Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Çfarë tymos Edvin Rama?!
Nga Redin Hafizi
Në një tjetër shkrim, shumë kohë më parë e kam quajtur kreun e PS-së një karagjoz të çuditshëm,por ai qënka më shumë se kaq.Ai doli në një prej studiove të një televizioni Shqiptar dhe kërcënoi me marrje të pushtetit me dhunë.Për këdo që jeton në një sistem demokratik,të deklarosh që do rrëzosh kryeministrin e një vendi nga rruga,do të thotë se do të përdorësh dhunën e rrugës kundër institucioneve demokratike.
Duke dëgjuar këto fjalë,tonin e zërit të përdorur prej tij dhe mungesën totale të logjikës,Rama, nuk të jep më përshtypjen e karagjozit të cuditshëm dhe ai nuk pranon se ka qenë i kuruar për skizofreni (dhe kjo është e drejta e tij),por duhet të pranojë se nëse të parat nuk ekzistojnë ai dukej sikur kishte tymosur ndonjë lloj bari apo për të mos shkuar në ndonjë shkallë më lartë,megjithatë po e lemë me tymosjen. Pra,e gjithë ideja është se përgjigjet e tij dhe deklarimet që ai bëri,jo vetëm që nuk ishin logjike dhe normale,por ishin thirrje të pastra për konflikt civil në rrugë me qëllimin e vetëm të mohimit të votës të atyre që votuan PD dhe aleatët e saj dhe që Edvin Rama të marrë pushtetin pa menduar se si ata votues do të ndihen.Për këtë arsye mendoj se duhet të ngrihet seriozisht pyetja se cfarë tymos Edvin Rama.
Rama po mundohet të krahasojë lëvizjet e tij anarshiste që bazohen vetëm në etjen e tij për pushtet, me një lëvizje të madhe që u inicua nga ideale madhore,ideale për të cilat Shqiptarët kishin ëndërruar në shekuj.Anarshizmi i Ramës nuk mund të barazohet me lëvizjen për liri dhe demokraci të vitit 1990 pasi nuk ekzistojnë elementët.Në vitin 1990 Shqipëria qeverisej nga një parti që kishte vendosur diktaturën më të egër në botë, që definitivisht ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe BE.Sot Shqipëria u fut në NATO nën qeverisjen e partisë që lindi nga protestat e Shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe është po kjo parti,pra PD,që po bën të gjitha përpjekjet që Shqipëri të jetë pjesë e Europës me të drejta të plota sa më shpejt të jetë e mundur.
Mjaft kemi humbur kohë.Dje,pra në vitin 1990 qeveriste me dhunë vetëm një parti apo të themi më mirë baballarët e debatikasve të Ramës,kurse sot,për të parën herë në historinë e pluralizmit Shqiptar,maxhoranca e djathtë, fituese e zgjedhjeve fton në qeverisje një parti të majtë dhe kjo tregon se PD dhe aleatët e saj të djathtë kërkojnë që të angazhojnë të gjithë spektrin politik Shqiptar në realizimin e ëndrrës së madhe të shqiptarëve për ta parë Shqipërinë në mes të vendeve të zhvilluara të Europës.Gjithashtu në vitin 1990 të gjithë ne shkonim në protesta në rrugë,pasi nuk kishim ende një parti që të na përfaqësonte në parlament,pasi nuk lejohej pluralizmi dhe mendoj se Edvini e ka harruar këtë detaj,sepse nuk e ka vuajtur kurrë mungesën e lirisë së shprehjes dhe organizimit politik në kohën e diktaturës, gjë të cilën e vuanin shumica eShqiptarëve.Ndërkohë sot Edvini sërish po u mohon zgjedhësve socialistë që përmes deputetëve të zgjedhur të shprehin mendimet e tyre në parlament,sepse ai kërkon pushtetin dhe nuk i duhet fare se çfarë zgjedhësit duan të thonë.Në një vend demokratik çdo zgjedhës e ka të drejtën të shprehet në parlament përmes deputetit,por Rama nuk mendon për një gjë të tillë,pasi ai nuk është pjesë e parlamentit.Ai kërkon thjesht kaos dhe anarshi në një nivel të atillë që aleatët Europianë të ngadalësojnë procesin e liberalizimit të vizave,për të cilën Shqipëria ka shumë shance ta marrë brenda qershorit,dhe ngadalësimin e procesit të anëtarësimit në BE,që sërish Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta fitojnë Brenda vitit 2014.
Pra, në një kohë kur PD po realizon ëndrrën e Shqiptarëve për integrim në familjen Europiane dhe thirrjen e studentëve “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”,Edvin Rama,i mbështetur nga debatikasit e tij dhe krimi i organizuar kërkon kaosin dhe fatkeqësinë e Shqiptarëve.Pra Rama nuk mund të krahasohet me lëvizjen e vitit 1990,pasi nëse ajo lëvizje kërkonte një të ardhme Europiane, Rama me lëvizjen e tij anarshiste po e pengon atë. Unë nuk e di se cfarë po tymos Edvin Rama,por kjo është një pyetje shumë serioze.
Në studio ai nuk u paraqit vetëm i nervozuar,por më shumë se aq.Ai nisi t’i kërcënojë gazetarët dhe median se ishin këta të fundit fajtorët që ai nuk po e rrëzonte dot Berishën dhe që Shqipërisë nuk i ishte prishur imazhi në Europë.Ai shpesh herë përmendëte shprehjen “Gjykatësi popull” duke kërkuar që me të tregonte se me teza të tilla populiste do të nisë lëvizjen e Haxhi Qamilit sërish.Por kur në një kohë si ajo e Haxhi Qamilit të vjetër nuk kishte institucione,sot Shqipëria është në një nivel shumë më të ndryshëm.Institucionet demokratike ekzistojnë dhe ka edhe një pushtet gjyqësor që edhe pse ka nevojë shumë për përmirësime,por është funksionues.Pra Edvin Rama me teorinë e tij “Gjykatësi popull” thjesht lajmëron maninë e tij për një konflikt civil në Shqipëri.Ai po kërkon me ngulm 1997.Karriera e tij politike po shkon në pus,por bashkë me të ai ka vendosur të marrë edhe
Shqiptarët në fund të pusit.Do të jetë shteti që do të garantojë të ardhmen e Shqiptarëve pasi e ka atë si detyrim ndaj taksapaguesve dhe atyre që i dhanë votën,ndërkohë që nëse Edvin Rama ka dëshirë të vetëshkatërrohet,është i lirë ta bëjë atë,pasi Shqiptarët vecse do të fitojnë,megjithatë është mirë që vetë Rama të reflektojë dhe të ndalë tymosjen e t’i kthehet normalitetit.Tymi nuk i zgjidh problemet,por vetëm logjika e ftohtë të çon në zgjidhje të dobishme.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


