Shqipëria kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Shqipëria kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare

Në ditën e dytë të dëshmive në Hagë, radhën në rreshtimin “pro” pavarësisë së Kosovës e kanë patur Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite. Oratori në emër të Shqipërisë, ka paraqitur fakte që i japin deklaratës së pavarësisë legjitimitet në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së, por edhe legjislacionit ndërkombëtar në përgjithësi
Dita e dytë e shqyrtimit të ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shënon fillimin e paraqitjes së qëndrimeve që shtetet kanë mbi këtë deklaratë. Në favor të Kosovës, qëndrimet e djeshme i prezantuan Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite, kurse në mbështetje të argumenteve të Serbisë u paraqit vetëm Argjentina. Në ditën e sotme, do të paraqitet fillimisht Austria, pastaj Azerbajxhani, Bahreini dhe Bjellorusia. Janë gjithsejt 28 shtete që kanë deponuar qëndrimet e tyre deri më tash, për dhe kundër deklaratës së pavarësisë. Në ditën e parë të këtij procesi, Kosova dhe Serbia kanë dhënë të dyja argumentet e tyre mbi ligjshmërinë apo jo të deklaratës së pavarësisë. “Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa- për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon”, ka tërhequr vërejtjen shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, në fjalën e tij. Ai ka nënvizuar se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë”. Dushan Batakoviq ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit serb, ka thënë se “deklarata e pavarësisë paraqet shkelje flagrante të sovranitetit dhe të integritetit territorial”. Ai megjithatë ka shtuar se “Serbia do të kërkojë zgjidhje fleksibile dhe praktike për Kosovën”. Interesim të madh kanë zgjuar edhe ekspertët e të dyja palëve, emra të njohur botërisht në fushën e së drejtës ndërkombëtare. Mbrojtësi i argumenteve të Serbisë, Andreas Zimerman, ka pohuar se “Rezoluta 1244 ka qenë garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Rezoluta 1244 nënkupton që çdo zgjidhje të jetë e harmonizuar ndërmjet dy vendeve, pra Kosovës dhe Serbisë”. Daniel Miller ndërkaq, nga ekipi i mbrojtësve kosovarë, ka thënë se “ligji ndërkombëtar mund vetëm të regjistrojë faktin e Kosovës së pavarur, e cila disponon territorin dhe popullatën e vet. E drejta ndërkombëtare nuk saktëson nëse shpallja e pavarësisë është e ligjshme ose e paligjshme”.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara