Largimi i Edi Ramës, një çlirim i vonuar nga metastazat e enverizmit

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Largimi i Edi Ramës, një çlirim i vonuar nga metastazat e enverizmit

Nga Sejdi Peka

“Plagët që nuk janë shëndoshë ende, vrasin At Shtjefën Gjeçovi”

Dje me dt 07 Dhjetor, përpara Bashkisë së Tiranës u mblodhën në një protestë paqësore, ish-të përndjekurit politikë dhe përfaqësuesit e tyre të shoqatave në Shqipëri dhe familjarët e poetit disident antikomunist, “martirit të demokracisë”, Havzi Nela. Në mënyrë simbolike, përpara një trekëmbëshi të improvizuar ishte varur vendimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor, që hidhte poshtë kërkesën e Havzi Nelës për faljen e jetës. Me në krye Ramiz Alinë, shquante firma e Kristaq Ramës, si anëtar i Presidiumit, i ati i Edvin Ramës. Në mitingun e protestës, foli Skënder Qendro, Kryetar i shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. “Ne akuzojmë -tha në mes të tjerave oratori, me një deklaratë për shtyp për median dhe opinionin - Edi Ramën, të birin e Kristaq Ramës, që pa hezitim hodhi firmën për të varur në litar vllaun tim të pafajshëm, dhe sot, ky Edvini, duhet të kërkojë falje”, tha në miting i vëllai i poetit të ekzekutuar nga diktatura.
Të pranishëm ishin dhjetëra bashkëvuajtës të poetit, familjarë dhe të afërm të tij. Shumë lot në sytë e të pranishmëve. Disa prej tyre kishin ndarë kafshatën e bukës - krejt thatë - me Havzi Nelën, në birucat e burgjeve të Spaçit e Burrelit. Loti i tyre ishte një apel që rridhte nga zemrat e fuqishme të atyre burrave e grave që sakrifikuan rininë dhe jetën. Të afërmit e tyre derdhën gjakun, vdiqën burgjeve të diktaturës, u pushkatuan dhe sot akoma xhelatët e tyre shëtisin bulevardeve të Tiranës dhe nuk i tregojnë varret. U flijuan qindra e mijëra burra e gra të Shqipërisë, se e kundërshtuan murtajën komuniste që si lubi zbriti nga Uralet dhe u vendos në Atdheun tonë, për ta robëruar për një gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Në fillimet e shek XX, kur Shqipëria e copëtuar nga lufta ballkanike, poeti, shkrimtari, publicisti dhe etnologu i madh At Shtjefën Gjeçovi, i shqetësuar për hallet e mëdha të Shqipërisë, shkruente se “plagët që nuk janë shëndoshë ende, vrasin”.
Dhe me të vertetë, plaga e pashëruar ende, po ta gërvishtësh dhemb shumë dhe nxjerr gjak. Prandaj edhe plagët nuk duhen lënduar. Por Edi Rama, i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste, në dekleratat e veta delirante, sikur mos t’i mjaftonte arroganca mediatike dhe protestat me qëllim destabilizimi të Shqipërisë, krekoset si gjeli majë plehut se “unë jam Edvin Kristaq Rama”. Ne, ish-të përndjekurit politikë, jemi të vetëdijshëm në konceptin e demokracisë dhe të së drejtës. Nuk mundet të kërkohet që i biri të përgjigjet për babanë, ashtu siç veproi regjimi kriminal komunist që shoi nga fara e dheut qindra e mijëra nga familjet më të mira të Shqipërisë. Por politika ka një moral. Nuk mundemi të pranojmë që sot, i biri i një krimineli si Edvin Rama, së bashku me një hordhi të tërë ish-pinjojsh të diktaturës komuniste, të bëjë gjurulldi Shqipërinë e shumëvuajtur, e cila është e angazhuar në rrugën e vështirë të demokracisë, duke iu bashkuar familjes europiane, ëndrra e kahershme e të gjithë shqiptarëve. Politika ka një moral. Ky është nje ligj i vendosur “de facto” në të gjitha vendet me qeverisje demokratike. Edhe në historinë tonë kombëtare, asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk kanë mundur të drejtojnë rezistencën tonë - qoftë edhe në formacione të vogla - njerëz pa integritet e jo nga familje të traditës patriotike. Në këtë kontekst Edi Rama, një pinjoll i kastës së kuqe enveriste, nuk ka moralin të bëjë leksione për demokraci dhe aq më turpshmërsiht, të mbajë peng opozitën. Duke qenë i biri i një ish-krimineli komunist, ai ka grumbulluar rreth vetes në elitën e Partisë Socialiste shumë nga kriminelët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramiz Alisë. Në krye të këtij kontigjenti është numri dy i kësaj partie, Gramoz Ruçi, ish-ministri i sigurimit kriminal komunist, duke vijuar me monstra të tilla si, Skënder Gjinushi, Namik Dokle etj. Është mjaft trishtues fakti se Havzi Nela u var në litar nga diktatura, pikërisht në pragun e lirisë, me 10 Gusht 1988. Ishte poeti i vargjeve të lirisë, i pari në Shqipëri që nga burgu skëterrë i Burrelit i këndoi Kartës së Helsinkit. Në këtë pikëpamje, shkrimtari i madh Ismail Kadare, duke bërë fjalë për monstrat e diktaturës komuniste që kanë zënë vend në politikën shqiptare, shkruan: “Këta jo vetëm që nuk kanë shfaqur as pendesën më të vogël për krimet e kryera, por janë monstra të tilla që nuk u zien gjaku. Ata flenë me ndërgjegje të përgjakur”. Është koha që Edi Rama së bashku me kriminelët e diktaturës komuniste dhe të ish-Sigurimit, si Ruçi, Gjinushi, Dokle dhe shumë karroca të vjetra komuniste, si pinjoj të kriminelëve, si Gjoni, Bare, Minxhozi, Klosi, Bushati, Shalësi, Seseri, Beqja, Tahiri, Peza, Leskaj, Dade, Shamku dhe shumë të tjerë të neveritshëm si mbiemra të kërkonin falje publike në emër të baballarëve të tyre. Dhe me të vertetë, a nuk ishte Edvin Rama, i biri i Kristaq Ramës, një burrë i martuar që priste një fëmijë, që do ta braktiste më vonë bashkëshorten e tij, Matilda (Makoçi). Edi ishte një i ri i afërt i ish-strukturave të Sigurimit Komunist. Ai, me pikturat e tij paçavure, do të zgjidhej për të ilustruar kopertinat e revistës “Në shërbim të popullit”, organ i armës “syshqiponjë” të Sigurimit të Shtetit. Në skuadrën e basketbollit “Dinamo”, ai, si një lojtar i keq, më tepër ishte syri dhe veshi i ish-Sigurimit komunist. I nxitur dhe me urdhër të ish-Sigurimit komunist, ai do të bënte përpjekje të involvohej në lëvizjen demokratike të Dhjetorit 90, por që për fatin e mirë të kësaj partie nuk u pranua për shkak të qëndrimit moral që binte në kundërshtim me statutin e PD, siç u tha - si një njeri i degjeneruar dhe pervers. A nuk është Ditzi Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, që krenohet për babanë e tij, Sekretar i parë i partisë në Kukës në atë kohë që nxiti dhe inskenoi varjen në litar të poetit disident antikomunist Havzi Nela. A nuk eshte ky sinkroni i etërve dhe bijve te tyre kunder demokracise dhe Shqiperise?
I gjithë stani enverist i Edi Ramës është i tejmbushur me monstra të tilla të regjimit komunist. Ka shumë kohë dhe sidomos pas zgjedhjeve të 28 Qeshorit që Edvin Rama është i angazhuar në një fushatë të shfrenuar shpifjesh. Pasi uzurpoi drejtimin e PS-së me bojkotin e Parlamentit, po tenton të sabotojë proceset integruese europiane, duke provokuar protesta gjoja për “hapjen e kutive të votimit” - një ide e çmendur me qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Ishte marrëzia e radhës e këtij njeriu pa moral që në protestën e vendorëve socialistë, kishte detyruar qindra punonjës të Bashkisë së Tiranës të ngarkoheshin me thasë plehrash në krahë, me pamjen e skllevërve të kohës së mesjetës, për një kafshatë bukë. Ishte një pamje trishtuese kur Edvini, Bare, Gjoni e një hordhi e tërë pinjojsh të ish-diktaturës komuniste, i shtynin policët dhe i shanin me fjalët më të ndyra. As edhe shejtani nuk mundet të mendohet të sjellë prapësi e zullume si i çmenduri Edi Rama. Ai që përgjigjet drejtpërsëdrejti për pastrimin e Tiranës nga plehrat, po na e  mbush qytetin me plehra. Vertetohet katërcipërisht se ky njeri është i sëmurë skizofren, që është mjekuar për një kohë të gjatë nga sëmundje psiqike.
Nga ana tjetër, një njeri që nuk ka mundur të krijojë familje, ka rrënuar jetën e një artisteje të dëgjuar që e ka mashtruar dhe e ka nxjerrë në rrugë me një fëmijë, të cilit i ka mohuar bukën e gojës, nuk mundet dhe nuk ka moralin të pretendojë se mundet të kujdeset për familjet shqiptare. Nuk mundet një njeri me vese, që ndan dhe nxjerr në katër rrugët disa gra të mashtruara - gjoja për martesë - t’i qajë zemra për hallet e Shqipërisë. Nuk mundet një njeri i dhunshëm si ai, që nxjerr edhe Nënën e tij jashtë shtëpisë dhe që bashkëjeton me një “femër-burrë”, që si “shpërblim mundimi”, i ka dhuruar një vend në Parlamentin e Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës shqiptare dhe aq më pak të mbajë peng proceset demokratike në Shqipëri.
Ne, ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë, seriozisht të shqetsuar për demokracinë, kërkojmë me këmbëngulje që Edi Rama të largohet sa më parë nga politika, të largohen sa më parë të gjithë pinjojtë dhe kriminelët e diktaturës komuniste, që përbëjnë një kërcënim të vazhduar e të rrezikshëm për demokracinë.

Autori është Sekretar i Përgjithëshëm i Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë - Dega e Tiranës

...

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara