Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 1 Votime)
Në Shqipëri, përkujtohet 8 - Dhjetori, fillimi i lëvizjes studentore - rënia e komunizmit
BEQIR SINA, New York
250 mijë veta në Sheshin Skëndërbej në Tiranë, kremtojnë 19 - vjetorin e triumfit të demokracisë në Shqipëri

NEW YORK CITY : Axhensitë e lajmeve, televizionet më të mëdha amerikane , por edhe gazetat amerikane online, nëpërmjet departamenteve të tyre të lajmeve nga bota, sjellin çast pas çasti, për opinionin amerikan, atmosferën e jashtëzakonëshme, me të cilën është festuar, sot, në Tiranë, sheshin kryesorë të saj - "Sheshi Skëndërbej" në Shqipëri, kremtimi i 8 - Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, siç e quajti kryemnistri i i vendit në fjalimin e tij, para më shumë se 250 mijë vetave, kur po shënohej edhe përvjetori i 19-të i protestave studentore, që sollën edhe rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës, Nexhmijes dhe Ramiz Alisë në Shqipëri.
"Në Tiranë, sot pasdite demokratët shqiptarë kanë festuar Ditën e Rinisë, si simbol të shembjes së murit të Berlinit në Shqipëri dhe fillimin e pluralizmit", theksojnë informacionet nga Shqipëria, bëri të ditur rrjeti më i fuqishëm ndërkombëtarë televizivë amerikanë CNN, si dhe televizonet e njohura CBS,ABC, FOX News, NBC dhe axhensitë prestigjoze të lajmeve si Associate Press, Rojter, axhensia australiane RSS News e tjerë .
Disa mjete informimi elektronike (online) këtu në SHBA-ës, atmosferën e madhe festive të 8 - Dhjetorit, në Shqipëri përgjithësisht e krahasojnë për nga pjesmarrja dhe entuziasmi me atë që i karakterizojë popullin demokratë shqiptarë, po në Sheshin Skëndërbej në Tiranë, 19 vejt më parë, kur fillojë edhe nisja e marrëdhënieve të reja pas rrëzimit të regjimit diktatorial në Shqipëri, mes Tiranës dhe Uashingtonit, të cilat, u shënuan me vizitën e parë të Sekretarit të Shtetit, Xhjems Beker në vitin 1991, ku morën pjesë mbi 250 mijë njerëz.
Kjo ditë në Tiranë, për nga pjesmarrja dhe entuziasmi, u krahasua nga shtypi amerikanë, gjithëashtu edhe me atë ditë, kur pas përfundimit të fushatës zgjedhore më 26 qershor, në Sheshin Skëndërbej u zhvillua mitingu i madh - mitingu kyç, që i çojë dy ditë më pasë demokratët dhe të djathtën në Shqipëri, në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Zgjedhje, të cilat janë vlersuar të paktën gjeritani si nga më të mirat të mbajtura ndonjëherë në këto 19 - vjet pluralizëm në Shqipëri. Kështu, kanë thënë, në dekleratat dhe raportet e tyre zyrtarë të lartë nga SHBA-ës, BE, OSBE dhe ODIHR-i. Por, ky ka qënë edhe mendimi e vlersimi po i disa institucioneve dhe analistëve e politikanëve nga mbarë bota, që kanë ndjekur nga afër këto zgjedhje.
Ndonjë mjet infromacioni online, këtu në SHBA-ës, nuk le pa permendur edhe faktin se opozita shqiptare, sot pas 19 vjetëve të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, e cila udhëhiqet nga Partia Socialiste - në krye me Edi Ramën, një parti kjo që njihet si ish pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë(PPSH), i qëndroi larg këtij kremtimi madhështor, duke e shpërfilluar fare, dhe mos treguar kurr farë respekti këtë festë, duke mos shënuar asnjë lloj aktiviteti përkujtimor me rastin e 18 -vjetorit, të lëvizjes studentore që solli më pasë rrëzimin e komunizmit.
Madje si njoftojnë disa të përditëshme nga Tirana, opozita në Shqipëri, provojë disa herë me anë të mediave afër tyre, duke nxjerr lajme që t'a denigrojë 8 - Dhjetorin, duke sulmuar kryeministrin Berisha dhe partinë demokratike, njëkohësishtë rininë studentore të atyre viteve, duke thënë nëpër intervista, komente, lajme dhe pronocime të ndryshme, se merita kryesore për këtë ditë sipas tyre, u takon faktorve të tjerë , të botës dhe jo vetë shqiptarëve që u përfshinë në atë lëvizje të madhe. Për të ardhur keq se asnjëherë gjatë këtyre ditëve Partia Socialiste dhe njerëzit e saj në shtypin shqiptarë asnjëherë nuk i dha "hakun" e saj asaj lëvizje historike stundentore të disa stundentve të Universitetit të Tiranës, që e nisën të parët.
Çuditërishtë, ata nuk e panë këtë ditë si një 8 Dhjetor 1990, një ditë e madhe në historinë e re të Shqipërisë, pasi ajo ishte dita kur lindi pluralizmi politike në Shqipëri, pas 45 vitesh të egra komunizëmi. Njerëz të afërt me partinë socialiste, ose edhe deputetë socialistë u panë nëpër televizione, radio e faqe gazetash në Shqipëri, duke bërë përpjekje për t'a kujtuar këtë ditë në anën e kundërt të misionit të saj - me fyerje e përçmime, për atë grup studentësh, që dolën në rrugën më 8 - Dhjetor, duke u përleshur me egërsinë e policisë dhe forcave të sigurimit, sambistët. Ata spekulluan me lajmin gjatë këtyre ditëve, duke mos treguar aspak respekt për ditët e rrokullisjes së madhe të diktaturës dhe krijimit të Shqipërisë pluraliste. Gjithmonë, e deformuan lajmin sipas shijeve dhe interesave të tyre.
Por më shumë se përkujtimi të kësaj ngjarjeje, festimet e 8 dhjetorit nga maxhoranca, sot në Sheshin Skëndërbej në Tiranë, nga populli demokratë dhe i djathtë në Shqipëri, ishte dhe si një përgjigje ndaj atij mitingut që trumbetojë Partia Socialiste , të dhjetra mijrave njerëzve, të dy javëve më parë të zhvilluar nga opozita në Tiranë, ku kërkohej dhe bëhej thirrje deri edhe me dhunë e forcë hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Aq me keqardhje është parë ky kremtim madhështor sot në Tiranë, nga e majta, dhe ish- komunistët nostaligjikë, sa që , Partia Socialiste dhe (kryetari i tyre mandatprerë Rama) , Gjinushi, Milo, Erjon Veliaj, Gramoz Ruci, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Mero Baze, e të tjerë, skalione ish - komunistash, sa që dukeshin se ishin të zhytur deri në palcë, në një heshtje varri dhe në zi. Pikërishtë, në krye të llogores së bojktoit dhe protestave anti qeveiritare rrugëve e shesheve të Shqipërisë, deri tek ajo më e pa precedentja deri tani, e mbajtur ndonjëher në Shqipëri, si ajo që u quajtë : "Prosteta e plehrave", e zhvilluar disa ditë më parë, para kryeministrisë në Tiranë.
Në këto 19- vjetë pluralizëm në Shqipëri, pas rënjes së komunizmit, pas qendrimit 8 vjetë në opozitë, Partia Demokratike, për të dytën herë rradhazi, në këto zgjedhjet e fundit, arriti që përmes votës, së lirë dhe të ndershme, të rikthehet në pushtet duke fituar në shumicën e qyteteve në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare, zgjedhjet e para moderne në Shqipëri, dhe të lira në vend. Zgjedhjet e 28 qershorit janë zhvilluar sipas standarteve dhe u çertifikuan nga ndërkombëtarët, dhe të gjithë komisionerët, pra rreth 40 mijë komisionerë, 20 mijë të djathtë e 20 mijë të majtë.
Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, pas protestave masive të studentëve dhe popullit të Tiranës, udhëheqja komuniste u detyrua të pranonte pluralizmin politik, çka shënoi dhe fillimin e rënies së regjimit komunist dhe nisjen e proceseve demokratike. Duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, në Shehin Skëndërbej kryeministri i vendit Sali Berisha, tha gjatë këtij kremtimi madhështor, se "8 - Dhjetori, është “një ditë ndër më të mëdha në historinë e kombit tonë”., duke e shpallur atë nga Sheshi Skënderbej si : "Ditës Kombëtare të Rinisë".





Politikë
Publicistike


