Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Unë jam thellësisht optimist se do të ketë njohje të reja, pati përfaqësues të këtyre vendeve që më siguruan se ata janë të gatshëm të vendosin menjëherë kontaktet me autoritetet më të larta të Kosovës, pati të tjerë të cilët më thanë se ata do ta shqyrtonin dosjen sapo të ktheheshin në vendet e tyreGjatë qëndrimit të tij në Kopenhagë, ku po merr pjesë në Samitin për Ndryshimet Klimatike, Kryeministri Berisha ka zhvilluar disa takime me liderë nga vende të ndryshme të botës.
Në një prononcim për mediat, Kryeministri Berisha ka folur rreth diskutimeve dhe qëndrimit të Shqipërisë në punimet e Samitit. Në deklaratën e tij, Kryeministri Berisha shprehet se qëllimi i tij kryesor ishte të paraqiste Strategjinë e Shqipërisë për t’u shndërruar në një superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme. “Unë mendoj se të dhënat dhe shifrat që unë paraqita patën një impakt thellësisht pozitiv, pasi nuk u mora me asnjë retorikë, por me projekte konkrete ku unë i bëra thirrje vendeve të pasura dhe institucioneve financiare të botës që të mbështesin sektorin privat të Shqipërisë për shndërrimin e saj në një superfuqi të vogël të energjisë së ‘gjelbër’”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Për sa i përket takimeve dypalëshe të zhvilluara me liderë nga vende të ndryshme të botës, të pranishëm në këtë Samit, Kryeministri Berisha u shpreh se vend kryesor në këto takime zuri çështja e Kosovës. “Këtu një qëllim më madhor është që të loboj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Fatmirësisht, në këtë aktivitet është shumë e lartë pjesëmarrja nga të gjitha kontinentet. Takova Presidentë dhe Kryeministra nga katërmbëdhjetë vendeve të Afrikës dhe Azisë, takova Presidentin e Indonezisë, atë të Gaborit, të Kiribatit, të Izraelit, Kryeministrat e Mongolisë, Gambias, Tajlandës, Marokut, Trinidadit, si dhe një seri kryetarësh shtetesh dhe Kryeministrash të tjerë. Jam përpjekur në të gjitha këto raste të paraqes çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si një kontribut real të këtyre vendeve për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë. Mund të them me përgjegjësi të plotë se situate nga shtatori, kur u zhvillua Samiti i OKB e deri më sot, për Kosovën është shumë më e favorshme. Në rast se në Samitin e shtatorit pati dhe raste kur më deklaronin se nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për dosjen e Kosovës, tani unë mora premtime të sigurta për shqyrtimin e saj me përparësi. Mund të themi se në tërësi është rritur vetëdija për rolin e rëndësishëm të Kosovës për paqen dhe stabilitetin. Unë do ta shfrytëzoj të gjithë kohën që më jepet këtu për çështjen e Kosovës dhe për marrëdhëniet bilateral mes Shqipërisë dhe vendeve mike në të katër kontinentet. Unë jam thellësisht optimist se do të ketë njohje të reja, pati përfaqësues të këtyre vendeve që më siguruan se ata janë të gatshëm të vendosin menjëherë kontaktet me autoritetet më të larta të Kosovës, pati të tjerë të cilët më thanë se ata do ta shqyrtonin dosjen sapo të ktheheshin në vendet e tyre, dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, nga shatori në dhjetor unë e gjej çështjen pavarësisë së Kosovës në një zhvillim më të madh pozitiv”.
Gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë, kryeministri Berisha është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, presidentin e Kroacisë, Kryeministren e Islandës dhe shumë personalitete të tjera, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Shqipëri, projektin madhor të integrimit të vendit në BE, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes vendeve mike.






Politikë
Publicistike
Libra të rinj


