Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
Kreu i PS-së shkon nëpër sheshet e qyteteve thuajse tinëz, pa njoftuar njeri dhe mjaftohet duke hipur në podiumet që i merr me vete e të fjalë para kalimtarëve, që s’janë më shumë se numri i nxënësve të një klase. Ai s’shqetësohet shumë për braktisjen, pasi për politikën ka faturuar disa televizione që e paraqesin atë sikur po bën politikë të madhe, krejt si dikur komunistët përdornin filmat e Kinostudios për të shpikur një luftë që s’ishte bërë kurrëEdi Rama, të cilit i shpëtoi goja kur paralajmëroi valën e dytë të protestave, gjatë kësaj jave, është përballur me një indiferentizëm të pashembullt, nëpër sheshet e qyteteve ku ka shkelur deri tani. Pamjet e tij i lagur në shi, ndërsa fliste para kamerës së televizionit, ishte vetëm alibia, pse qytetarët e Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Lezhës, etj., etj., kanë zgjedhur të injorojnë monologjet e radhës të Edi Ramës. Realisht, nuk ka qenë koha e keqe, kryesisht me shi, ajo që ka motivuar braktisjen e mitingjeve të valës së dytë të protestave të Edi Ramës, por është lëvizja pa vizion e kreut të PS-së, e cila nuk ofron asgjë të re për qytetarët shqiptarë. Aq e vërtetë është kjo sa me gjithë tentativa e Erjon Veliajt, për të justifikuar braktisjen e këtyre protestave edhe nga aleatët e koalicionit të PS-së, është fakt, se demagogjia e Edi Ramës, jo vetëm që nuk ngjit më as te Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, apo Spartak Ngjela (përveçse te Erjon Veliaj), nuk ngjit më as te qytetarët e Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Lezhës, etj.
Në këto kushte, Edi Rama, ka zgjedhur të zhvillojë disa takime virtuale, të formatit të minimitingje, nëpërmjet së cilave prodhon minipolitikë. Nga vetë emërtimi “minimitingje”, kuptohet nga pjesëmarrja e papërfillshme e “protestuesve”, në këto takime virtuale të Edi Ramës. Për pasojë, Edi Rama, që është i interesuar, vetëm që televizionet të pasqyrojnë vetëm disa fraza të artikuluar prej atij vetë, s’merakoset shumë për mospjesëmarrjen në protesta, por interesohet se a u kontrollua si duhet regjia e televizioneve, që në ekrane të dalë vetëm ai e që njerëzit në shtëpi të ndjejnë se ai po bën një lëvizje të madhe. Është i njëjti version që përdornin komunistët për të prodhuar një luftë nga studiot e Kinostudios, meqë ajo s’kishte qenë e tillë në terren.
Por gjithsesi, fshehja e braktisjes kolektive kërkon ndërmarrjen e disa hapave, në mënyrë që kjo braktisje të mos dalë faqe botës. Kështu përshembull, në Vlorë u bë makinacioni i zhvendosjes së podiumit të protestës, nga sheshi i monumentit të Flamurit, në rrugë, vetëm që kamerat e televizioneve të pakontrolluara prej tij, të mos kishin mundësi të merrnin ndonjë plan nga lart, sërish, nuk mund të evidentohej, indiferentizmi dhe mospërfillja që qytetarët e Vlorës, i kishin rezervuar dy ditë më parë Edi Ramës.
Nëpër minimitingje apo takime të tilla virtuale, Edi Ramës, nuk i ngelet shumë për të bërë, veçse të demonstrojë frikën e tij për tu bërë pjesë e zgjidhjeve.
Fobia e tij, e kësaj frike e shprehur që me mosmarrjen e guximit për të dorëzuar postin e kryebashkiakut të Tiranës, për një kandidim të mundshëm në krye të listës së deputetëve të PS-së, po vazhdon edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa mazhoranca, ka shprehur gatishmërinë, për bisedime dhe gjetjen e një kompromisi, në përputhje edhe me ligjet në fuqi, Edi Rama, ka zgjedhur vetëpërjashtimin nga mundësia e pjesëmarrjes në procesin e zgjidhjes, duke e kushtëzuar këtë frikë, për tu ulur në tryezë, me pretendimin absurd të hapjes së kutive, pretendim që as Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, apo Spartak Ngjela (përveç Erjon Veliajt), nuk e besojnë më





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


