“Përmbytja e socialistëve” në median shqiptare

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Nga Gëzim Llojdia

“Gjella me kripë, kripa me karar”. Ky proverb i moçëm duhet shkruar në posterat e PS. Ka një kufi thoshin plakat e mëhallës tonë. Për të ndershmit, të mençurin dhe besimtarin. Kufiri ruhet në cdo moment të jetës. Për të ligun s’ka pasur dhe s’ka kufi. Si do t’i përkufizoja ushtarët e batalionit të shqyer të Edi K. Rama, që shfaqen në TV duke bërë thirrje të çoroditura se fajin per permbytjen e ka Qeveria. Këtu i hyjnë në pjesë të ligut, i marrin udhën atij. Fajësimi i Qeverisë për përmbytjet në veri të vendit është përtej çdo gjykimi. Fajësimi i qeverisë është përtej realitetit. Fajësimi i Qeverisë është përtej arsyetimit të ftohtë. Mirëpo edhe në këto ditë u panë qartësisht “përmbytjet që bëhen nga socialistët” në median tonë. Si mund të fajësosh Qeverinë, e cila që në ditët e para përtej çdo parashikimi i mori urgjentisht masat. Drejt veriut, kryeministri i vendit nxori automobilin mëngjesin me shi dhe shkoi në Lezhë dhe Shkodër, një detyrë të cilën mund ta bënte fare mirë edhe prefekti, zvministri apo titullari i dikasterit. I njohur për vullnetin e tij të hekurt, një analist dhe mjek i njohur si A.Boti thotë në një libër përmbledhje për Sali Berishën se vullneti i buron nga shenja dhe energjinë ai e shfrytëzon për të mirën. Kryeministri mblodhi shtabet e emergjencës dhe kërkoi evakuimin. Shpërthimet e ujërave në zonën e nënshkodrës nga lumejtë si dhe prurjet që shpërthyen nga shkrirja e dëborës teknikisht janë fenomene që ndodhin në të gjithë globin. Nuk e ndërtoi Sali Berisha kaskadën e Drinit. Nuk i ka në dorë Qeveria e kryesuar nga Sali Berisha retë dhe shiun. Ndoshta duhet thënë kjo, mos vallë nuk e dinë socialistët? Shejtanbudallai i di të gjitha, thoshin plakat tona, por bëjnë sikur nuk i dinë. Deputete të pamandatuar që luajnë rolin e moderatorit në media, kanë lënë pushim zëdhënësen e partisë. Bëjnë apel dhe mëpastaj: Qeveria është fajtore. I kërkojnë prokurorisë të gjenden fajtorët. Djelmosha të Bllokut, bëhuni serioz, palikari! Çuna të lyer me brilatinë, Qielli është i Zotit, shiu, era e dëbora janë fenomene natyrore që e kanë bazën atje sipër. Nuk ngjizen këtu poshtë. Përndryshe do të quheshin “re të Edi Ramës”, “shi i Erjon Braçes”, “dëborë e Saikeq Tahirit”, apo “shkarkesat e xha Beqos së pensioneve”. Në këto ditë zhvillimesh lakuriqi i PS mblodhi edhe asamblenë e kryetarëve socialistë të bashkisë. Shoku Shkëmbi ceku edhe ai fajësimin e qeverisë. Shoku shtufi nëse del në udhë liqeni i Pogradecit, bashkia përgjigjet për ato që i takojnë, jo për ujërat që sjell ujëmbledhësi.
Deklaratat e papërgjegjshme të Edvinit se na mbyti korrupsioni mori përgjigje tek kthimi i shpejtë në shtëpi i inatosur e plangprishës. Ndërsa ka një angazhim të shtetit, tërë reporterët flasin në kamera se ndihma e shtetit është prezente, çuditërisht “mola që gërryen mobiljet” futet në TV dhe jep parashikime si ato të fundit të botës. Kush i shtyn këta derbederë që bredhin nga ekrani në ekran? “Cili je ti plako - i tha ministri Prifti një gojëkeqi në një studio televizive, portieri apo inxhinieri?
Përhapësit e panikut njihen në këtë vend prej kohërave më të lashta. Në novela të autorëve të ndryshëm gjenden portretet e përhapësve të frikës apo panikut. Ata nuk rrinë dot pa e ushtruar zanatin e tyre, madje në çdo kohë. Ata më mirë vdesin sesa të rrojnë pa zanatin e tyre. Përhapësit e frikës u shfaqën nëpërmjet telefonave në Shkodër. Ishte e përhershmja punë e tyre. Edhe atje ku s’duhet dhe bëhet zarar. Ata dot më s’mund të rrijnë atje ku e keqja edhe nuk do të ndodhë, por gjithsesi e hodhën helmin e tyre. Ata sakrifikonin dikur me biçikleta nëpër lagje në ’97-n e gjorë, për të dhënë lajme e frikë kudo se po mbërrinin shikasit e Berishës. Ata i flakën biçikletat përtej - tani kanë mjetet moderne - celularin... Sinjali jepet nga qendra, në Tiranë. Bëhet fajtore qeveria dhe i kërkohen prokurores hetime. Kërkoni hetime e gjithfarë hetimesh shokë sovjetë. Kërkoni edhe pse qeveria nuk mban përgjegjësi për borën qe po bie ne Kine? Po per boren qe ka kallkanosur Francën e Britaninë; perse nuk e pengoi qeveria boren? Një mësues pyeti nxënësit: “çfarë bëjmë ne kur bie shi? Rishtarë dhe të dlirë, femijët u përgjigjën: “E lëmë  të bjerë”! Jo, tha mësuesi, Partia dhe shoku Enver kane marre masa qe shi dhe borë të bjerë në dimër dhe i nxehti të jetë në verë.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara