Nuk ishte miting, ishte referendum

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Një ditë pas mitingut të 8 dhjetorit, mediat ndërkombëtare por edhe komentet politike vendase e cilësojnë pjesëmarrjen e jashtëzakonshme një referendum për kursin reformator të kryeministrit Sali Berisha. 19 vjet pas shpalljes së pluralizmit, gjysmëmilioni njerëz morën pjesë në një miting që u ngjante procesioneve të dikurshme të shqiptarëve, me të cilat ata mundësonin largimin e shejtanit nga jetët e tyre. Me 8 dhjetor, ata ishin në miting, me mish e me shpirt, për të kërkuar largimin e Edi Ramës, njeriut që po vonon reformat që e afrojnë vendin me BE-në

Një ditë pas mitingut të paprecedentë në Tiranë, mediat ndërkombëtare po e vënë theksin tek mbështetja masive e kryeministrit Sali Berisha dhe koalicionit të ri që ai ka krijuar, me konfirmimin në zgjedhjet e 28 qershorit. Agjencitë më prestigjioze e kthejnë vëmendjen tek rikonfirmimi i rezultatit të këtyre zgjedhjeve, i cili po përballej me polemikat e opozitës së drejtuar nga Edi Rama si dhe me bojkotin e saj irracional. Shtypi i Tiranës me 9 dhjetor e trajtoi thuajse në unison pjesëmarrjen masive si një mbështetje për reformat e kryeministrit Sali Berisha, por mitingu i ngjante më shumë procesioneve të hershme që kryenin shqiptarët për të larguar shejtanin nga fshati. Dhe konsensusi parak i atij tubimi ishte: “Edvini, larg nga kursi reformator i shqiptarëve, larg nga vrapi drejt integrimit në BE”. Krahasimi nuk është aspak folklorik, pasi në dhjetëra portale e forume interneti, Edvini trajtohet si shejtani, si djalli me brirë, si përbindëshi që ka bllokuar ujin e fshatit, dhe asnjëherë, as si një njeri që kërkon solidaritet, e aq më pak si një zë që po pretendon për drejtësi.
Mitingu i 8 dhjetorit nuk ishte një miting i zakonshëm, ai pati një histori të vetën të shkurtër, që e shndërroi atë në një referendum, referendum për kursin reformator të shqiptarëve, për çertifikimin e rezultatit të 28 qershorit, por edhe një referendum refuzues dhe përbuzës për kursin e çmendur që po çon Edvini dhe opozita e tij ylberiste. Atij iu refuzuan edhe qoftet, edhe banjat publike edhe plehrat. Pas braktisjes së 20 nëntorit, edhe referendumi i 8 dhjetorit dhe ky referendum ishte një përjashtim i njimendtë i Edvinit nga politika normale shqiptare e shekullit 21, politikë që s’pranon as bojkote, e aq më pak protesta që bien ndesh me aspiratat kombëtare dhe që ndihmojnë sllavët për të disatën lojë të pisët në Ballkanin ende jo krejtësisht të qetësuar.
Berisha: “Pjesëmarrja në mitingun madhështor, motivim për një angazhim më serioz të qeverisë”/Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje të gjithë qytetarët shqiptarë, për pjesëmarrjen më të madhe deri më sot në një aktivitet të tillë festiv. Kremtimi i festës së 8 dhjetorit, grumbulloi në sheshin qendror të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, më shumë se 500 mijë njerëz, të rinj e të reja, burra e gra, të cilët përkujtuan veprën e çmuar të studentëve të dhjetor ‘90-ës. Kryeministri Berisha ka ritheksuar edhe një herë se 8 Dhjetori, tashmë kjo Festë Kombëtare, bashkoi në shesh gjysmë milioni shqiptarë, një akt historik në nderim të datës që ndau historinë dhe riktheu Shqipërinë në rrugën e proceseve të integrimit evropian. “Hymë në një fazë, në të cilën po ecim drejt liberalizimit të vizave, integrimit më të shpejtë në Evropë. Të vazhdojmë së bashku rrugën, të ecim të sigurt duke garantuar të drejtat e tuaja dhe të mbarë shqiptarëve, duke i zgjeruar ato, duke konsoliduar çdo ditë e më shumë shtetin ligjor. Dua t’ju garantoj, se e marr këtë mbështetje masive, si një detyrim madhor, të qeverisë time, të bëjmë çdo gjë që ëndrrat tuaja t’i shndërrojmë në realitet, të lëvizim sa më shpejt të lirë pa viza në Evropë, të ndërtojmë me përkushtim të madh Shqipërinë evropiane”, u shpreh kryeministri, duke shprehur përshëndetjet e tij më të sinqerta për të gjithë shqiptarët.
Kreu i qeverisë Berisha, theksoi se shqiptarët u mblodhën më 8 dhjetor sepse Shqipëria kaloi me sukses zhvillimet më të rëndësishme, realizoi zgjedhjet më të lira dhe të ndershme, duke i hapur rrugë liberalizimit të vizave dhe miratimit të kërkesës për statusin kandidat në BE.
Duke ngritur lart veprën e magjishme të studentëve të dhjetorit, Berisha tha se më 8 dhjetor, u nderua kurajoja, trimëria dhe guximi liberator i tyre.
Në manifestin e 8 dhjetorit, festës kombëtare tashmë, morën pjesë më shumë se 500 mijë qytetarë shqiptarë, në shenjë respekti dhe solidariteti për veprën e çmuar të studentëve dhjetoristë. Kjo pjesëmarrje jo e zakonshme, konfirmoi qartë se qytetarët e këtij vendi janë të interesuar për Shqipërinë pa viza, të integruar në BE dhe të zhvilluar ekonomikisht si simotrat e saj evropiane. 
Tubimi i jashtëzakonshëm, reagon LSI: “Mitingu, mesazh që opozita të zhvendosë debatin politik nga rruga në Kuvend”/Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi dje se pjesëmarrja tej çdo imagjinate e shqiptarëve në tubimin e Partisë Demokratike, në përkujtim të 8 dhjetorit, ditës së Rinisë dhe Pluralizmit, tregon qartë se populli kërkon politikë në Kuvend dhe jo rrugicave. Nën kryetari i kësaj force politike, Edmond Haxhinasto përshëndeti dje mitingun duke deklaruar se një miting i përmasave të jashtëzakonshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të vazhduar rrugën e nisur të reformave që i çojnë ata më afër Bashkimit Evropian.
Pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur ndonjë rezolutë nga Partitë Socialiste Evropiane ku të theksohej zgjidhja e krizës dhe hapja e kutive, zëvendëskryetari i LSI-së iu përgjigj se nuk ka pasur asnjë rezolutë, asnjë raport, asnjë deklaratë i cili të bëjë një kërkesë të tillë.
Ndërkohë që se përse nuk kishte flamuj të partisë së LSI-së gjatë mitingut ndërsa të pranishëm drejtues të lartë të LSI-së, Haxhinasto iu përgjigj se, “ka qenë një miting i vullnetit të shqiptarëve për të konfirmuar rrugën e nisur nga Shqipëria dhe besoj që vullneti i shqiptarëve është shumë i rëndësishëm se çdo flamur partiak i çdo partie. Prezenca e z. Prifti është përfaqësues mjaft e mirë e LSI”.
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara