Leter e Faik Konices

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Paris, më 24 të Jenarit 96

I dashur mëmëdhetar,

Mora letrën që zotëria jote më dërgove dhe s’munt dot të shkroj sa m’u mbush zemra me gaz. Të thom dhe unë pesëqint mij të mira për motn’e Ri, edhe ju thoni me shëndet të tërëvet shqiptarëve që janë atje.
Emëri im është : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizës, edhe i afërtë i Ali Tepelenës që bëri shumë të liga, por bëri dhe të mira se hapi sytë e shqiptarëvet, edhe ju tregojti që s’janë as turq, as gerqiotarë, po djem të Shqipërisë.
Erdha këtu qëkur isha i vogël se doja të mësonj për të ryrë  në sefarite të Turqisë.
Po kur këndova mirë, m’u hapnë sytë gadalë-gadalë, u mejndova edhe m’u duk që turqit na pinë gjakun, edhe s’do të na lëshojnë gjë. Të tërë ata që kanë parë Shqipërinë thonë që s’është në Evropë një vent aqë i bukur dhe aqë plot me zengjinllëke  të dheut. Po në është ashtu e vërteta, pse ngordhin të gjorët shqiptarë nga uria? Se turku s’hap udhëra … s’bën fabrika, s’bën shkolla, s’bën gjë fare. Në ishin këto në Shqipëri, do t’punojin shqiptarët, do të shitjin e do të blejin. Edhe jo vetëm këtë do ta bënte, por do të nxirrte ollafo  nga të huajtë që do të vijin të rinë dy a tre muaj çdo mot. Shikoni Helvesien ( Zvicren ): s’blen as shet, po të tërë Helvetsrët kanë të holla se vendi është i bukur e vijnë atje shumë të huaj për t!
shikuar bukurinë e vendit dhe për të pirë ujin e lehtë, dhe për të hequr erën e mirë. Ne mos ishin turqit në Shqipëri do të bënim udhëra-të-hekurta edhe çdo mot, me mij  do vijin Inglezët edhe të tjerët të huajtë.

Po le ta lëshojmë sa do të fitojnë të gjorët shqiptarët që ngordhin urie, dhe le të thomi që s’do të nxjerrin gjë. – Po
pse s’na lëshojnë turqit të hapim shkolla dhe të kemi vivlla ( libra ) dhe gazeta? Neve shqiptarët e bëjtim Fuqinë të madhe dhe istoria na tregon që përpara një qind vjet, të tërë shqiptarët, dhe katolikët dhe ortodoksët vijin në luftë. Neve që i bëjtim aq të mira turqëvet, ç’na bëjne turqit? S’na lëshojnë as gjuhën tonë. Edhe ermenitë  që s’i ka bërë Turqisë një të mirë i lëshojnë të hapin shkolla dhe të tregojnë djemëvet e tyre gjuhën e mëmëdhesë. Dhe neve kemi në Korçë një shkollë, po do ta mbylljin turqit atë çast, në mos kishin frikë.

Kështu u mendova unë, edhe të tjera m’erdhnë në mendje. Tani mbarova gjimnazin dhe nuk u ktheva në Shqipëri, po m’erdhi në mend të rri këtu dhe të bëhem shkronjëtor, se di mirë shumë gjuhëra. Shkronj në gazeta herë herë dhe në dy muaj do të nxjerr një vivllë franceziote që do të ketë emër: ”Ç’ka qenë Shqipëria, ç’është, e ç’do të bëhet”.
Ç’do të bëhet, Perëndia e di.
Serbia, Maliziu, Rumania
, Morea, Bullgaria hapnë sytë, edhe Shqipëria flë. Ermënia e Kandia po hapin sytë edhe Shqipëria po flë akoma. Kur do të zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon  që të flejë aqë?
Vëlla, doja të të shkruaj. Janë dy vjet, po u mbajta se më thanë që Beg Sami Frashëri qe shoq i ”Dritës”, edhe këtë njeri nuk e dua. Të më ndjenjë Zotëria jote, po jam i hapur dhe s’dua të të mbaj gjë të fshehur në zemër. Sami begu s’më pëlqen, se ka dy buzë: kur është me shqiptarët thotë që është shqiptar; kur është me turqit thotë turk. Shkrojti një vivllë turqisht me emër ”Medeniet – Islamie” në të cilën vivllë thotë që Muhametarët  gjetnë më të bukurat gjërat e dheut, ”Udhërat e hekurtat, Amerikën” edhe një mijë të tjera gënjeshtra. Në mos kishte zemrën aq të shkurtë  do të kishte menduar një çik, do të kishte parë që një shqiptar s’lipset të duaj Muhametarët, se nga këta erdhën të gjitha të ligat. Në mos ishin bërë Shqiptarët Muhametarë, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarë  do të kishim të të! rë një besim, edhe do të bëheshim shpejt si
Rumania
u bë.
Po
reshtoj që këjo letëra u bë shumë e gjatë: do të shkronj Zotënisë jotë në ca ditë një tjetër letërë, se kam të tjera të të thom. U falem shumë të tërëvet shqiptarëvet që janë atje, edhe jam i Zotnisë jote,

Shërbëtori

Beg F.-D. Koniza – Tepeleni

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara