Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Hapni kutitë e Sigurimit
NGA BEDRI BLLOSHMI
Pse nuk shkruhet se sa herë punohet këneta e Maliqit, vetëm eshtra njerëzish dalin?
Denimet e krimeve te nazizmit kane filluar qysh nga '45 dhe vazhdojne dhe sot. Sado qe keta gjakatare jane shperndare ane e kend rruzullit, vjen nje dite dhe japin llogari, per krimet e kryera ndaj njerezimit. Kur vjen momenti per te vleresuar se ku ka qene diktatura me e eger ne vendet komuniste, ne zeme vendin e pare. Kete e thone te huajt kur vizitojne Shqiperine dhe raportin e mbyllin me ato te verteta qe kane ndodhur ne Shqiperi per 50 vjet rresht. Deviza e ketij pushtetit kishte pushkatimet, burgosjet, internimet, shpronesimin deri ne place. Ne Shqiperi ka nje organizate per te drejtat e njeriut qe hesht dhe asnje fjale nuk thote, kemi dhe nje goxha Avokat te Popullit, qe mbasi beri ujkun, tani do te beje qengjin, qe nuk ndihet fare, vetem po preke ndonje komunist per ta levizur dhe parallel nga puna, shqetesohet dhe e mbron me fanatizem, se po pastrojne politikisht administraten.
Disa media tregojne çdo dite perralla per diktatorin. Dalin plot sigurimsa qe tregojne versione te ndryshme per vrasjet midis tyre. Po ashtu ka gazeta qe shpesh marrin ne intervista te vene e diktatorit, shume e shume perralla "heroizma" e nuk lene gje pa kujtuar. Nuk ka dite qe me shume se 5-6 gazeta nxjerrin shkrime te shoqeruara dhe me fotografi te ketyre tiraneve. Pra e thene shkurt pasqyrohet me shume kujdes dhe sipas porosive dhe me radhe vetem njeren ane te medaljes. Te gjithe keta tregojne me mburrje se "luftuan zbathur pa ngrene, ne shi e ne debore" dhe mburren se sa gjermane ka vrare njeri e sa tjetri, sa shqiptare ka vrare njeri e sa tjetri, sa shtepi kane djegur pasi i kane grabitur. Keta tregojne vete me gojen e tyre se çfare kane bere me kete popull te sfilitur.
Gjithe kjo baterdi e tyre, trumbetohet si heroizmat ne tregimet e perrallave. Po kush e ben gjithe kete propagande me ç'qellime? Pse kerkohet te mbahet gjalle kjo fryme e keqe dhe vellavrasese? Perse nuk shkruhet asnje fjale per Shqiperine me tela me gjemba, per krimet monstruoze te regjimit diktatorial? Perse nuk shkruhet se sa burgje e kampe internimi ka pasur ne Shqiperi? Perse nuk thuhet se sa skllever punonin ne thellesi te galerive, qe tu siguronin jeten perrallore pashallareve te kuq? Perse nuk shkruhet se sa jane vrare dhe kane mbetur brenda telave me gjemba te Spaçit, Qaf Barit dhe ne shume burgje te tjere te rrethuar me tela me gjemba? Perse nuk shkruhet se ku jane shkaktaret dhe sherbetoret e kesaj te keqe, qe vrane intelektuale shqiptare? A kane qene shqiptare keta? A vazhdojne te paguhen akoma keta xhelate? Pse nuk shkruhet se sa here punohet keneta e Maliqit, vetem eshtra njerezish dalin? Ju qe merrni ne intervista te harruarin "shokun" Pilo. Pyeteni, çfare di per kete kenete? Te kujt jane keto eshtra qe dalin nga keneta? Pse renkon keneta? Sa njerez te familjeve te medha pasanikesh ka grabitur ky "partizan"? A jane keta grabites qe vepruan per 50 vjet ne emer te sistemit grabites e vrases qe e quanin komunizem? Ku eshte ky shtyp qe nuk i pasqyron keto krime? Meqe shtypi apo televizioni sajojne trimerira dhe per te gjithe sa plaken dhe vdesin, perkufizimi eshte "U nda nga gjiri yne, luftetari dhe trimi i paepur".
Dhe ai qe mban fjalen e rastit vazhdon "…se ka qene trim i rralle dhe ne nje nga aksionet e kryera ka vrare mbi 80 gjermane dhe gjithmone qellonte ne kembe". Keto thenie lexohen ne çdo varrim, vetem ndryshohet numri i gjermaneve te vrare. Te gjithe keto "heroizma" te bejne te besosh se fronti i dyte eshte hapur ketu dhe zbarkimi i aleateve nuk eshte bere ne Normandi. Ketu ne Shqiperi gatuheshin mendime nga me pesimistet, dilnin te reja me te pabesueshme, qe merreshin per te verteta dhe perhapeshin ne te gjithe vendin. Ketu jane marre dhe vazhdojne te merren vetem me intriga egoiste dhe meskine. Ne Çeki eshte bere nje ligj kohet e fundit per te denuar keto krime. Nje parlamentar me sa me kujtohet suedez, kerkon qe krimet e komunizmit te ndeshkohen barabar me krimet e nazizmit.
Keta vrases nuk e dine çdo te thote te derdhesh gjak te pafajshem, nuk e dine çdo te thote te humbasesh njerezit me te dashur dhe aq me keq qe jane pa varr. Nuk e dine se ç'eshte keneta e Maliqit, Terbufit, Zadrima, kriporja e Vlores, galerite e Spaçit e qafe Barit. Nuk e dine famekeqin Burrel, se sa kocka burrash trima qe e deshen Shqiperine te shkolluar ne perendim, treten dale nga dale e pa ditur te kujt jane. Aty mbi keto kufoma te sakatosura shqiptaresh, sklleverit e bujqesise punojne e mbjellin vreshta me rrush. Sigurimi punonte naten sa here kishin per te varrosur ndonje te pushkatuar, apo te mbytur me thonj dhe injeksione. Diten po ne kete vend punohej nga fshataret, ku altoparlanti çirrej per jeten e lumtur qe bente ky skllav, ditet e lumtura qe i solli socializmi i cili i mesonte ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken.
Ketu heshtet, vetem heshtet. Te thote mendja se keto tmerre kane ndodhur ne nje planet tjeter. Kush duhet ta bej kete? Ata qe shkaktuan kete tragjedi iken duke ngrene njeri-tjetrin. Kane lene pasardhesit, fanatiket e sigurimit, qe tregojne me mburrje se sa shqiptare kane vrare, sa kane prere ne bese e sa jane zhdukur. Ne te shkaterruarit mendojme duke qare se ku mund t'i gjejme njerezit tane te dashur te zhdukur barbarisht. Pala tjeter numeron dekoratat dhe shijon pensionin ne sherbim te sigurimit nga diktatori. Ata duhen gjetur dhe duhet vendosur ne vend nderi dhe shkaktaret te ndeshkohen. Ata jane shqiptare dhe me patjeter duan nje varr ku te shkojne te afermit e gjalle e t'i qajne sipas zakonit. Pjesa e gjalle e ketyre te humburve, qe tash jane te shkaterruar perjetesisht, presin dhe presin vleresime, perkrahje pa rezerva per te jetuar normalisht ne token qe i lindi dhe do i kalbi. Kerkojne buke dhe strehe e jo per te shkuar ne Kaliforni per pushime. Te pavdekshem nuk ka, por dhe te perkrahet perjetesisht xhelati nuk duhet te kete.
Kush duhet ta beje kete?
Veç fanatikeve te se keqes, veç atyre qe i kane ngritur ne zenith kete te keqe, pa kerkuar ndihme as nga perkrahesit dhe perfituesit nga kjo tragjedi kombetare eshte vetem nje force e pamposhtur qe quhet, LIGJ dhe kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen. Askush nuk ben llogari, apo ta çoje ne mendje se sa familje jane zhdukur, askush nuk mendon apo thote se sa kane pesuar tronditje te theksuar psikike, askush nuk do t'ia dije sesa NENA ka qe Sigurimi i veshi me te zeza per tere jeten, duke uleritur e qare me fytyre nga qielli me - lutjet "O zot, mire qe na vrane djemte, apo burrin, apo nenen, me bej te shoh nje enderr qe t'i gjej, se s'kam ku te qaj. Se ku jane vrare e hedhur, po s'ka eshtra, te marr pak dhe` atje ku dha frymen e fundit, atje ku gjaku ka rrjedhur ne naten e kobshme. O zot me degjon! Ndeshkoi keta qe me thane gjoksin, qe me bene te qaj gjithe jeten! Ju o xhelate qe jeni strehuar ne shtetet me te fuqishem te botes, duke lene mbrapa vetem lumenj gjaku, ju o te pashpirte, dhe juve qe jeni ketu dhe ne koke mbani kapele republike, qe lindet, u rritet dhe tani ecni te kerrusur nga pesha e krimeve qe keni kryer, nuk e njihni dhimbjen, asnjehere mos befshi gjume". Hygoi i madh thote: Se per nje nene qe ka humbur djalin e saj, gjithmone zemra eshte si ne diten e pare te dhimbjes. Sado kohe te kaloje, sado qe te zbardhen rrobat e zise, zemra e nenes mbetet e zeze". Mjaft me keto kufoma dhe skelete te komunizmit neper ekranet e televizioneve apo neper faqet e gazetave, na lini me gezimin dhe shijen e embel te 20 shkurtit 1990, qe po ky popull i ka bere nderet qe meritonte diktatorit ne sheshin perpara Heroit Kombetar SKENDERBEUT. U vulos njehere e pergjithmone. Shkrimet neper gazeta nuk kane vlere, as nuk mund te ndryshojne perfundimin. Ketu akoma shkon me thenien e komandantit legjendar se "ku ai ve kemben ne veme koken". Po ketu perkrahet dekorimi i Fehmi Avdiut per meriten e varjes se te ndjerit Avzi Nela ne Kukes pasi kishte bere 24 vjet burg. Kjo duhet kerkuar. Keto kuti duhen hapur te dale e verteta ne shesh. Te gjithe e dime shume mire se vrasesi i Genc Lekes dihet se kush eshte, ndersa vrasesi i Vilson Blloshmit eshte dekoruar nga ambasada franceze. Te gjitha keto duan nje pergjigje.
I burgosur politik
06/12/2009
Komento
Komentimet (1 të postuar)
-
Postuar nga Palush Domgjoni, 08 Dhjetor, 2009 00:23:14I nderuar zoi Blloshmi, Me nje vemendje shume te percendruar e lexova kete shkrim , i cili per njeriun, i cili ka ndjenja humane dhe nuk eshte krijese e komunizmit eshte shume rrenqethes. Shqiperia ishte i vetmi vend komunist , qe kishte nje diktature te tille, kete mund ta kuptojme se ne sherbim te kujte ishte kjo diktature dhe se kush ishte byroja politike, sa shqiptare te vertet kishte ne kete byro politke te partise komuniste. Nje kjo parti si krijese e partise komuniste jugosllave, si parti e krujiar nga te derguarit e partise komuniste jugosllave Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi , cfare te mirash munde te pritej?. Eshte per tu habitur qe sa vite pas daljes nga kjo diktature , Shqiperia nuk ishte ne gjendje te hapte dosjet e krimit komunist dhe si pasoje e kesaj ish komunistet, ishe puntoret e sugurimit famekqe te diktatorit edhe pas viteve te 90 ishin po ne kete sherbim , politikanet te cilet moren vendime per te marre jetra njerezish te pafajshem , akoma mbeten ne politike dhe drejtuan shtetin edhe pas renjes se komunizmit. Krejt kjo eshte si pasoje e mos hapjes se dosjeve dhe mos nxerrjes se nje Ligji i cili duhej te thonte shprehimisht , qe ata te cilet kane qene ne pushtet ne sherbim te shtetit komuniste, ne poste politke te ketij shteti, te mos kene te drejte te jene pjese e administrates shteterore, pushtetit gjyqesore dhe atij legjislativ. Krimet e ekomunizmit duhej te denoheshim siq jan denuar krimet e nazizmit dhe simbolet dhe pershendetja e diktatorit, fotografia e tij te ndalohej me ligj siq ka vepruar Gjermania me Hitlerin. Vetem ne kete menyre Shqiperia do te dilte nga kjo humnere politike nga ky amoral politik, sepse per derisa ish komunistet jan pjese e politikes ne Shqiperi, nuk duhet pritur nje te ardhme te afert te mire. Sepse njeriu komunist nuk eshte i edukuar ne vlera dhe se keta njerez nuk mund te i pershtaten demokracise, sepse nuk e njohin lirine personale, barazine qytetare para ligjit, per te drejtat njerezore si ato personale, politike ,apo sicio-ekonomike, sepse ky njeri komunist eshte krijuar eshte formuar nga nje anti vlere , nga nje edukate anti qytetare dhe anti njerezore. Populli shqiptare i cili eshte katandisur nga shume pushtues duke filluar nga ai osman , komunist ku dhe si pasoje e ketyre sundime barbare , ka pesuar trauma psiqike eshte indoktrinuar sa qe kur mendon nga njehr se si vepron qytetari shqiptare eshte per te te ardhur shume keq, psh. ne Gjermani ti flasesh gjermanit mire per Hitlerin duhesh te zihesh ne debat me te, dhe do ndjehej i ofenduar gjermani nese e krahson me Hitlerin , sepse shteti ka arritur me vetedijesuar qytetarin per humanizmin, ndersa ne shqiperi diktatori akoma ne nje mase te madhe cmohet dhe rrespektohet akoma shume komuniste , te cilet sot jane majtise e mbajne fotografine e tije neper shtepi, a ka me turp per nje nejri qe vetit i thot shqiptare dhe perkrha ate regjim????? a ka me turp qe ne qytetin e Ferizajit ne Kosove pas clirimit te saje nga sundimi barbar i Milosheviqit , emrtohet nje rruge me emrin Envre Hoxha, nejeriu qe e la Kosoven ne meshiren e Jugosllavise, njeriu qe pas aneksimit te Kosoves i pyetur ne nje Konference nderkombetare tha se ne nuk i perzihemi Jugosllavise ne punet e brendeshme edhe pse kjo ishte pune e brendshme per Shqiperine, sepse Kosoven pushtuesi Gjerman e la te bashkuar me Shqiperi. Shume Kosovare duke ikur nga UDB-ja sherbimi sekret jugosllav ,iken ne Shqiperi, per te i shpetuar ketij regjimi , duke menduar se atje do gjene strehim, por diktatura komuniste i dergoj keta shqipetare nga Kosova ne Beograd. Ndersa sot rruga ne qytetin e Ferizajit e mbane emrin e ketij diktatori a ka me turp ???? a ka me zi, aka pavetedije me te madhe kombetare se sa kjo????





Politikë
Publicistike


