Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Rama, as burrë, as prind, por kryetar i mafias dhe pengmarrës i PS-së
Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur dje qendrimin kushtetues të mazhorancës, e cila nuk do t’i nënshtrohet shantazhit që vjen një kryetar i një klani mafioz, që ka marrë peng opozitën. Shefi i Ekzekutivit garantoi standardet demokratike të tubimeve, por siguroi se për bijtë e nomenklaturës do të ruhej i njëjti fat, si për etërit-enveristë, në rast se do të tentohet të prishet rregulli demokratik e të merret pushteti me dhunë
Thëniet e rëndësishme të shefit të ekzekutivit
Edi Rama, një përbindësh për familjen
Edi Rama, një kryetar i mafias
Edi Rama, klient i shtratit të Dashit dhe i Kullës së Pezës
Edi Rama, kilometra biseda me njerëzit e Aldo Bares
Vullneti i shqiptarëve për NATO-n do shkërmoqë ëndrrat antiligjore të Edvinit
Kujtdo në jetë i kanë ndodhur ndarjet, i kanë ndodhur fatkeqësi, i kanë ndodhur burgosje për probleme familjare, por çdo njeri në jetë, sado të rënda t’i ketë pasur, është përpjekur, sepse familja është kryesorja e njeriut, e shoqërisë, e njerëzimit. Para këtij parlamenti dhe shqiptarëve do të shtroj pyetjen: Cili është ai burrë, që bashkëshorten e vet e akuzon se ka fëmijë me të atin e tij, ashtu siç i ka publikuar dokumentet ndihmësi i tij kryesor në fletushkën e tij, Erion Baze? Cili është ai babë që i mohon djalit kafshatën e gojës, çfarëdo që të këtë bërë djali, aq më tepër kur ai ishte i mitur? Z. Rama të ndodhi me bashkëshorten e parë artisten e nderuar për të cilën kam pasur dhe kam respekt... Por të ndodhi prapë pastaj... Cili është ai burrë, ai ballkanas, ai evropian, i cili e nxjerr gruan e tij lakuriq plazheve, në sytë e botës? A mund të na thuash pak z.Rama - t’i që përmend familjen çdo natë - a e di ti që ajo është një nënë, një motër, ajo është një bijë shqiptare, por edhe të ishte e huaj, s’i bëhet kurrë ajo që bëre ti? A e di ti se ajo sot shëtit rrugëve të Tiranës?
Ç’të duhet ty që lakon familjen çdo ditë, duke dëshmuar kompleksin që ke - urrejtjen patologjike për familjen si të tillë - që akuzon babën si baba të djalit. Ke nxjerrë gruan lakuriq në plazhe të botës, një gjë që s’e ka bërë kush kurrë. z.Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit, dhe e detyron të largohet natën e lemerisur, cili është ai burrë? Z.Rama, ke muaj të tërë që më lakon gjithçka që unë e kam krenari shumë të madhe. Z.Rama, ti që më lakon familjen çdo ditë, mund të më thuash, cili është ai burrë që rrah gruan tek pjaca dhe ia mbush fytyrën me gjak, në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare? Je ti dhe askush tjetër.
Z.Rama, ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se vinte nga një familje me background thellësisht kriminal – ishte mbesa e Spiro Kolekës, njërit nga kriminelët më të mëdhenj të dikataturës komuniste - por ajo vetë nuk ka demonstruar asgjë të tillë. Një ditë, kjo zonjë e nderuar, për të cilën akoma kam respekt dhe do të kem, më bën një letër të hapur. E shikoj... ia kishte shkruar i biri. I them zonjës: “kam shumë respekt për ty, por do ishte në integritetin tënd si nënë, t’u tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar birin tënd, Edvin Rama, për 10 vjet për skizofreni... E kanë mjekuar kolegët e mi. T’ua thuash shqiptarëve, kur e sheh se ç’po u bën dhe ç’po përpiqet të bëjë! Dil, merr kurajon e ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë për leckash nga shtëpia me rroba gjumi në pazar. Dil, se është në interesin tënd më të mirë. Z. Rama, ky është koncepti yt për familjen, urrejtja jote për familjen. Përdore fatkeqen, nënën e artistes së shquar, për fushatë elektorale... Më thanë se u ke dhënë një apartament. Për këtë akt të përgëzoj, se ishte një grua e mrekullueshme, por ti për familjen je një përbindësh, ti je i pashembullt, ti po të mos kishe frikë mund të kryeje ndaj familjes çdo lloj akti, paçka se më të zezat i ke bërë. Ku ke fytyrë ti të përmendësh familjen, mbi ç’bazë e bën këtë, mbi bazën e urrejtjes që di vetëm të shkatërrosh?
Z. Rama, këto ditë në Shqipëri u riatdhesua Aldo Bare. Cili është raporti yt me krimin? Por të gjithë politikanët shqiptarë e dinë se ti je sllav i krimit. Pse ti je i vetmi politikan që je i kapur pas krimit, që je skllav i tij? Sepse ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti je kaq i përzier me ato, saqë - të më fali zonja - por ajo mori për burrë vrasësin e burrit të parë, kjo është e vërteta. Ju desh ta pësonte shumë, që ta kuptonte gabimin e bërë. Z.Rama, na thuaj pak, sa janë kilometrat e bisedave të tua me ashikun tënd, me të cilin ti vodhe të gjitha kutitë e votimit? Z.Rama, cilat janë lidhjet tuaja me Aldon Baren? Transmetimet flasin se në bisedat mes tij dhe Dondollakut, t’i figuron si i baltosur.
Tani do të ndalem në një aspekt tjetër, përse ky zotëri kërcënon përse ky zotëri e mban jashtë opozitën. Ky zotëri kërkon me çdo kusht ta dëmtojë vendin, duke menduar se po u dhanë vizat, mori fund. Mos u bëj budalla, je i pashpresë, sepse atë çfarë u është bërë baballarëve, do t’u bëhet edhe fëmijëve, me të drejtën më të madhe të ligjit dhe shtetit ligjor. Ç’mendon ti, se më impresionon? Harroje se ti mund të impresionosh njeri. Kërcënon dhe lëshon ultimatume. Në emër të kujt i lëshon ato? Kush je ti? Provoje po ta mbajti. Edhe pse s’më pëlqen kjo gjuhë, por vjen një ditë që të jesh i bindur z.Rama, se për çdo gjë që të ndodhë në këtë vend në dhunim të ligjit, do ketë një dhe vetëm një përgjegjës - e ky do jesh vetëm ti. Provoji ultimatumet, por do provosh një klimaks, paçka se ti në klimaks ke qenë që në lindje... dhe ky është fati yt i zi. Por nuk mund të zgjidhim boton tënde hormonale.
Një kapitull i ri do hapet gjatë këtyre ditëve mbi aleancën punisto-mafioze... Hapet sepse ti s’mund të ndryshosh, ti nuk ndryshon dot se nuk të lë Koçoja, s’të lë kokëdhia, s’të lë Tan Dullaku, se s’të lë Fideli i brilantinosur... Shqiptarëve do t’ua bëj të ditur se pse nuk të lënë ato ty. Nuk të lënë ato ty, nuk të ndahen jo, dhe kjo nuk është vetëm intime - jo intime jo, se nuk ka dashuri të përjetshme - është tjetërkund halli. Unë do ua them shqiptarëve dhe do uja them çdo ditë.
E fundit deklaratë që doja të bëja këtu ishte aleanca punisto-mafioze. Një ditë më pyesnin gazetarët: “pse, z.Berisha nuk i ke nxjerrë këto më herët?”. Por po them këtu dy gjëra. Dua t’ju them se nëqoftëse Aldo Bare do të dënohet për 20 vrasje, unë ju garantoj ju se po kaq të rrezikshëm janë edhe pronarët e pronave të vjedhur, por do të faktoj ju se sa janë ato vetëm se po ju them se shteti dhe qeveria i ka të gjitha mekanizmat për të marrë masat. Dhe këtë po bëjmë. Ke marrë tokën në zemër të Tiranës, 1500 metra që shitet me 2 mijë ero, mendon që do shpëtosh ti? Dhe ditët që vijnë një nga një do ti shkul dhëmbët një e nga një aleancës punisto-mafioze. Ai ishte vetën dhëmbi i parë (prona në qendër të Tiranës, mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës – shën.i red) dhe do të vazhdojë. Mos u zemëro, mos u shqetëso, se pas dhëmbëve vjen nofulla e mafies në aleancë. Po të jap fjalën e nderit, me atë vullnet dhe atë përkushtim që jam përballur ne vitet 90-91, me një sistem që duhet shembur, por me vullnet të hekurt dhe me vendosmëri përballem sot me mafien që ti kryeson. Je fund e krye i pashpresë. Mbetem i vendosur të garantojë protestën e çdo qytetari shqiptar, mbetem i vendosur të garantoj protestën e çdo force politike. E ftoj z.Rama të protestojë para zyrave të mia, e siguroj se çdo natë aty do të jem. I kam përshëndetur jo me sens armiqësor, nuk mund të vlerësoj si armik protestuesit, por ata që menduan se rrethuan kështjellën dhe tani do ta rrëzojnë, hajde ta provojnë po ua mbajti. Unë mbaj fjalën time dhe fjala ime është veç në respekt të ligjit dhe të kushtetutës së një vendi anëtar të NATO-s. Vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë nuk do mund të dhunohet as nga Edi Rama, as nga familja e tij biologjike, as nga familja e tij historike, dhe nga askurrkush.
Fjala e kryeministrit Sali Berisha mbajtur dje në seancën plenare të pasdites, të Kuvendit të Shqipërisë





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


