Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Topalli: Kryeministri Berisha tha në Kuvend vetëm të vërtetat
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti sot gjatë një konference për shtyp miratimin e rezolutës së zgjerimit të BE drejt vendeve të Ballkanit. “Jam këtu, për të përshëndetur rezolutën e Parlamentit Europian që vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo rezolutë, i kërkon opozitës të ndalë bojkotin parlamentar dhe i kërkon asaj që të kryejë detyrën për të përfaqësuar votuesit e saj në parlament. Në këtë vendim të parlamentit europian, duke i kërkuar opozitës që të ndalë bojkotin e të hyjë në parlament, i kërkon kësaj të fundit të vijojë punën, bazuar në zgjedhjet e fundit, në parlament; ajo ve në dukje se Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe se Këshilli ka marrë vendim për të ftuar Komisionin të përgatisë opinionin e vet mbi aplikimin e vendit; inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në rrugën e reformave në shërbim të progresit ekonomik dhe social të qytetarëve të saj, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. E pyetur nga mediat lidhur me fjalimin e kryeministrit Berisha ndaj kryesocialistit Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se të gjitha ato janë të vërteta. Në këtë drejtim, Topalli theksoi se Kuvendi është tempulli i të vërtetave. Përsa i takon mundësisë së djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, kryeparlamentarja Topalli vuri në dukje se do të zbatohet vetëm Kushtetua, duke lënë të nënkuptuar zëvendësimin e tyre me kandidatët pasardhës sipas listës përkatëse.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


