“Ligji antimafias, pjesë e kauzës së re por edhe të vjetër të Edi Ramës”

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

“Ligji antimafias, pjesë e kauzës së re por edhe të vjetër të Edi Ramës”

Flet Ministri i brendshëm Lulzim Basha

“Projektligji i paraqitur sot me kthimin në ligj do të kthehet në një nga mjetet më të forta në duart e Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese në luftë kundër krimit të organizuar dhe mafias.
Ky projektligj është pjesë e një ere të re në luftën kundër mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, u shpreh dje Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë diskutimit në Kuvend.
Për Ministrin Basha, kjo është “Një etapë e re e cila ka nisur me vullnetin e programit të ri qeveritar të Kryeministrit Berisha që vazhdon me objektivin strategjik ‘Shqipëria vendi më armiqësor ndaj krimit të organizuar’”.
“Është e një rëndësie të veçantë që Shqipëria t’i bashkëngjitet atyre vendeve të BE që me miratimin e një ligji të tillë ose të ngjashëm po ngushtojnë hapësirën e mafies në territoret e tyre dhe në hapësirën evropiane. Kjo ishte tema kryesore e diskutuar me partnerët tanë, si me ministrin e brendshëm Maroni, vendi i të cilit po e zbaton me sukses këtë ligj, apo me drejtorin e Europol i cili e konsideroi kalimin e ligjit si lajm të mirë dhe e konsideroi Shqipërinë si model për vendet e rajonit për të ndjekur të njëjtën përvojë. Padyshim kalimi i ligjit përmbush një kriter teknik për liberalizmin e vizave”, u shpreh më tej Basha
Duke e konsideruar ligjin si moment kyç, Basha e etiketoi atë si pjesë e kauzës së re, por edhe të vjetër të Edi Ramës.
“Prej tre muajsh jemi dëshmitarë të një lufte pa kauz dhe të pakuptimtë të Edi Ramës. Është pa kauz pasi sot s’ka shqiptar të madh e të vogël që mos ta dijë se institucionet ndërkombëtare i certifikuan zgjedhjet jo vetëm si më të mirat por si zgjidhje që përmbushën kriteret kryesore të Shqipërisë angazhimet e saj kryesore para partnerëve Atlantikë dhe OSBE. Të tilla i konsideruan zgjedhjet Uashingtoni dhe Brukseli, Londra dhe Parisi, Roma dhe Berlini. I kanë thënë jo bojkotit të PS dhe i kanë kërkuar të kthehet në Parlament. Këtë mesazh dhe vetëm i kanë transmetuar partnerët tanë ndërkombëtarë edhe Edi Ramës. Edi Rama s’ka kauzë politike. Ky ligj është pjesë e kauzës së re por edhe të vjetër të Edi Ramës. E vetmja kauzë e tij është kauza mafioze, kauza e 500 mijë metra katrorë dokumentet e të cilës i paraqiti dje Kryeministri Berisha para opinionin publik.
500 mijë metra katrorë, 1 miliard euro”, u shpreh më tej Ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara