Bisede ne varreza me zonjen Cimino

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Bisede ne varreza me zonjen Cimino

Adelina Dardha

Perjashta ben shume ftohte. Keshtu qe vesha xhupin, qe sapo e kisha blere dhe dola. Nuk kisha njeri qe te me conte sot me makine, prandaj duhej te prisja autobuzin. Stacionin s’e kisha larg nga shtepia ku une banoja, as 5 minuta. Hodha canten e bardhe ne sup, futa celularin ne xhep se mos binte zilja e nuk e degjoja. Eh, kush do me merrte mua ne ate ore, asnjeri nuk e dinte numrin e celularit tim. Edhe une vete rralle e perdorja. Ecja rruges dhe e ndieja eren e ftohte qe me digjte ne fytyre. Veshet filluan te me bucasin nga era. Gabova qe nuk mora kapelen me vete, mermerita gjate rruges. Arrij ne stacion dhe shof qe nuk kishte njeri. Qendroj per disa minuta duke pritur autobuzin, por me kot. Ai nuk dukej nga larg, me sa duket, ose do me kishte ikur ai i linjes, ose do vinte me vonese ky qe kishte orarin. Era filloi te frynte me keq, si per inatin tim. Filloi te kerciste deget e thara te pemeve anes rruges. Nje zog cukiste ne bar. U afrova qe te me bente pak shoqeri, ne ate dite me ere, po ai, sa ndieu hapata e mia, u ngrit fluturim dhe ndaloi mbi nje gur. Ishim shume afer me njeri tjetrin, por na ndante nje gardh i madh me rrjeta teli. Hodha syte nga parcela me gure, te gjithe guret ishin me emra dhe data lindjesh e vdekjesh. Nuk e kisha vene re, qe mbrapa meje qendronte kjo parcele varrezash. U drodha ne fillim, ca nga i ftohti dhe ca nga mendimi, qe isha kaq prane atyre gureve te akullt, qe nuk flisnin.

Gjithmone i kam pase shume frike varrezat, vendin ku prehen te vdekurit. Nga femijeria ime e larget me kujtohet, qe une kurre nuk kaloja nga rruga e varrezave, sic e therrisnim ne ne fshat, gjithmone do i bija me larg, vetem e vetem qe mos te isha prane tyre. Me dukej sikur nga momenti ne moment do ngriheshin te vdekurit, si fantazma dhe do me kallnin friken. Ne kete moment qe une shifja zogun dhe gurin ku ai kishte qendruar, lexoj me kureshtje emrin e gurit. Conceta Cimino, 1909-2009.  U afrova aq shume rrjetes, sa nuk po i besoja syve. Kisha zbuluar nje mrekulli midis ketyre gureve pa jete. Per nje moment m’u duk sikur degjoj nje psheretime. Shtanga ne fillim, pastaj e mblodha veten, duke menduar se me kane bere veshet, ose era mi sillte, per inatin tim aq prane, sa donte te me tmerronte me ate te ftohtin e saj verior, qe ma sillte ne vesh, ne hunde, qe me kishte ngrire si kercu. Filloj te leviz, qe te ngrohesha pak dhe te ferkoja duart. Autobuzi nuk dukej ne horizont. Shikoj oren, ishte 10:35 minuta.

Nuk e mbaj mend sa kisha qendruar ashtu e vetme perballe atij guri te zonjes Italiane me mbiemrin Cimino. Bera gabim qe dola sot,- mendoja, me mire te kisha ikur nje dite tjeter, se ajo puna e dokumentave, qe me duhej te dorezoja, priste edhe kete jave. Po i jepja durim vetes, se nga casti ne cast autobuzi do shfaqej qe larg me dritat e tij te ndezura. Por, po me dukej nje shprese e vaket ne shpirt, sikur ai do vonohej sot aq shume, ose ndoshta sdo vinte fare.  Kthej koken se mos shof zogun e vogel, por ai kishte ikur, ndoshta e kishte ndier edhe ai te ftohtin e dhjetorit dhe ishte kthyer ne folene e tij. Guri i bardhe, sikur me shifte me nje buzeqeshje te ngrohte. Ndoshta e zonja e tij italiane, ishte duke pire kafen e mengjezit me shoqet e saj aty ne boten e perjetshme, dhe diskutonin per boten siper, qe ishim ne te gjallet. Nuk ia hoqa as une veshtrimin tim. Guri, pastaj sikur ktheu koken menjane ne te dyja krahet dhe foli me gjuhen e tij, qe une spo e kuptoja se cfare donte te thoshte. Une e di qe guret nuk flasin as te vdekurit, pasi i mbyllin syte tretin mishin e tyre poshte dheut te shkrifet dhe te lagesht dhe ngelin skeletet e trupit. Skeleti i duarve, i kembeve, skeleti i kraharorit, i legenit, kafka e kokes, qe te ngjallte friken me te madhe, me zgavrat e syve. Sikur e kuptoi friken time nga skeletet dhe u step nje cast.

Une, nuk merrja fryme fare, ose do kisha marr gjate nje minuti me pare dhe, tani, me dukej vetja sikur nuk thithja oksigjen hic. Guri shkundi lehte barin e thare nga dimri, dhe gjethet e verdha qe ishin kalbur siper tij qendronin si fletushka te djegura. E kishin gjetur edhe ato strehen e tyre per t’u kalbezuar mbi nje varr. Duke ndier keqardhje per dekompozimin e gjetheve te vjeshtes, me shfaqet siper tyre si fantazme portreti i nje gruaje me floket e mbeshtjelle topuz mbrapa kokes, kapur me nje kapse te bukur, e cila i mbante te gjitha qimet e flokut perpjete, te mbledhura. Syte e saj ishin si ngjyra e kalter e detit, por dukeshin teper miqesor, qe te benin per vete. S'po merrja vesh, isha une ne enderr apo ishte mendja ime qe perfytyronte portretin e kesaj zonje me syte e kalter dhe floket e mbledhur topuz. Kur buzet e saj filluan te formonin rrokjet e para, isha gati te me binte te fiket. Ajo me pyeti nese kisha ftohte qe isha mbledhur ashtu kruspull me jakat e xhupit tim te ngritura perpjete, si vesh te medhenj elefanti. Po, u pergjigja. me nje po te vdekur brenda buzeve te mia . Po ju zonje, desha t’i ulerije ne fytyre, nuk e ndien ngricen qe te ka mbeshtjelle siperfaqen e varrit tend? Por, nuk e nxora ulerimen. as pyetjen. Ajo m’u pergjigj, sikur ta kishte lexuar mendjen time. -  Skam gjak, prandaj,- me tha se ndiej te ftohtin. Kur une ika nga bota siper, per ne boten e perjetesise ishte pranvere, dhe gjethet sapo kishin celur sythet, kurse lulet nuk kishin shperthyer akoma petalet. Kisha vec nje jave qe  festova ditelindjen time shekullore. Mbaj mend qe aty i kam takuar te gjithe femijet e mi, niperit dhe mbesat e mia, qe kishin sjelle edhe ata femijet e tyre.

Eh, psheretiu, duke rregulluar fustanin e saj, qe me shume  dukej si rrobdishane me ngjyre vishnje. Aty e nderpreu tregimin e saj dhe me pyeti per oren, edhe asaj po i interesonin akrepat e ores me diell, thua sikur ishte ngrite nga varri per te pritur autobuzin si puna ime, apo donte te dinte edhe sa do te qendroja aty, ne ate stacion, qe vec nje shtylle prej hekuri dhe tabelen me shenjen e autobuzit kishte ne koke. Shof perseri oren, 10:40. Ajo qendronte aty dhe kundronte me syte e saj trupin tim. Ti je e re,- me tha dhe te shkojne shume floket me kacurrela. U ndieva mire nga fjalet e saj, megjithese kete kompliment po ma jepte nje zonje e vdekur, nje fantazme ne syte dhe mendjen time. Zonje mund te me tregosh ilacin e jetegjatesise tende? - i them me kureshtje, si nje femije qe do me besonte sekretin e saj, qe kurre nuk ua kishte treguar te gjalleve. Puna, dashuria per jeten, per njerezit, keto gjera me kane falur vitet e mia. Nqs nuk i gjen keto te tria, atehere ti do vdesesh ne shpirt dhe, po te vdiq shpirti, zere se ke vdeke edhe ti me trupin tend. Gjithmone kam qene e afte, edhe pse pa shkolle se e kam filluar punen shume heret. Isha femije 12 vjec, kur kam filluar punen per here te pare dhe, deri sa mbylla syte, une kurre se kam lene punen, edhe kur mezi levizja nga kolltuku im, prape punoja gjithe diten, duke thurrur me shtize mbulesa, qe ua falja njerezve, vetem e  vetem qe te mbaja trupin dhe mendjen ne levizje. 

Ajo fliste me nje gjuhe te paster dhe te ngrohte, sa une isha e perpire ne tregimin e saj te mocem, por teper fisnik, qe i jepte nje shkelqim fytyres se vyshkur nga lodhja dhe vitet. Po e adhuroja kete zonje siciliane, sic me tregoi me vone qe kishte ardhur 9 muajshe ketu ne Amerike dhe 99 vite i kishte jetuar ne kete vend, qe ajo prape se prape nuk e quante Atdheun e saj. I thashe se une vija nga Shqiperia dhe isha shqiptare me gjak arberesh. Po,- m’u pergjigj, ne Sicili ka shume italiane me prejardhje arbereshe. Me permendi, biles, qe dhendri i saj i goces se madhe, qe kishte vdeke edhe ai, e kishte patur nenen shqiptare. Pastaj filloi te me tregonte per te shoqin e saj, qe kishte qene nje njeri teper i rrespektuar ne qytetin ku une jetoj. Kishte qene kryetar bashkie, per me shume se 30 vjet. Sesi ajo kishte takuar shume personalitete te kohes, emra te degjuar te politikes amerikane, neper mbremjet apo darkat qe organizoheshin. Gjithmone kam qene e pare,- me tregonte, me pelqente muzika dhe hidhesha e para ne piste, duke kercyer bashke me bashkortin tim, dhe miqte tane, deri ne agim. Kam bere nje jete teper aktive dhe te bukur. Ajo tregonte me nje dashuri kaq te madhe, sa mua me dukej sikur asaj i vinte keq, qe kishte vdekur pas 100 vjeteve, donte qe vitet e saj shekullore te mbeteshin ne kujtesen e te gjithe te njohurve, duke me perfshire edhe mua, te panjohuren e saj, qe po i beja shoqeri, kurse une qendroja aty si monument pa levizur.

Cfare dite e bukur po me dukej sot, megjithese nuk kishte diell dhe era fershellente e autobuzi po vonoj me qellim, per te mos ardhur ne stacion.  Nuk doja ne fakt te vinte, te harrohej edhe ai neper stacionet e tjera, derisa une te mbaroja biseden me zonjen Cimino. Por, ne cast degjoj uturimen e tij, qe vinte drejt meje dhe te ndalonte me frenat ne stacion. Jo, jo tani,- i thashe, ti duhet te kishe ardhur me vone, nuk e shef se une jam e zene me kete zonje te nderuar me vitet e saj, ose duhej te kishe ardhur ne orar, mos te me lije te ngrija si kallkan?  Doja t’i thoja zonjes, se do vija perseri dhe te me premtonte, qe te dilte perseri per te vazhduar biseden e lene per gjysem. Shoferi me terheq vemendjen, si duket edhe ai ishte per ngut, se prisnin edhe pasagjeret e tjere dhe nuk isha vetem une. Ngjis shkallet dhe ulem ne sediljen afer xhamit e shoh per nga varret. Ajo me buzeqeshte dhe ma beri me dore, Edhe une ngrita doren time ne ajer. Do vij perseri ne kete stacion, jo qe te pres autobuzin, por dua te flas me gjate me ty, zonje. Ajo tundte doren e thate, ndersa autobuzi leshoi tymin e tij te zi nga pas dhe u nis me nxitim, duke mbuluar edhe hijen e saj, qe u zhduk brenda ne varr. Brenda ne autobus, ishin gjithsej pese pasagjere bashke me mua, qe isha e vetme ngjyre e bardhe aty. Ata me veshtronin te heshtur, duke bluar mendimet e tyre dhe shihnin ne drejtim nga varrezat, se kujt ia kisha bere une me dore. Aty, vec gure te heshtur dhe ngjyre gri shihnin nga lart. Ndoshta sheh ndonje enderr e shkreta vajze,- mendonin per mua. Kurse une u betohesha ne heshtje, se kisha folur me nje zonje 100 vjecare edhe ...... E shkreta ti do e kesh nga te ftohtet,- flisnin me syte e tyre te djallezuar. I urreva qe nuk me besonin, ndoshta duhej t’u tregoja gjithe historine e saj, qe ata te me besonin.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (1 të postuar)

  • Postuar nga flamur, 12 Dhjetor, 2009 06:37:51
    adelina proza juaj mua me mahaniti sikur une ndodhesha ne ate bised dhe me tmerroje ne nje momente e kishe thur bukur dhe kjo biseda juaj ne proz eshte sikur eshte egjalle dhe reale te lumte adelina . fine

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara