Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
Në Durrës, megjithë presionin e kryetarit të bashkisë, i zënë mat nga pallati me 9-kate pa leje, s’kanë marrë pjesë më shumë se 100 veta. I dëshpëruar, Edvini ka shpallur se protesta e Tiranës nuk do të mbahet me 21 dhjetor, me rastin e ditëlindjes së Stalinit, por pas vitit të ri, kur opozitës shpresohet t’i harrohet turpi i qofteve e plehraveEdi Rama shtyn turpërimin e radhës në Tiranë, për pas festave të fundvitit. Ndryshe, nga deklarimet që kishin shpërndarë drejtues të PS-së, prej disa ditësh, për një protestë antimazhorancës, në 21 dhjetor të këtij vitit, pikërisht në 130 vjetorin e ditëlindjes së Stalinit, dje Edi Rama, jo vetëm që nuk e ka përmendur nga Durrësi, datën 21 dhjetor, por ka lajmëruar se protesta e radhës në Tiranë (ajo e vërteta - tha ai), do të zhvillohet në fillimin e Vitit të Ri, pikërisht pas festave të fundvitit.
Me tërheqjen e djeshme, nga ideja e protestave në 21 dhjetor në Tiranë, Edi Rama nuk ka bërë thjesht një hap prapa, por ka shtyrë për disa ditë turpërimin e tij të radhës.
I ndërgjegjshëm, pse ai nuk do të mund të mbledhë asnjëherë në shesh për protesta, aq sa mblodhi Kryeministri dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha një javë më parë, Edi Rama, me shpresën se do të harrohet ai miting madhështor, ka zgjedhur të shtyjë për disa ditë ballafaqimin me atë lum festuesish.
Duke pasur në vëmendje, se 21 dhjetori, vërtetë mund të jetë një ditë përkujtimore, për anëtarësinë e partisë që ai drejton, por nuk është aq fatndjellëse për protestat e PS-së, Edi Rama, ka gjetur edhe një arsye më shumë, për ti mbushur mendjen vetes, për të hequr dorë përkohësisht nga një tjetër protestë e dështuar, në Tiranë. Ogur i keq, në këtë ftillim të Edi Ramës, është edhe një tjetër protestë e dy vjetëve më parë, e organizuar në 21 dhjetorin e vitit 2007, kur pjesëmarrja e ulët, e bëri atë protestë të duket edhe më qesharake.
Pas kësaj, Edi Rama, ka zgjedhor dhe po studion, mundësinë që me fillimin e Vitit të Ri, parashikimi i shenjave të zodiakut, ti ketë rezervuara ndonjë fat, më të mirë, se ai i protestës së 20 nëntorit. Sepse 8 dhjetori, me 500 mijë pjesëmarrës në një manifestim përkujtimor të një dite të shënuar, jo vetëm zhvlerësoi gënjeshtrën e Edi Ramës, për 7 mijë deri në 10 mijë që grumbulloi ai, por e ka vënë në pozitë atë, sepse vuan nga kompleksi që asnjëherë nuk do të mund të grumbullojë, jo 500 mijë në shesh, por as 7 mijë apo 10 mijë që grumbulloi në 20 nëntor.
Manifestimi i PD-së në 8 dhjetor, për më tepër pjesëmarrja e madhe, ia prishi planet dhe gënjeshtrat Edi Ramës, për grumbullime protestuesish.
Tregues jo i vogël ishte edhe pjesëmarrja e mbrëmshme e protestuesve në Durrës, ku veç disa nëpunësve të bashkisë së Durrësit dhe disa të “importuara” nga simotra, bashki e Tiranës, nuk kishte të tjerë protestues, që të besojnë në demagogjinë boshe të Edi Ramës





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


