Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Në Partinë Demokratike një festë sjell gjëra e ndjesi të mira, siguri dhe shumë gjëra të ndryshme, për ata që e organizojnë dhe për kundërshtarët e përkujtimit të datave vërtetë historike. Edi Rama në këtë kontekst, është përfaqësuesi i dështuar me mitingjet e veta, i cili është përpjekur vetëm të bëjë harxhime kolosale parash dhe mashtrimesh.
Gjithashtu në mitingun e djeshëm pësoi diçka të pa dëgjuar, Rama u plak do të thotë që u thinj, por dhe thinjat i ka të pa merituara që kur ka lindur. Kur themi i plakur në të vërtetë themi i kalb sepse ai pësoi një kalbje pa u plak.
Mitingu ishte pa dyshim një ortek i pa rrëfyer, ishte një habi dhe tronditjet është për vetë protagonistët, për organizatorët dhe për pjesëmarrësit, kjo ishte një mbështetje e së vërtetës që shqiptarët duhet të mbështesin atë që ju jep siguri dhe një të ardhme të sigurt. Në mitingun e djeshme u mblodhën 500 mijë qytetarë, që kujtuar dhe 8 Dhjetorin ditën që shënoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri, ky ka qenë mitingu më madhështor i organizuar në këtë shesh gjatë këtyre 19 viteve pluralizëm.
Por Rama nuk e përjeton kështu sigurisht mitingjet mortore të tij, ngjajnë me funeralet e tragjike komike. Në mitingun fundit të tij ai i ndie shume keq sepse nuk e pati parashikuar humbjen kur në shesh nuk u mblodhën më shumë se disa mijëra vetë (megjithëse kishte marrë 2 autobusë nga Durrësi, 1 nga Berati, 1 nga Lushnja, 1 nga Vlora, etj.
Me gjithë këto nuk mjaftonin as për të mbushur segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministria te Ura e Lanës. Në qoftë se deri tani kishte ndonjë mundësi të vogël për rikuperim dhe korrigjim, pas këtij mitingu madhështor që u bë dje, imazhi politiko-social i Edi Ramës është shkatërruar përfundimisht, duke fituar dimensionet e një klouni politik
Por plakja e tij nuk ishte e thjeshtë biologjike, plakja e tij lidhte me vjetërsirat dhe turpet që ai përdor në miting. Ai duket krejt prej historik me plehrat qeset me mbeturinat, çadrat ky është plakja e tij. Edi Rama nuk mund të vlerësohet ndryshe, veç etiketimit “i plakur” sepse dështoi në vizion, dështoi si lider, si iniciues i eksperimentit personal. Por mbi të gjitha këto, ai dështoi të sqarojë arsyet e humbjes dhe sot e kësaj dite askush tek Partia Socialiste dhe tek elektorati i saj nuk di të thotë se çfarë mendon kryetari për humbjen. Rama kërkoi të ngatërrohej me lëvizjen studentore antikomuniste të fillim viteve ’90-të dhe dështoi. Ai ka vetëm një model “të suksesit” që është vetëm vjedhjen për mbulesë dhe referencë, nuk mund të ecë më. Rama duhet të pagëzohet e të hyjë në historinë e socialistëve dhe të vendit si krye hajduti që tërheq për hunde opozitën shqiptare.
Mitingu i djeshëm e plaku Ramës sepse ky është përvjetori i parë i lëvizjes studentore që kujtohet në një kohë kur vendi është anëtar i NATO-s dhe Rama nuk e dëshironte këtë ngjarje për shqiptarët. Bashkë me NATO 2009 shënoi dhe hapa të rëndësishëm në integrimin evropian, sikundër është shqyrtimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE, por këto Ramën e plakën dhe e bëjnë në një njeri të pa arsyeshëm.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


