PD, Mëhilli: Edvini dhe Ditziu, lot krokodili ndaj liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Partia Demokratike denonocon praktikën e paprecedentë të kundërvënies ndaj procesit të liberalizimit të vizave Shqipëri- BE, nga Edvin Rama dhe Ditzi Bushati.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli u shpreh sot se përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet fallco, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, ai po ecën normalisht.
“Edvin Kristaq Rama, me pinjollin tjetër të bllokut Ditzi Bushatin derdhi lot krokodili për vizat, ndërkohë që në emër të bllokmenëve të rinj Rama vetëm pak muaj më parë dërgoi në Bruksel raportin me të cilin i kundërvihej heqjes së vizave për Shqipërinë e shqiptarët. Partia Demokratike informon qytetarët se me gjithë përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet fallco, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, ai po ecën normalisht. Qeveria po plotëson të gjitha kërkesat dhe Partia Demokratike është e sigurt se në përputhje me premtimin e saj elektoral, vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Sipas saj, i vetmi avantazh që kanë patur Malazezët,  Maqedonësit, madje edhe Serbët është fakti që nuk kanë pasur fatkeqsinë të kenë asnjë DITËZI në opozitën e tyre që të punojë dita ditës kundër këtij procesi e që tu bëj thirrje qytetarëve për të mos u pajisur me dokumenta biometrike identifikimi, i vetmi kusht ky për heqjen e vizave.
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara