Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
FUNDI I BOJKOTIT TE EDI RAMES!
Nga Nevrus Nazarko
Kryenecesia deri ne arrogance te mirefillte e kryetarit aktual te PS-se per te mbajtur jashte parlamentit grupin e deputeteve te kesaj partie eshte nje nga ngjarjet me te perfolura ne Shqiperine post-komuniste pa perfshire rebelimin e 97-s. Kjo mospjesemarrje ne Parlament e opozites, e cila po hyn ne muajin e saj te 5-te, eshte emertuar nga gazetare, analiste, politikane e te tjere me emrin “bojkot” e per me tutje eshte ashtuquajtur “bojkot i opozites”. Te dyja keto perkufizime si i pari “bojkot” dhe per rrjedhoje edhe i dyti “bojkot i opozites” ne se i analizojme pak me ngushte nuk jane epitetet e pershtatshme per te emertuar kete shfaqje ad nauseam arrogance te Edi Rames dhe disa ndjekesve te tij te mbetur jashte parlamentit.
Bojkoti si perkufizim:
Fjaloret dhe enciklopedite e ndryshme japin perkufizimin e bojkotit si nje forme e organizuar e “aktivisteve konsumatore” per te abstenuar vullnetarisht nga blerja apo marredheniet me nje person, organizate, apo shtet te caktuar si nje forme proteste per aresye politike apo sociale. Zakonisht bojkoti konsiderohet si nje taktike jo vetem afatshkurter por edhe jo-ciklike me ane te se ciles arrihet nje objektiv konsumator apo socila sic e thame me siper. Vete termi ‘bojkot” e merr emrin nga agjenti i pasurive te palujtshme, anglezi Charles Boycott ne fund te viteve 1800, kur ky i fundit refuzoi jo vetem t’ju ulte pagesen qiraxhinjve te tij irlandeze, por edhe i nxorri ata me force nga banesat e tyre. Liga Irlandeze e Tokes mobilizoi jo vetem qiraxhinjte e shperngulur te Boycott-it por edhe fermere tregetare e punetore deri edhe shperndaresit e postes per te izoluar Charles Boycott-in. Si rezultat te korrat dhe punet e tjera te tij filluan te zvarriteshin dhe te jepnin efektin e tyre negativ tek pronat te cilat Boycott-i qeveriste. Per kurreshtaret, problemi u zgjidh me nderhyrjen e ushtrise angleze per te mbrojtur 50 punetore te derguar nga nje organizate protestante (Orangemen) ne Irlande per te ndihmuar ne vjeljen e prodhimeve. Nje studim siperfaqesor i bojkoteve te ndryshme (pothuaj i pa-aplikuar ne politikat nacionale brenda te njejtit vend), qysh nga viti 1880 kur u perdor per here te pare si perkufizim, nuk njihet ndonje rast tjeter paralel qe te jete perdorur ne politike, kaq gjate,me kaq pak mbeshtetje dhe potencialisht me kaq pasoja te renda per qytetaret e nje shteti te stermunduar nga nje diktature e pashoqe.
Rama dhe Parlamenti
Qe Edi Rama nuk ka ndonje respekt te lindur per Parlamentin eshte lehtesisht e lexueshme. Parlamentin, Edi Rama, e sheh thjesht si nje institucion te rradhes, tamam-tamam si nje te keqe te domosdoshme qe duhet per te certifikuar apo me mire te themi justifikuar ligjerisht idete e tij manageriale. Ne jeten e tij te shkurter politike, qe ironikisht filloi me nje katapultim te tij ne krye te ministrise se Kultures nga Fatos Nano, ka mjaft raste nenvleresuese te trajtimit te parlamentit dhe deputeteve te tij. Ne kete rradhe, me tipiku dhe irracionali eshte vendimi i tij per te mos kandiduar per deputet. Ky vendim edhe pse arsyen e vertete e kishte ne mbajtjen e bastionit te Bashkise se Tiranes ne rast humbjeje per te financuar egzistencen ne drejtim te partise dhe opoziten e gjate, ne thelb ka te beje me raportin inferior ne te cilin ai e sheh kete te fundit. Nje tjeter deshmi e percmimit te parlamentit nga ana e Rames eshte perpilimi apo ne rastin me te paket bashkeautoresia e ndryshimeve kushtetuese ne Prill te vitit te kaluar ndryshime te cilat i lejojne kryeministit dore te hekurt ne qeverisje dhe ndryshimi i nenit 87 te Kushtetutes ku tashme zgjedhja e Presidentit te Republikes mund te kryhet me nje maxhorance te thjeshte. Edhe pse ne dukje paraqited i pademshem dhe ne favor te stabilitetit, ne thelb, zgjedhja e presidentit me nje maxhorance te thjeshte (50+1), e njejte me ate te formimit te qeverise, e nxirrte parlamentin ne pergjithesi dhe opoziten ne vecanti jashte loje ne nje perplasje parlamentare ne 2011. Po te analizohet me tutje, ky nen prish ne nje menyre te parikthyeshme balacat e pushteteve meqe tani Kryeministri, Presidenti dhe gjithe drejtuesit e institucioneve te tjera kushtetuese teorikisht dhe praktikisht mund te jene nga nje parti. Nje fakt tjeter qe nxjerr ne pah “dashurine” e Rames per organin legjislativ eshte raporti i tij me keshillin bashkiak te Tiranes, qe ne vetvete eshte nje parlament ne miniature. Sa gishta te dores duhen per te numeruar seancat ne te cilat Rama ka marre pjese ne mbledhjet e keshillit bashkiak? Perjashto ketu periudhen e veshtire te miratimit te buxhetit bashkiak, dhe ketu shfaqja e tij ne numerimin e votave ishte nje demonstrim i asaj qe ne librat e shkencave politike, do te perdoret per ilustrim se cfare nuk duhet te jete dhe si nuk duhet te sillet kryetari i bashkise.
Refuzim i Parlamentit nga PS-ja?
Mospjesemarrja e deputeteve qe per kete legjislature perfaqesojne PS-ne ne parlament eshte ide qe ka vetem nje arkitekt: Ky eshte Edi Rama. Le te mundohen sa te duan apologjetet e mediave vizive dhe te shkruara ta paraqesin si vendim politik te PS-se, ky as nuk ka ere dhe as shije te nje vendimi te tille. Ne fakt, strategjia e ketij te fundit per ta paraqitur mospjesemarrjen ne parlament si vendim politik te PS-se duket se ka mashtruar edhe disa ambasadore te huaj. Para disa ditesh nje ambasador perendimor ne nje interviste me nje agjensi lajmesh u shpreh se “... Problemi kryesor eshte mosbesimi i thelle midis blloqeve politike dhe perkundrejt institucioneve..”. Ky eshte nje konceptim i pasakte, qe tashme ka filluar ta “besoje” edhe diplomacia. Mosbesimi i thelle egziston ne politiken Shqiptare, momentalisht, por ky mosbesim eshte vetem midis dy personave: Sali Berisha dhe Edi Rama, per te qene me konkrete ky mosbesim paraqitet ne si vektor i njeanshem me me origjine nga Rama dhe shigjeten nga Berisha. Ku ishte ky mosbesim midis blloqeve politike kur ndryshimet kushtetuese qe “groposnin” Ilir Meten dhe partite e vogla u votuan nga 123 deputete ne 21 Prill 2009? Ku ishte ky mosbesim kur plaste Gerdeci dhe pas tij kur qeveria e Berishes ishte ne fije te perit, fije qe u kthye ne kavo celiku me aprovimin e Edi Rames? Por le te sjellim ne vemendjen e lexuesit edhe nje fakt tjeter “te harruar” kohet e fundit. Ne nje vend demokratik (qartazi jo ne Shqiperi) te drejten per te kushtezuar pjesemmarjen e deputetit ne parlament e kane zgjedhesit. Ata me voten e tyre e “detyrojne” deputetin, do apo s’do ky i fundit te shkoje atje dhe te ngreje zerin per problemet e tyre. Kete te drejte nuk mund ta kete kryetari i partise dhe as asambleja e saj. Ketu e kemi fjalen per pjesemarrje ne parlament, jo per procedurat e menyrat e votimit. Por ne nje kendveshtrim me konciz, fjalen e fundit per pjesemarrje apo jo ne parlament e kane komisioneret partiake dhe padyshim institucionet e tjera te zgjedhjeve si KZZ, KQZ, Kolegji Zgjedhor etj. Ne rastin konkret kemi gati 20,000 komisionere socialiste, qe ma do mendja se jane ne shumicen derrmuese (ne mos te gjithe) anetare te PS-se, te cilet me firmen e tyre unanime certifikojne numerimin e votave. Po ashtu kemi figura kryesore te PS si Mejdani, Nano, Islami, Pellumbi, Agolli e te tjere te cilet hapur apo jo duket qe nuk e mbeshtesin kete strategji. Nga ana tjeter kryetari i PS-se i cili jo vetem nuk eshte deputet por as ne gjendje t’i bindet statutit te partise se tij merr nje vendim 2 muaj pas zgjedhjeve ku kushtezohet hyrja ne parlament me hapjen e kutive te votimit.
Te Hapen Kutite!
Kerkesa per hapjen e kutive prej Edi Rames (jo prej PS-se) filloi si nje pretekst i tij per te justifikuar thyerjen e statutit te PS-se dhe qendrimin ne krye te saj me force. Mbas momenteve fillestare, kjo kerkese ka te beje me teper me zgjedhjet e ardhsheme parlamentare te 2013’s. Edi Rama me kete refuzim kryenec dhe egoist perpiqet te coje sinjale te qarta tek komuniteti nderkombetar dhe zgjedhesit se poltroni i kryeministrit eshte i tij ne 2013. Me kete kerkese anti-ligjore dhe te pambeshtetur nga asnje faktor dhe institucion si brenda dhe jashte e cila po mban peng vendin dhe ne njefare menyre integrimin ne BE, Edi Rama kerkon te krijoje kredon,kapitalin politik dhe alibine per zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk do te thote domosdoshmerisht zgjedhje te rregullta dhe te ndershme, aspak, ne mendjen e tij ai kerkon qe opinioni i brendshem dhe ai i jashtem ta shohin Berishen si te lodhur nga pushteti dhe manipulues votash ndaj dhe nje rrotacion eventual ne syte e tyre do te ishte mjaft te deshirueshem. Pak a shume si rrotacioni i 2005-es. Ketu eshte edhe qellimi final i Edi Rames ndonese deshira e tij e fshehte eshte qe te mos hapen kutite pasi ai e di se hapja e kutive do ti kostoje zgjedhjet e ardhshme sepse ne to nuk fshihet asnje potencial per ndryshim rezultati. Ne se kutite nuk hapen dhe Edi Rama futet ne parlament, ai ia arrin qellimit, pasi tashme ne syte e opinionit eshte viktima, qe po t’i ishin hapur kutite do rehabilitohej humbja e tij. Ne se kutite hapen dhe profecia e Rames per vjedhje votash rrezohet, bashke me te rrezohet edhe endrra e tij per karriken kryeministrore. Kjo dileme ka nje rrugezgjidhje dhe kjo eshte hapja e kutive. Berisha mund t’i ofroje Rames mundesine e hapjes se kutive nga nje OJQ ne bashkepunim me OSBE me kushtin qe ky i fundit te pranoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te futet ne parlament. Pak a shume si ne rastin e kontestimit te zgjedhjeve presidenciale ne SHBA ne vitin 2000. Pasi Gore njohu humbjen dhe Bush beri betimin si president, dy gazeta prestigjoze, The Miami Herald dhe USA Today ne menyre indipendente pasi ri-numeruan votat arriten ne konkluzionin se Bush do te kishte fituar edhe sikur ri-numerimit t’i ishte shkuar deri ne fund. Nje skenar i tille, eshte plotesisht i mundur edhe ne Shqiperi, por kete e ka ne dore vetem Edi Rama dhe kuptohet ne se ai eshte serioz per hapjen e kutive.





Politikë
Publicistike


