Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
“Me ligji antimafia, do të godasim krimin në pikën me nevralgjike të tij, tek bizneset e kupolës”
Deklaron në Kuvend, Kryeministri Sali Berisha
“Ligji do veprojë me të gjithë forcën e tij dhe do veprojë pa asnjë ngjyrë partiake dhe politike, jashtë çdo lloj morali konteksti apo opinioni që kryeministri, qeveria apo deputetët e mazhorancës të konfondojnë opozitën me kupolën e mafias. Kurrë! Opozita dhe deputetët e saj janë të nderuar, por jo ata të cilët i venë revolen pas veshit deputetëve të opozitës. Ata janë mafie dhe përballja me ta është jetike për këtë vend”.
Kryeministri i vendit Sali Berisha vlerësoi nga seanca e kuvendit ligjin anti mafia, si ligjin e vetëm që mund të godasë në pikën më të fortë krimin e organizuar në vend.
Berisha tha para ligjvënësve se qeveria do tregojnë vullnet të hekurt për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe mafies, kërcënimit më të madh pas terrorizmit për lirinë e kombeve të lira. “Ligji që miratojmë sot pas ligjit, pas moratoriumit të skafeve përbën hapin e dytë madhor, dëshminë e dytë madhorë të vullnetit tonë për luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Por në qoftë se ligji i skafeve, i moratoriumit, ishte unik, një ligj i tillë ekziston dhe funksionon me të gjithë forcën e tij në demokracitë më të konsoliduara të kontinentit. Ekziston në Itali, Britaninë e madhe, Gadishullin Skandinav dhe vende të tjera. Një lloj si për ligjin e moratoriumit të skafeve, sërish ka një reagim fund e krye i paguar, i inspiruar nga kauza mafioze, përveçse në ndonjë rastë të caktuar”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit, ligji është produkt i një pune jashtëzakonisht serioze i juristëve tanë më të mira dhe agjencive të huaja që ndihmojnë Shqipërinë. Berisha shtoi se vendi është i gatshëm të hedhë një hap të tillë. Sipas kreut të qeverisë, “ne nuk ngurrojmë të ndërmarrim një hap ligjor që përputhet me kushtetutën e këtu vendi, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të bërë jetën e qytetarëve më të sigurt. Ekspertë të shumtë kanë punuar në këtë ligj dhe sjellin sot një nga ligjet më të mira. Nga ky ligj duhet të trembet vetëm mafia. Ky ligj në të vërtetë garanton çdo biznes shqiptar nga kthetrat e pamëshirshme dhe tentakulat e mafias. Ky është ligji i garantit të lirisë së tregut dhe jo i pushtimit të saj nga klanet e mafias siç ka ndodhur në qytetin e Tiranës, ku 70 për qind të lejeve të ndërtimit i marrin vetëm 2 sekserë, dy studio, Eftimët dhe Shkrelët. Sipërfaqja e ndërtimit në qytetin e Tiranës u jepet vetëm kupolës mafioze që sot mban peng një forcë kryesore politike të vendit. Ligji dhe lufta kundër krimit të organizuar nuk ka dhe nuk do të njohë ngjyra politike. Nuk synojmë në mënyrë kategorike as edhe një ngjyrë të tillë. Ky ligj është interesi më i mirë i çdo qytetari të këtij vendi pavarësisht nga bindjet e tij politike”, tha më tej Berisha.
Sipas Berishës ligji kundër skafeve për të cilën u bë një zhurmë e madhe mediatike nga ata që e shndërruan Shqipërinë në republikën e skafeve, nuk cenonte interesat e asnjë qyteti përveçse interesat e një grupi mafiozësh, të cilët zhytën në det mbi 450 qytetarë shqiptarë, deri sa qeveria i ndaloi.
“Ligji i skafeve shënoi një rënie dramatike të trafiqeve të drogës dhe trafiqeve kriminale në drejtim të Italisë. I rriti prestigjin Shqipërisë dhe i tha të gjithë Europës se ne jemi ata që kemi vullnet të hekurt për të luftuar trafiqet dhe këtë vullnet e kemi dëshmuar në në mënyrë unike”, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë shtoi edhe njëherë se me ligjin anti mafia, vendoset një nga standardet më të mira kundrejt armikut të egër të jetës, të pronës, të biznesit, të reputacionit të këtij vendit. Me mendimet e reja të bëhen qeveria e godet mafian në pikën e saj më nevralgjike. “Ka vetëm një rrugë për ta paralizuar mafian dhe lidhjet e saj, penalizimi i ekonomisë së krimit. Ky ligj i jep përgjigjen më të mirë”, tha Berisha. Sipas Berishës të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të kenë në funksion të luftës me zero tolerancë ndaj mafias.
Kryeministri shtoi se në mandatin që shkoi qeveria luftoi trafiqet, çmontoi nga një bandat më të fuqishme në Europës, vendosi para ligjit një mijë bosë dhe anëtarë të tyre, duke i kapur nga shpellat e Alpeve në papafingot e Ankarasë, apo në hotelet e tjera luksoze në Evropë.
Por ne, tha kryeministri, nuk çmontuam mafian, sepse u desh të prioritetizonim probleme të tjera madhore. “Sot Edvin Rama i shprehu solidaritetin kupolës së mafias me të cilën ka ndarë 750 milionë euro. Unë i them Edi Ramës se koha kur ti mbaje peng zgjedhjet dhe procesin zgjedhor për të mbrojtur dhe për të vepruar siç ke vepruar, duke u dhënë 80 për qind të lejeve të ndërtimit në kryeqytetin e vendit 4-5 familjeve të klanit dhe kupolës së mafias së ndërtimit, ka marrë fund. Ligji do veprojë me të gjithë forcën e tij dhe do veprojë pa asnjë ngjyrë partiake dhe politike, jashtë çdo lloj morali konteksti apo opinioni që kryeministri, qeveria apo deputetët e mazhorancës të konfondojnë opozitën me kupolën e mafias. Kurrë! Opozita dhe deputetët e saj janë të nderuar, por jo ata të cilët i venë revolen pas veshit deputetëve të opozitës. Ata janë mafie dhe përballja me ta është jetike për këtë vend”, u shpreh më tej Berisha, duke sjellë në vëmendje aktet brutale të deputetit të PS-së, Tom Doshi, i cili ka kërcënuar me armë pas kokës një deputet të opozitës ndërkohë që në hollin e hotel “Sheraton”, dhunoi një gazetar.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


