Do çmontojmë çdo ditë klanet më të rrezikshme mafioze në vend”

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Paralajmëron Berisha
Kryeministri Sali Berisha garantoi dje se qeveria që ai udhëheq do të çmontojë me vullnet të hekurt klanet e rrezikshme mafioze në vend. Duke përshëndetur pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në mitingun e 8 dhjetorit, Berisha iu referua edhe klikës më të rrezikshme opozitare-mafioze, duke specifikuar nga aty, një kategori të pasurish që për interesa të tyre personale, të udhëhequr, siç u shpreh kryeministri, nga një “politikan pa brekë”, si Edvin Rama, mbajnë jashtë parlamentit Partinë Socialiste, nuk njohin zgjedhjet dhe po përpiqen të nëpërkëmbin vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Shefi i ekzekutivit, deklaroi se ky pinjoll i bllokut dhe të gjithë ndjekësit e tij, përfaqësues të mafies më të rrezikshme do të marrin goditjen më të rëndë ligjore.
“Unë ju ftoj, tha kryeministri, të mos konfondoni, aty ku punoni dhe jetoni, kurrë dhe asnjëherë, këtë zotëri, këtë shok, me fqinjin tuaj socialist, me të afërmin tuaj socialist, as edhe me opozitën, e cila është një vlerë morale e pakontestueshme për vendin. Pasi ky zotëri nuk ka asnjë interes opozitar, nuk ka asnjë interes demokratik, ka thjesht vetëm një kauzë mafioze, kauzë e cila qëndron në përvetësimin e qindra mijëra, në mos miliona metra katror, troje publike në Tiranë, me klanet mafioze që e drejtojnë dhe i drejton; kauzë e cila konsiston në mbylljen e rrugëve dhe ndërtimin mbi rrugët e kryeqytetit; kauzë, e cila konsiston në shndërrimin në bashkëpronar në tokat dhe trojet publike, sikur të ishin trashëgimi e të atit dhe jo pronë e qytetarëve shqiptarë; kauzë, e cila konsiston në shpifjet dhe trillime të ulëta, të përditshme, ndaj cilitdo, në mënyrë që të krijojë përshtypjen se këtu në Shqipëri janë të gjithë të përlyer si ai”, tha në vijim  kryeministri.
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, iu referua edhe sulmeve të Ramës, në drejtim të familjes së tij, duke theksuar se “politikani pa brekë”, nuk u faktoi shqiptarëve as edhe një dokument të shkeljes qoftë edhe më minimale të ligjit.
“E vërteta është se këtë ai është i gatshëm ta bëjë me fëmijët e gjithsecilit prej jush, me bashkëshortet e gjithsecilit prej jush për fajin e vetëm se ato nuk zhvishen plazheve, siç i zhvesh ai të vetat apo, ato janë të ushqyer, nuk u është mohuar kafshata, janë trajtuar siç duhen të trajtojë prindi fëmijën”, shtoi ndër të tjera kryeministri Berisha.
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara