Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Parlamenti Evropian, shuplakë politikës së Ramës
Parlamenti Evropian ka miratuar dje rezolutën e zgjerimit të BE-së, ku i ka kërkuar opozitës shqiptare që të braktisë rrugën dhe të kthehet në parlament, si vendi i vetëm ku mund të kontribuohet për ardhmërinë evropiane të Shqipërisë. Rezoluta ka shprehur kënaqësinë e vet edhe për përfaqësimin e gjerë politik që kanë partitë në koalicionin e ri qeverisës që mbështet kabinetin “Berisha”
Parlamenti Evropian miratoi dje unanimisht rezolutën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe Islandën. Duke formalizuar aspiratën e vendeve pretendente për integrim, përfshi këtu edhe projektin e qeverisë së Shqipërisë, për ta anëtarësuar vendin në BE, brenda një periudhe të shkurtër kohore, BE i dha dje frymë idesë së zgjerimit të Unionit. Përmes rezolutës së Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian, miratuar dje në mesditë nga Parlamenti Evropian, konfirmohet zotimi i Brukselit zyrtar, për të pranuar në gjirin e tij, vendet që prej kohësh kanë shprehur ambicien madhore të integrimit. Me 551 pro, 17 kundër dhe 57 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën mbi Strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor, shto këtu Islandën dhe Turqinë. Të pranishmit në sallën e Parlamentit Evropian, apeluan për përshpejtim të procedurave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit, duke përdorur si pararendëse të integrimit, Shqipërinë, e cila sipas diskutantëve është drejt përmbushjes së kritereve të Brukselit. Gjatë prezantimit të kësaj strategjie, u hartuar nga Komisioni Evropian, komisioneri për zgjerimin, Oli Rehn tha se javën që vjen, Bashkimi Evropian do të ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, kur edhe fillon një epokë e re në politikën e jashtme evropiane: edhe pse jo drejtpërdrejtë kjo forcon konsensusin e BE-së rreth zgjerimit. “Zgjerimi ka qenë një promotor kyç i këtij procesi që vazhdon ende të transformojë Evropën Juglindore. Aplikimet e Shqipërisë dhe Malit të Zi për anëtarësim në BE, theksojnë vazhdimësinë e fuqisë tërheqëse të BE-së. Kroacia po i afrohet vijës së finishit pas katër vjetësh bisedimesh intensive. Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia dëshirojnë të aplikojnë”, tha Rehn. Duke mos harruar as Kosovën, komisioneri Rehn u shpreh se “është mbajtur stabiliteti, por ende mbetet i brishtë. Komisioni ka prezantuar një studim se si mund të promovohet zhvillimi social-ekonomik i Kosovës dhe përfshirja në Evropë”. Rezoluta e Parlamentit Evropian për miratimin e “Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian”, vjen vetëm pak ditë pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Greqisë prezantuan projektin e quajtur “Hartë Rruge”, e cila do të shërbejë si një udhëzues i plotë, për hapjen e dyerve, për vendet e Ballkanit. Sipas këtij plani, SHBA-të dhe Greqia parashikojnë një integrim të shpejtë të Ballkanit deri në vitin 2014, moment ky i cili përkon edhe me 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore në Sarajevë. Kësisoj, krahas BE-së, Uashingtoni dhe Athina zyrtare, kanë gati një projekt-plan të detajuar, për integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit perëndimor në BE. Plani i quajtur “Hartë Rruge” i është propozuar SHBA-ve nga vendi fqinj Greqia, ku thuhet se integrimi i rajonit, mbetet jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Me fjalimin e tij mbajtur në samit, në Bruksel, Papandreu ka zyrtarizuar këtë kërkesë. Në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të, Greqia, planifikon, që t’i japë hapësirën e duhur qeverisë shqiptare dhe vendeve të tjera të rajonit, në përgatitjet për integrimin e shpejtë në BE.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


