Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
Kryeministri Sali Berisha merr pjesë dhe përshëndet punimet e Kongresit Statusor të Partive Popullore EvropianeKryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Bon të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Statusor të Partive Popullore Evropiane, përshëndeti dje punimet e këtij kongresi. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, bëri një paraqitje të zhvillimeve demokratike dhe ekonomike në Shqipëri, 19 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste.
Duke folur për 8 dhjetorin ditën simbol të rënies së perdes së hekurt në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se në një manifestim madhështor në sheshin “Skënderbej” festuan mbi gjysmë milion qytetarë, festuan të gjitha ata që kanë vuajtur nga ngritja e Murit të Berlinit dhe që kanë gëzuar lirinë, shpresën dhe besimin për të ardhmen nga rrëzimi i këtij Muri në këtë datë të shënuar.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se 2009-a ishte një vit i mbarë plot me ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. “Shqipëria iu bashkua NATO-s. Në qershor të këtij viti ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare , të cilat u vlerësuan nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ëatchdog-et si më të mirat në historinë e vendit. Këto zgjedhje nuk patën manipulime të rezultatit dhe as numërim të parregullt, ishin zgjedhje në të cilat çdo votë u numërua, fotografua, si dhe u fiksua madje edhe në ekranet e qytetit dhe të komisioneve të numërimit”
Më pas kryeministri, vijoi “lideri i opozitës nuk festoi, ai që përkrah bojkotin për shkak të lidhjeve të tij familjare, duke dëshmuar kështu se rrëzimin e Murit të Berlinit e përjeton si një tragjedi familjare e politike të tij dhe të grupit që përfaqëson”.
Duke i vlerësuar zgjedhjet si mundësinë më të mirë për të ecur përpara me projektin ëndërr të shqiptarëve integrimin në BE, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare po vazhdon me procesin e reformave të thella dhe të gjithanshme, si dhe me luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit “Ne jemi të vendosur të qëndrojmë dhe të vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër mafias. Zero tolerancë ndaj tyre. Kjo është motoja jonë.”
Më tej, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të situatës ekonomike në Shqipëri, e cila ia doli më së miri ti bënte ballë krizës së ekonomisë botërore, duke shënuar një rritje prej 5 për qind, rritje të investimeve të huaja prej 59 për qind, të turizmit prej 36 për qind etj.
Duke vlerësuar mbështetjen e EPP si shumë të rëndësishme në procesin e integrimit, Kryeministri theksoi se ashtu si për Shqipërinë edhe për vendet tjera të rajonit, integrimi evropian mbetet një qëllim parësor për tu përmbushur.
“Me mbështetjen e EPP-së do të arrihen në rezultate shumë të mira në këtë proces,i cili është më madhori për vendin tim, por gjithashtu edhe për vendet e tjerat rajonit”, u shpreh Berisha.
Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha shoqërohet nga deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe Kryetari i Forumit Rinor të PD, Gert Bogdani, i cili gjatë Kongresit bëri përpara një plateje të gjerë me të rinj të partive popullore Evropiane një ekspoze të zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht tek lideri opozitar.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


