Një libër që përcjell mesazhe paqësore

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 Një libër që përcjell mesazhe paqësore 

Pjetër Jaku              

Pas botimit të dy librave të profilit të tij mjekësor dhe dy të tjerëve me poezi,  Gazi Buxheli del para lexuesit edhe me një tjetër libër, kësaj here në formën e monografisë. Libri i ri, me titull paksa ngacmues “ Mundësimi i shpresës “, për shkak të asaj që prezanton, mendoj se do të kaloj jo pa zhurmë nga lexuesit e vëmëndshëm. Libri, subjektin e merr tërësisht nga një libër tjetër, por me pretendimin për të dal i ndryshëm. Një mënyrë e tillë e të shkruarit nuk është e lehtë , bile në një farë mënyre mbart mundësi të mëdha dështimi.Vështirësia në këto raste qëndron në mundësinë e përsëritjes së gjërave të njohura, duke rënë në grackën e vetmashtrimit, se ke arritur të japish diçka të re, pa dhënë asgjë tillë .            

E bëra këtë hyrje , paksa të zgjatur, pasi në të tillë hulli më futi libri i Buxhelit, i cili  tharmin e  ka marrë  nga libri  autobiografik i Ekrem Bardhës ” Larg dhe pranë Shqipërisë”, të cilin Bardha dikur  ia kishte dhuruar.             

Si në shumë raste, kureshtar për të lexuar me një frymë librat në shqip që i binin në dorë, këtu në Amerikën e largët, Gaziu e mbaron së lexuari për një kohë shumë të shkurtër. Gjatë leximit, njihet me shumë të papritura tronditëse të jetës në diktaturë , në të cilën pasiguria e saj  ishte Shpata reale e Demokleut, kurse të gjitha vuajtjet e tjera merrnin formën shpërndarjes nëpër rrathët dantesk të Komedisë Hyjnore.           

Pikërisht nga këto skena, dhe nga gjithëçka e mëvonshme në e curinë e pazakontë të jetës së Familjes Bardha, autori i këtij libri, mendon të shkruaj diçka. Idea ishte të shkruante një  analizë, por dalëngadalë analiza po i kalonte  caqet e një kategorie të tillë, duke u zgjeruar e marrë përmasa të tjera. Përvijimet e librit, tashmë ishin bërë realitet. Monografia “ Mundësimi i shpresës”  u strukturua si një libër i plotë dhe u realizua me mjeshtrinë e një prozatori profesionist.          

Tek e lexon këtë libër publicistikë, të lind  shija e një  romani, përsonazhet e të cilit janë njerëz real, që kanë jetuar e vepruar në një kohë të caktuar, një jetë shumë të komplikuar. Ndërthurjet e ngjarjeve , ngarkesat emocionale dhe psikologjike janë arritur me një frymëzim e fantazi të atillë, që do ta kishte zili edhe  një krijues profesionisist . Në gati të gjithë persoazhet e librit ndjehet tendenca e arrirë për të hyrë në brëndësitë e tyre shpirtërore.  Parë në këtë sens, mbase personazhi më i arritur është Nënë Bulja, e cila ka përjetuar shpirtërisht dhe fizikisht goditjet e një regjimi satanik.             

Futja e  Nënë Bules,  në kurthin e “ takimit “ me të birin e arrestuar tradhëtisht, në Degën e Punëve të Brendshme të rrethit, është një nga përshkrimet më mbresëlënëse të librit. Eshtë një nga inskenimet ç’njerëzore  të zakonshme rë asaj kohe, ku  sigurimi i shtetit të diktaturës , luante me ndjenjat e një nëne  jo të zakoshme, siç ishte Nënë Bulja . Por, ndodhi ajo që s’mendohej: kurthi u kthye në një  ballafaqim në të cilin Nënë Bulja s’mund të vepronte ndryshe nga ç’i thoshte karakteri i saj burrëror, qëndresa e të parëve të saj, historia e një fisi vital dhe të pamposhtur. Mendimi  djallëzor i hetuesve për ta mposhtur e thyer Nënë Bulen me dredhimë shokuese të shfaqies së beftë të djalit të arrestuar, u ndesh me zgjuarsinë, burrërinë dhe karakterin e saj stoik, nga i cili ajo del fituese . Një tjetër personazh tronditës, me një fat gjithnjë të paditur , është ai i Samiut . Pse , si dhe kur u arrestua ? Kush e tradhëtoi atë ?etj. janë pyetje që e mbajnë tërë familjen në ankthin e përgjigjeve, të cilat mbase nuk do të vinin kurrë .             

Këto  e shumë episode të tjerë rrënqethës, do të udhëtojnë drejt një vendimi familjar që,  sidomos për Nënë Bulen, nuk ishte i lehtë. Të linte shtëpinë e të parëve, për të marrë arratinë drejt një botë të panjojìhur , duke menduar moskthimin. O Zot çfarë drame?!          

Pikërisht këto ndodhi tronditëse dhe zhvillimet e mëtejshme, para të cilave u gjendën pjestarët e familes Bardha ,  perpecitë , ngatërresat dhe hamendjet e ndeshura në këtë rrugëtim, i dhanë fuqi Buxhelit  të shkruaj këtë libër .Autori i këtij libri edhe pse i mbështetur mbi ngjarjet reale, arrin të jap tensione të reja krijuese, nëpërmjet kulturës dhe interpretimit të fenomeneve. Në dritën e një vështruesi të jashtëm, po tepër të ndjeshëm, arrinë të na jap një vepër emocionale me një strukturë narrative mjeshtërore.          

Kompozimi librit është  i  gjetur dhe intrigues për lexuesin. Libri është i ndarë në disa kapituj, të cilëve më të drejtë autori u ka vënë nga një nëntitull, ndër të cilët  më tërheqës janë: ” Përlotja e burrit” , “Kush e tradhëtoi Sami Bardhën?”, “ Mposhtja e dilemës”, “Një ëmbëlsirë para ikjes”, “ Bisedë e vështirë me vetvetën”, “ Katër  vjetë më vonë” “ Arsyetime rreth një vendimi të papritur”, “Qartësim i vonuar dhe një vendvarrim i çuditshëm”, “ Njerëz të mirë ka shumë, por njerëz shumë të mirë ka pak”, “ Shënjëza që paralajmëronin mort”, “I dituri ia di vlerën pasurisë, ndërsa i pasuri, jo gjithnjë ia di vleren diturisë”, “ Ata që  ju urrejnë do të fitojnë, nëse dhe ju i urreni ata”, “ Bisedë rreth një pikture të Van Gogut’, “ Brenga e një poshtërimi” etj.            

këto kapituj lexuesi, si në gjithë librin, do gjendet para disa ngjarjeve, jo vetëm befasuese, por edhe shumë edukative, të realizuara me mjeshtrinë e sugjestionimit nëpërmjet së vërtetës, e cila rrallëherë mund të realizohet aq bukur, pa pasur një nivel kulturor të deomosdoshëm në përshkrime të tilla, të cilat veç emocioneve ta afrojnë ngjarjen, sikur ta kishe përjetuar vetë. E, kjo është aftësi dhe meritë e Buxhelit, që mori përsipër një ngarkesë të tillë jo të lehtë, biles shumë të vështirë, të përshkruaj aq bukur, mbi përshkrimet e dikuj tjetër. Aq më tepër, t’u shtoj atyre përjetime të reja, nën gjykimin e një njeriu krejt jashtë ngjarjeve rrënqethëse të një familje, duke qënë i tëri brenda tyre. Vetëm duke i përjetuar ngjarjet e dikuj tjetër si  ndjesi të vetvetes, mund të përshkruash aq ndjeshëm, pjesën “ Përlotja e një burri”, siç është përshkruar në këtë libër. Vetëm duke u futur në brendësi edhe të të pathënave, mund të shkruash një libër meditative mbi një biografi, disa herë rrënqethëse, siç është ajo e Bardhës.            

Duke kapur momentët më domethënëse, Buxheli ka arritur të na jap Bardhën në të tri dimensionet më të qënësishme njerëzore: Bardhën – njeri, Bardhën-rrëfimtar dhe Bardhën-biznesmen. Në të tria këto kënde të një jete të vështirë, autori ka depertuar, me një kulturë për t’u pasur zili. Pothuajse i gjithë libri ka një frymë dhe leviz drejt një linje, linjës së vlerave komplekse . Gjithëçka  arrin të shpjegohet, gati poetikisht dhe një stil të admirueshem të rrëfimit artistik. Në disa raste, për analogji, autori u drejtohet personazheve të lashtësisë greke dhe romake, të cilët autorët e famshëm i sajuan prej realiteteve të kohës, apo fantazisë së tyre, ndërsa në libër përdoren si model argumenti apo bindëse ilustrimi .            

përfundim të këtyre shënimeve për këtë libër, nuk mund t’i largohesh mesazhit , apo edhe mesazheve që ai përcjell. Ndër këta mesazhe, ndoshta dy prej tyre janë më të fuqishmit: persekutimi ridimensionoj karakterin dhe interesat e të persekutuarve dhe mërgimi i detyruar i shumë prej tyre  nga Atdheu ishte një fatkeqësi , por njëherësh edhe një mundësi për të mundësuar ëndrrën dhe shpresën , për një jetë tjetër . 

pjeterjaku@yahoo.com    

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara