Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
Berisha takohet në Bon me Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re, z. Antonis SamarasNë vijim të pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Europiane, në Bon të Gjermanisë, Kryeministri Berisha pati një takim me Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re (Nea Demokratia), z. Antonis Samaras.
Kryeministri Berisha e uroi z. Samaras për zgjedhjen e tij në postin e Kryetarit të Partisë Demokracia e Re.
Të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dy partive simotra dhe theksuan vullnetin e të dy palëve për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në nivel akoma më të lartë, në interes të zhvillimit të të dy vendeve dhe mirëqenies së dy popujve miq.
Kryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, z. Samaras, vlerësoi arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së kryesuar prej tij në vitet e fundit, veçanërisht reformat e rëndësishme ekonomike të ndërmarra prej qeverisë shqiptare, si dhe përpjekjet e qeverisë, përmes implementimit të reformave thelbësore për plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Europian.
Kryeministri Berisha e njohu z. Samaras me zhvillimet në vend dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, për krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin, duke përmendur këtu; politikën e uljes së taksave, vendosjen e taksës së sheshtë, vendosjen e prokurimeve elektronike, taksave elektronike, heqjen e 2/3 së lejeve dhe licencave dhe vendosjen e të tjerave të sistemin “One Stop Shop, shkurtimin e shpenzimeve të administratës, etj. Këto masa kanë sjellë rritjet e të ardhurave dhe i kanë dhënë biznesit shumë më tepër frymëmarrje, theksoi Kryeministri Berisha.
Të dy personalietet diskutuan për përkrahjen e rritjes së mëtejshme të investimeve greke në Shqipëri, në fusha të ndryshme të ekonomisë. Kryeministri Berisha siguroi se investitorët grekë do të kenë përkrahjen e plotë të tij dhe te qeverisë shqiptare, në mënyrë që investimet e tyre në Shqipëri të jenë një histori suskesi.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


