Kupola e Edvinit tenton likuidimin e gjykatave

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kupola e Edvinit tenton likuidimin e gjykatave

 Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmë në emisionin Opinion, se s'ka asnjë shpresë e asnjë kompromis që mund të sjellë hapjen e kutive, pasi kjo do të sillte rrënimin e gjykatave dhe kthimin e Shqipërisë në epokën e një shteti primitiv. Deklarimet e Edvinit se s'ka të bëjë me lejet e ndërtimit, gënjeshtra më e madhe e 2009-s
Kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njëherë se kutitë e votimeve nuk do të hapen kategorikisht. Këtë deklaratë kryeministri i vendit e bëri mbrëmë gjatë emisionit Opinion, të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan. Ky qëndrim i prerë i kreu të qeverisë shqiptare, vjen në një moment kur opozita e kolapsuar po tenton të riformojë lëvizjen e dështuar haxhiqamiliste, si oponencë ndaj qeverisë dhe aksionit shtetëror. Duke iu referuar kërkesave të opozitës, kryeministri u shpreh se qëllimisht Edvin Rama dhe kupola mafioze, drejtuese e PS, ka zgjedhur një kërkesë e cila është kategorikisht e papranueshme. Këtu ka një moment. Rama me kupolën që drejton ka pazgjedhur një kërkesë e cila është kategorikisht e papranueshme. Ka bërë këtë zgjidhje, jo në interes të votuesve, por të klanit mafioz që udhëheq PS, u shpreh kryeministri. Berisha siguroi se kutitë nuk hapen dhe ky qëndrim është absolut. Sipas kryeministrit, janë të gabuar zërat që thonë se kutitë herët a vonë do të hapen. Për zgjedhjet ka një vendim gjykate, është shprehur arbitri dhe ka dhënë një vlerësim të përgjithshëm. Edi Rama nuk mundet kurrë të dhunojë pushtetin gjyqësor. Gjykatësi ka vendosur që nuk mund të rinumërohen votat. Rinumërim, sipas ligjit që ka votuar edhe Edi Rama, i cili thotë shprehimisht, do të ketë vetëm kur ka kundërshti gjatë procesit të numërimit. Por, 20 mijë komisionerë nuk bënë as edhe një vërejtje gjatë numërimit. Pas kësaj të fundit, Rama u detyrua të kërcënojë dhe të fyeje komisionerët e Partisë Socialiste. Rama nuk ngriti asnjë akuzë tjetër, përveç mungesës së integritetit të komisionerëve të tij, deklaroi kryeministri.
Berisha theksoi se për zgjedhjet në Shqipëri është shprehu dhe komuniteti ndërkombëtarë të cilët certifikuan procesin dhe vlerësojnë se hapja e kutive është jashtë çdo lloj diskutimi. Komuniteti ndërkombëtar është shprehur se është jashtë çdo lloj diskutimi hapja e kutive të votimit. Por, një grup mafioz, kauzën mafioze të tyre duan ta përdorin si të keqen e vendit, është zgjedhja e tyre. I garantoj qytetarët se këtë vend nuk do ta marrë kurrë e keqja përpara. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspirante për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në vitin 2009, merren vendimet më historike nga BE. Brukseli pranon kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat dhe presim liberalizimin e shpejtë të vizave. Pra, qoftë edhe 0.1 për qind të kishte të drejtë opozita, ai vendim nuk do të merrej, por kur konstatohet se opozita nuk ka asnjë motiv përveç një kauze të një grupi të vogël kriminal, për motive staliniste dhe mafioze, atëherë faktori ndërkombëtarë ka tjetër qëndrim. Nga i pari që kam takuar deri tek më i fundit, nuk mu bë fjalë për hapje kutish dhe rinumërim votash. Në çdo takim hapja e kutive nuk është përmendur. Di që eksponentë të majtë evropianë, kanë thënë se oferta e qeverisë për Ramën është e logjikshme, por nuk ka në evropë të majtë apo të djathtë që të imagjinojë tu hedhin kthetrat gjykatave, theksoi më tej kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit theksoi se për zgjidhjen e kësaj situate nuk ka pasur negociatorë ndërkombëtarë. Berisha rishtoi se në ato takime që janë zhvilluar, në krye të diskutimeve ka qenë mos hapja e kutive dhe mos rinumërimi i votave.
Mund të them se nuk ka pasur negociatorë, as edhe një përfaqësues të vetëm të ndonjë institucioni ndërkombëtar, të ndonjë vendi mik. Kutitë nuk hapen, rinumërimi nuk mund të bëhet. Absolutisht do të kishim dëshirë të ndihmonim dhe kontribuonim, por problemi është se Rama ka paralizuar kërkesën e tij, nëpërmjet një kërkese të papranueshme.  Opozita kërkon pushtetin, jashtë kuadrit të votave. Kjo opozitë merr përsipër një barrë shumë të rëndë. Ajo nuk njeh vullnetin e popullit, nuk pranon votën e lirë. Votën e lirë nuk e pa kupola, por e panë 21 mijë anëtarë të Partisë Socialiste dhe mijëra anëtarë të partive të tjera politike. Rama nuk mund të mohojë votën e lirë. Problemi i tij është se Rama ka një trashëgimi staliniste, u shpreh Berisha.

Rama, firmëtari i lejeve antiligjore të ndërtimit, gënjeu qytetarët

Kryeministri Sali Berisha bën përgjegjës direkt për lejet anti ligjore të ndërtimit të lëshuara nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiakun Edi Rama. Berisha iu referua justifikimeve të Ramës gjatë konferencës për shtyp të dy ditëve më parë, duke theksuar se në KRRT, Bashkia e Tiranës ka dërguar dosje të falsifikuara, për të fshehur kështu aferat e rënda korruptive dhe antiligjore. Një grup i vogël, në një kupolë, ku vetëm në Tiranë nëpërmjet grabitjes së tokave ka krijuar një perandori dhe monopol të vërtetë. Lejet i përgatit Drejtori i Urbanistikës që emërohet nga kryetari i Bashkisë, i përgatit Sekretariati i Bashkisë që përsëri është i emëruar nga Edi Rama. Nëse dosja shkon e falsifikuara KRRT-ja, nuk është institucion që ta verifikojë. Me falsifikime ata kanë imponuar miratimin e lejeve të ndërtimit. Por të dalësh e të deklarosh se lejet e ndërtimit nuk i lëshon Edi Rama, është të tallesh me qytetarët shqiptarë. Rama ka krijuar monopolin më të papranueshëm në vend. 500 mijë me2 sipërfaqe ndërtimi i janë dhënë vetëm një grupi të caktuar. Këto të gjitha do të jenë objekt i një hetimi të hollësishëm. Ata nuk akuzohen pse i kanë marrë, por akuzohen se i kanë marrë me falsifikime u shpreh kryeministri Berisha.

Protesta të dhunshme, Edi Rama do të mbajë përgjegjësi ligjore

Nëse kush mendon që një qeveri e vullnetit të lirë, një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, një qeveri që shpreh vullnetin e saj, nëse do të ketë një sulm kundërvënie ndaj saj, përgjegjësitë e veçanta do të bien mbi Edi Ramën. Do të jetë Edi Rama ai mbi të cilin do të rëndojë forca goditëse e ligjit. Opozita le të protestojë sa të dojë paqësisht. 40 orët e protestës së tyre, unë kam vazhduar punën si çdo punë tjetër. Dola dhe i përshëndeta. Në konceptim tim protestuesit nuk janë armiq. Unë nuk përshëndes armiq. Opozita le të rrijë edhe 3 vjet poshtë kryeministrisë. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë të cenojë të drejtën e opozitës për protesta dhe tubime, por nuk do të tolerohen shkeljet dhe dhunime e ligjit, u shpreh Berisha për këtë argument.

Ligjet e miratuara në Kuvend pjesë e reformave më të rëndësishme
Komisionet parlamentare nuk kanë pushuar qoftë edhe për një orë punën e tyre. Ky parlament ka punuar intensivisht. Kjo qeveri ka miratuar reformat më të rëndësishme gjatë këtyre muajve. Puna është në shpejtësi të plotë, shumica është shumicë dhe do të reagojë ndaj çdo problematike të vendit. Ne kemi 18 vjet që miratojmë ligje, ka zero vakum. Opozita edhe kur ka qenë në parlament ka refuzuar të votojë një seri ligjesh të rëndësishme, si Gjykata Administrative, për Policinë Ligjore. Nëse opozita vjen në parlament dhe vendos të mos votojë asnjë ligj, siç ka votuar ndaj akteve për integrimin në BE, është një zgjidhje që ne nuk ua imponojmë dot, bëri të ditur më tej Kryeministri Sali Berisha.

Deputetët në vështirësi ekonomike, le të deklarohen si ish-deputetë

Zëvendësimi i deputetëve të opozitës, është një detyrim Kushtetues, u shpreh Kryemsitri Berisha. Një pjesë e deputetëve të opozitës janë miliarderë. Disa janë në vështirësi ekonomike, është e drejtë. Unë rrogën time nuk ua jap dot. Ata le të deklarojnë që nuk janë deputetë dhe të marrin statusin e ish deputetit, kundrejt një shpërblimi të caktuar mujor, dekalroi Berisha.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara