Kryeministri Berisha pret Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gyl

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gyl dhe delegacionin që e shoqëronte, të përbërë nga ministra te kabinetit të tij qeveritar, një grup deputetësh etj, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.Kryeministri Berisha i uroi përzemërsisht mirëseardhjen Presidentit Gyl, duke u shprehur se ndihej shumë i lumtur dhe i nderuar që priste Presidentin e një vendi dhe kombi mik të Shqipërisë, si dhe një mik të tijin personal dhe një mik të madh e të shquar për popullin shqiptar, Presidentin Gyl.Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e Presidentit Gyl si një vizitë shumë të rëndësishme, e cila rikonfirmoi edhe njëherë marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive dhe popujve, por edhe do të japë një kontribut të madh përpara në këto marrëdhënie. Gjithashtu, Kryeministri tha se kjo vizitë është edhe një ngjarje e e shënuar për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit të ngushtë e të suksesshëm, në të gjitha fushat midis dy vendeve.

Presidenti Gyl e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për mikpritjen e ngrohtë e miqësore që iu rezervua gjatë kësaj vizite në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që ndodhem sot në Shqipëri dhe  ndihem si në shtëpinë time, iu drejtua Presidenti Gyl, Kryeministrit Berisha. Kemi ndier kudo ngrohtësinë dhe miqësinë e kombit tuaj mik dhe mbetemi të vendosur t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, qeverive dhe popujve tanë, si dhe të nxisim e të zgjerojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë te progresit të të dy vendeve dhe interesave reciproke të qytetarëve tanë, vijoi ai.Presidenti Gyl shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Kryeministrit Berisha urimet dhe përgëzimet më të ngrohta e të sinqerta për ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe për sukseset e mëdha që qeveria shqiptare ka arritur në rrugën e reformave të rëndësishme gjatë kësaj periudhë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe kontributi që ju dhe qeveria juaj dhatë në këtë drejtim, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Gjithashtu, gjej rastin t’ju përgëzoj për hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka hedhur, nën udhëheqjen tuaj, në rrugën e anëtarësimit në BE gjatë muajve të fundit,  u shpreh Presidenti Gyl. Turqia do të vijojë të jetë një aleate e ngushtë e Shqipërisë, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të mbështesë atë, si në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në të gjitha përpjekjet për zhvillim e progres në fusha të tjera, siguroi Presidenti turk Gyl.Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për vendosmërinë e të dy vendeve për t’i zgjeruar dhe thelluar ato më tej në të gjitha fushat, në veçanti për sa i përket shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe zgjerimit të mëtejshëm të investimeve turke në Shqipëri. Në këtë kontekst, u vlerësua fakti që gjatë 4 viteve të fundit, investimet turke kanë njohur një rritje drastike, nga 150 milionë dollarë në vitin 2005, në 860 milionë dollarë në katër vitet e fundit.Të dy personalitetet vlerësuan ecurinë e suksesshme të kompanive prestigjioze turke në investimet e tyre në Shqipëri, në shumë fusha, si dhe shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin  në fushën e energjisë, turizmit, policisë dhe ruajtjes së rendit, industrisë, metalurgjisë, etj. Në takim u vlerësua efekti pozitiv që ka sjellë zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes dy vendeve. Presidenti Gyl i bëri me dije Kryeministrit Berisha se gjatë vizitës së tij në Tiranë, delegacioni i tij përmban edhe një numër shumë të madh investitorësh e biznesmenësh turq, të cilët kanë vlerësuar lartë ndryshimet e jashtëzakonshme që po ndodhin në Shqipëri dhe reformat e rëndësishme që qeveria shqiptare ka marrë për krijimin e klimës më të favorshme për thithjen e investimeve të huaja. Gjatë kontakteve që kam pasur me kompanitë turke që operojnë në Shqipëri, u shpreh Presidenti Gyl, më është bërë me dije se investimet e tyre janë përkrahur maksimalisht nga autoritetet shqiptare dhe se investitorët turq ndihen në Shqipëri si në vendin e tyre.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara