8 dhjetori 2009 zgjidh enigmën e 29 nëntorit 1944

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Nga Feti Zeneli

Në tekstin e Historisë së Partisë së Punës të Shqipërisë thuhet se, “29 Nëntori 1944 shënon çlirimin e plotë të atdheut dhe fitoren e revolucionit popullor”, pas “…mëse pesë vjet e gjysëm…”, kohë që vazhdoi “Lufta Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve italianë e gjermanë dhe kundër tradhëtarëve…” të vendit tonë. Kështu që përgjatë gjithë viteve të monizimit, kjo ditë është përkujtuar me popozitet si “Festa e Çlirimit”. Socialistët, tashgimtarët e punistëve të dikurshëm vazhdojnë ta përkujtojnë ende këtë ditë si “Festën e Çlirimit”. Madje gjatë 8 viteve të qëndrimit të tyre në pushtet, pas ngjarjeve të 1997-ës, ata u përpoqën që ta rikthejnë përsëri këtë traditë enveriste, të frymëzuar, ndoshta dhe nga “rrebelimi komunist” i atij vitit të mbrapsht. Forcat e djathta politike, që nëpërmjet lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, sollën lirinë e vërtetë për shqiptarët e robëruar nga “pushteti i demokracisë popullore” të 29 nëntorit 1944, edhe për arsye të mirëfillta historike , e kanë kundërshtuar këtë datë, duke përcaktuar 28 nëntorit e atij viti si ditën e çlirimit të vendit. Për shkak të indoktrinimit komunist dhe besnikërisë ndaj “marksisëm-lëninizmit ngadhnjimtar”, historianët e kuq të vendit tonë kanë arritur deri në diskutime banale për të vërtetuar tezën e tyre se, “kur është larguar gjermani i fundit nga Shkodra, në orën 24 apo 1 minutë më pas, që i bie data 29 nëntor?!...”
Por dita e “Festës së Çlirimit” nuk është çështje e kronometrimit të kohës fizike. Ajo duhet të jetë një simbolikë e caktuar, jashtë ideologjizimit. Për më tepër ajo duhet të jetë ditë e gjithë shqiptarëve dhe jo e një pjesë prej tyre. Përcaktimi në tekstin e Historisë së PPSH-sëse kjo ditë erdhi jo vetëm duke luftuar fashizmin e nazizmin, por edhe tradhëtarët e vendit tergon se kjo nuk mund të jetë as një festë e të gjithë shtetasve shqiptarë, jo më një festë kombëtare. Por “tradhëtarët”, të cilët në fillim qenë pak në numër, gjatë viteve të “socializmit të parë shqiptarë” u bënë shumë, duke tejkaluar gjysmën e popullsisë së vendit. Nga ana tjetër kjo datë u përcaktua si festë e çlirimit në rrugë politike dhe jo në rrugë historike, duke u caktuar si e tillë më shumë për shkak të marksizëm-leninizmit se sa për shkak të shqiptarizmit. Mjafton të kujtojmë se në këtë datë ishte dhe festa e çlirimit të ish Jugosllavisë. Ndërkohë, duke qënë kurorëzim i Luftës Nacionalçlirimtare të udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë për vendosjen e “regjimit të demokracisë popullore” që i hapi rrugë diktaturës së proletariatit, ajo u shndërrua në një ditë simbol të izolimit nga Perëndimi. Më të vërtetë u fitua liria nga pushtuesit fashist, por njëkohësisht u humb liria nga pushteti komunist. Sidoqoftë këto e shumë të vërteta të tjera nuk mund të thuheshin para 1990-ës, madje para 8 dhjetorit të këtij viti. Ata që guxuan t’i thoshin këto të vërteta, e paguan shtrenjtë, duke u damkosur me plumb dhe pranga si tradhëtarë.
Në 8 dhjetor 1990, shqiptarët nëpërmjet zërit studentor arritën të artikulojnë kërkesat e tyre për “Liri-Demokraci” dhe për ta bërë “Shqipërië si gjithë Europa”. Regjimi që kishte caktuar 29 Nëntorin si ditën e çlirimit u tregoi prangat, tytat e armëve, shkopinjë e gomës, gërshërët për të prerë dy gishtat, torturat; pra gjithë fuqinë e makinës së tij diktatoriale. Në këtë 8 dhjetor të këtij viti u mbushën plotë 19 vjetë nga ajo kohë dhe vendi sot ka ndryshuar si dita me natën në raport me situatën e atëhershme. Janë ndëmarrë reforma të shumëta për forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë gjatë viteve të pushtetit të demokratëve në periudhën 1992-1997 dhe pas vitit 2005 janë arritur rezultate spektakolare, që e kanë integruar Shqipërinë në strukturat e ndryshme euro-atlantike, duke filluar nga anëtarësimi në KE në 1995-n deri tek anëtarësimi në NATO në 2008-n. Brenda mandatit aktual qeverisës të demokratëve, Shqipëria mund të përmbyll edhe anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që është duke u përgatitur më shpejtësi statusi i vendit kandidat dhe liberalizimi i vizave në gjashtëmujorin e parë të vitit të vjen me vendet e BE-së.
Pardje në 8 dhjetor u përkujtua 19-vjetori i shembjes së diktaturës komuniste  apo rrëzimit të “Murit të Berlinit” shqiptar. Në manifestimin e organizuar nga Partia Demokratike me këtë rast në Sheshin “Skënderbej” u mblodhën mbi gjysëm milioni shqiptar, “si asnjëherë tjetër më parë”, do të thoshte lideri demokrat dhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Me këtë pjesmarrje shqiptarët zgjidhën përfundimisht ditën e festës kombëtare të Lirisë dhe enigmën e vërtetë të “Festës së Çlirimit”. Besojë ideja për ta shpallur 8 Dhjetorin “Festë Kombëtare” liderit demokrat Sali Berisha i lindi befas kur pa turmën gjysëm milionëshe të njerëzve që brohorisnin e tundnin flamujt blu të fitores në Sheshin “Skënderbej”, dhe nuk është se një deklratë të tillë e kishte parapërgatitur. Në se do të ishte e përgatitur më parë, këtë gjë mund të kishte bërë edhe në përvjetorë të tjerë të përkujtimit të 8 Dhjetorit. Dhe të tillë kanë qënë plotë; 19 deri tani. Pra, më shumë se sa manifestim, 8 Dhjetori 2009 i këtij viti ishte konfirmim e mbështetje për qeverinë “Berisha”, ishte referendum për ditën kombëtare të Lirisë e Demokracisë shqiptare, e cila ndan epokën e izolimit me atë të integrimit e përparimit europian të Shqipërisë. Nëse 29 Nëntorin si “Festë të Çlirimit” e vendosën me “pushkët lidhur me gjalmë” 70 mijë partizanë që luftuan jo vetëm pushtuesin e huaj por edhe “tradhëtarët” vendas, 8 dhjetorin si “Festë Kombëtare” të Lirisë e Demokracisë e vendosën me vullnetin e lirë gjysëm milioni shqiptarë.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara