokë e që ishqehet nga burimet e Malësisë.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara