Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Mund ta quajme pa hezitim si nje nga personalitet shqiptare me me influence ne shtetin fqinj te Greqise, jo vetem sa i perket fames, por edhe arritjeve e cmimeve qe ai ka rrokur fale veprave qe ka vene ne skene, dedikuar emigranteve, si "Emigrantet" dhe "1 ne 10 vete". Laert Vasilin, aktorin qe eshte formuar profesionalisht ne shtetin helen, i nderuar me cmimin "Regjia me e mire" dhe "Mes future prize", ne aktivitete nderkombetare ku ka perfaqesuar Greqine, do ta shohim se shpejti ne Teatrin Kombetar, me rolin e Orestit, ne tragjedine e Esklit "Elektra", ku ai pervec shqiperimit te vepres, do te interpretoje ne krah te nje kasti te zgjedhur aktoresh si Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani etj. "Nuk e kam fajin une qe nuk me ka ftuar Shqiperia qe te bej nje regji ketu e te perfaqesoj Shqiperine ne festivale nderkombetare", thote ai ne intervisten dhene "KJ", duke mos harruar te shtoje se eshte me teper nje aktor grek, sesa shqiptar. Duke i dhene vetes noten 20 (ne raportin nga 1 ne 10), per kontributin e tij ndaj emigranteve shqiptare, me poshte ai nuk heziton t'i beje nje apel dikasterit te Kultures dhe qeverise qe ta shohe artin me me shume prioritet, sepse sikurse shprehet vete: "Arti dhe kultura eshte e vetmja gje qe ne mund te eksportojme ne Europe".
Se shpejti do t'ju shohim nen petkat e Orestit ne tragjedine "Elektra". Vini per here te pare ne Teatrin Kombetar me kete rol, nderkohe qe e keni interpretuar me pare ne Greqi? Si ndjeheni?
Rolin e kam luajtur ne Athine ne vitin 1998, ne nje produksion te teatrit kombetar grek. Nuk diskutohet qe pergjegjesia eshte me e madhe qe e luaj tani 12 vjet me vone. Besoj se vij me i pjekur nga ana e mjeshterise se aktorit dhe padyshim qe kerkesat jane edhe me te medha nga publiku dhe nga stafi realizues. Per mua eshte nje sfide e madhe sepse vendosem per here te pare qe nga viti 1994 perballe publikut shqiptar, duke interpretuar ne gjuhen shqipe. Eshte nje kohe e gjate, rreth 16 vjet dhe kjo ka qene nje nga arsyet qe pranova te vija per kete projekt. Dua te falenderoj drejtorin e TK-se Kristaq Skrami, si dhe regjisorin Adonis Filipi, te cilet me zgjodhen per rolin e Orestit dhe gjithashtu me besuan edhe shqiperimin e vepres. Gjithashtu, nuk dua te interpretohen si fjale te zakonshme, por per mua eshte vertet nje nder te ndodhem ne TK, perkrah aktoreve si Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Marjeta Ljarja, Vasian Lami, Bujar Asqeri, Ahmet Pasha etj. Organizimi qe vete TK beri, duke me dhene kohe per te diskutuar qe une te lirohesha nga projektet e mia ne Athine dhe per t'i krijuar vetes kohe fizike per te ardhur ne Tirane.
Risillni te njejtin rol. Ne rastin tuaj, kjo eshte me e veshtire apo me e lehte se heren e pare?
Per mua, po te me pyesni qofte edhe per rolet qe kam interpretuar edhe ne Athine, me duket sikur dua t'i bej edhe nje here, dua t'i kap edhe njehere nga e para. Rritet kerkesa ndaj vetes, sikurse edhe rriten kerkesat e publikut ndaj meje, ndersa mua me duket sikur dikur nuk e kam kapur rolin sic duhet, ndoshta eshte cmenduria ime kjo. Keshtu qe rolin e Orestit e mireprita, pasi ato qe nuk i kam bere dot ne interpretimin tim te pare ne moshen 24-vjecare, do i bej tani pas 10 vitesh. Eshte nje mundesi qe jo shume artiste e kane ne jete, pra te ribejne edhe nje rol serish, ne nje moshe tjeter. Per aktorin kjo eshte mrekulli.
E keni rrokur me lehte karakterin e Orestit, duke qene se e shqiperoni vete vepren dhe se dyti, e keni interpretuar ne gjuhen qe Eskili ka shkruar tragjedine, pra ne greqisht?
Eshte normale, pasi duke u perballur edhe me nje veper te antikitetit, e cila ne origjinal eshte interpretuar ne greqisht dhe duke shqiperuar vepren, kjo me jep nje dore per te sqaruar pikepyetjet qe mund te lindin gjate provave per tekstin, personazhet. Megjithate, behet fjale per nje shfaqje tjeter, per nje konceptim tjeter regjisorial, per aktore te tjere, per nje frymemarrje tjeter artistike.
Sipas jush, e ka me te lehte publiku grek ta kuptoje kete veper, ne raport me ate shqiptar?
Eshte i njejti ndryshim qe do kete nje veper shekspiriane e vendosur ne TK, me publikun anglez qe eshte lindur dhe rritur me Shekspirin. Po ashtu, edhe publiku grek eshte lindur dhe rritur me antikitetin. E njohin kete lloj gjinie, e njohin kete veper qe ne bankat e shkolles fillore.
Aktiviteti juaj ne Greqi eshte goxha i ngjeshur. Keni vene ne skene nje veper per emigrantet, qe eshte mirepritur shume, jeni nderuar me dy cmime etj. Sa e veshtire ka qene per ju gjithe kjo pune qe keni ngritur?
Nuk ka qene e lehte, ne vitet e para nuk ka qene fare e lehte, sado qe une nenen e kam minoritare e mund te themi se kam paksa nje origjine greke, qe me ndihmonte te pakten te njihja gjuhen. Por, dija nje dialekt te vjeter grek, qe flitet ne zonat e minoritetit. Ne vitet e shkolles konkurrova ne Akademine e TK grek, fitova, me nje frike te jashtezakonshme dhe mosbesim te vetja. Pashe listat ku konkurronin 750 persona, nga te cilet do te fitonin vetem 15, ndaj pyeta veten "c'dua une ketu"?. E kisha harruar fare edhe daten e daljes se rezultateve dhe kur lajmeruan ne shtepi, shkova pashe emrin tim ne liste, ku rezultoja i dyti dhe nuk i besoja syve. Mendova se do behej fjale per ndonje tjeter, por kur pashe edhe emrin e babait, e besova se isha une. Fillimet kane qene vite te veshtira, sepse behet fjale per 94-97, kur nga policia organizoheshin operacionet fshesa per emigrantet, ndaj mund te te merrnin me force edhe ne rruge e te te nisnin ne Shqiperi. Nderkaq, brenda ambienteve te Akademise, ata qe me rrethonin kane qene me teper se te dashur me mua, ndoshta per te kompensuar ate qe ndodhte ne boten e jashtme me shqiptaret. Ambienti artistik solli keshtu nje lloj ekuilibri, duke i bere njerezit shume te kujdesshem. Mbarova Akademine e Teatrit Kombetar ne vitin 1997, e qe prej atij viti punoj prane teatrit grek dhe ne teatro private, sepse aty punohet me kontrata e projekte. Ne vitin 2003 kam bere regjine e vepren "Emigrantet", perkthyer nga Slavomir Mrozhek, me te cilin perfaqesova Greqine ne Festivalin Ballkanik ne vitin 2005, ku mora cmimin per regjine me te mire. Ne vitin 2007, serish me regjine time, te shkruar po nga une vete, vura pjesen "1 ne 10 vete", me te cilen perfaqesova Greqine ne Festivalin Nderkombetar te Sarajeves ne vitin 2008, ku mora cmimin "Mes Future Prize", dhe ne vitin 2008 sikurse jane ketu cmimet Kult, u zgjodha si "Artisti i vitit". Si aktor kam qene dy here pretendent per "Kryqin e Arte", ne vitet 2000-2001.
Gjithe keto cmime e arritje ne shtetin helen. C'shije ju le kjo?
Eshte normale, aty kam studiuar dhe aty punoj. Une jam me teper aktor grek, sesa shqiptar.
Po sa i perket ambicieve tuaja qe lidhen me Shqiperine?
Nuk e kam fajin une qe nuk me ka ftuar Shqiperia qe te bej nje regji ketu e te perfaqesoj Shqiperine ne festivale nderkombetare. Une edhe kur kam perfaqesuar Greqine, edhe me vepren "Emigrantet", e kam vene ne skene me 2 aktore shqiptare, te cilet luanin kater dite ne jave ne gjuhen greke, ndersa nje dite ne gjuhen shqipe. Pjesa luhej gjithe sezonin ne nje nga teatrot greke me prestigjioze, ka dhene 145 shfaqje, vec sezonit, ndersa me vepren "1 ne 11 veta" kemi dhene rreth 340 shfaqje.
Duket se tema dhe problematikat qe lidhen me emigrantet eshte teper e ndjeshme per ju, gje qe ju ka sjelle edhe sukses, apo jo?
Ajo eshte tema qe mua si Laert ne Greqi me ngacmon. Doja te beja nje veper me kete problematike, per brezin e prinderve te mi, qe u vetemohua dhe sakrifikoi endrrat, duke punuar si punetore krahu, ne menyre qe femijet te kishin nje jete me te mire. Kesaj gjenerate i perket vepra "Emigrantet", ndersa vepra "1 ne 10 veta" i perket brezit te emigranteve, femijeve te atyre qe permenda me siper. E kam shkruar une vete. Luanin 3 djem, nje rus, nje bullgar dhe nje shqiptar, te cilet jetojne ne Greqi prej 16 vitesh apo me shume, sikurse edhe une. Kane studiuar aty, jane aktore dhe i perkasin atij brezi qe ka nje krize identiteti, pra nuk ndjehen greke, por as bullgare apo ruse. Eshte shume tragjike te ndjehesh pa atdhe.
Kete krize identiteti, sikurse edhe miqte tuaj, a e perjetoni edhe ju?
Jo, une nuk e perjetoj kete, sepse une jam dygjuhesh, apo sikurse e thoni ju ne shqip, qe zevendesoni fjalet shqipe me ato latine, jam bilingual. Duke u rritur ne nje familje ku gjithe fisi i nenes sime fliste greqisht, une u rrita me te dyja gjuhet. Ndaj ne Greqi nuk e ndieja veten te huaj, sa i perket kultures dhe gjuhes. Nese juve u pelqen ta quanin James Belushin shqiptaro-grek, edhe Laert Vasilin mund ta quani shqiptaro-grek dhe te jete shume normale. Jemi dy popuj kaq afer ne kulture e mentalitet, sa eshte e veshtire te veresh dallimet. Ne jemi po aq raciste sa jane greket, e ata jane po aq mikprites sa jemi edhe ne.
Nese do t'ju jepej mundesia te zgjidhnit mes dy nenshtetesive, cilen do te zgjidhnit?
Perse te zgjedh, ju po me kerkoni keshtu te zgjedh mes nenes dhe babait? Me duhet te vras njerin, sepse mamaja eshte greke, ndersa babai eshte shqiptar. Kete nuk do ta bej kurre, sepse nenshtetesia ka te beje me shtetin, ndersa une po flas per kulturen.
Ketu ne Shqiperi jeni angazhuar ne menyre intensive, sepse jeni pjesemarres edhe ne nje telenovele, apo jo?
Po, eshte nje film televiziv qe do filloje te "Vizion plus", me nje teme aktuale. Eshte kenaqesi per mua, sepse eshte hera e trete qe bashkepunoj me Margarita Xhepen, ndersa ne kast eshte edhe Viktor Zhusti. Aty jam djali i Margarites, por eshte me mire te flas me teper regjisori apo skenaristi.
Shikoni, kudo ne Europe nuk mund te jetosh vetem me teatrin. Teatri eshte nje shkolle, eshte gjithmone nje mundesi per t'u persosur si aktor. Pagesa qe behet ne teater, kudo ne bote, nuk e siguron aktorin te jetoje, i siguron elementaret. Ndaj patjeter duhet te besh kinema, televizion. Edhe ne Greqi kam thuajse perhere dy projekte paralele, nje ne teater e nje ne kinema, gjithmone kur keto mund te gershetohen.
Nga 1 ne 10, sa pike do t'i jepnit vetes suaj per kontributin e dhene ndaj emigranteve shqiptare?
Nga 1 ne 10, do t'i jepja vetes 20 pike. Kjo ka qene arsyeja se perse ne fushat e politikes greke, me kane propozuar te perfaqesoj kete lloj shtrese. Une nuk mund ta harroj as vendlindjen tim, as gjuhen time, as te qenit shqiptar. Kete mund ta vertetoni, mund te shihni intervistat e mia ne Greqi. Une nuk mund t'i lejoja vetes, qe ne momentin qe me jepet mundesia si person publik, te mos perfaqesoja shqetesimet e kesaj lloj shtrese, duke nisur nga me banalet, pajisja me dokumente, por qe eshte me jetikja per ta, madje kete gje e kam bere live ne tv greke. Greqia me ka ftuar ne nje tv, ku behet nje dokumentar rreth nje ore ne nje tv prestigjioz. Kete mua Greqia ma ka bere, Shqiperia jo. Megjithate, mendoj se Shqiperia nuk eshte ende ne gjendje te vleresoje artistet. Ka probleme shume me te medha, sesa te merret me artin, apo artistet qe jetojne jashte.
Mos ndoshta problemi qendron te publiku qe eshte paksa i terhequr nga teatri?
Nuk ka qene keshtu deri ne vitet '90. Kjo do te thote qe calon nga te dyja anet.
Ne Athine ekzistojne 40 trupa teatrale qe subvecionoven nga Ministria e Kultures, ndersa ka edhe 120 te tjera private, qe funksionojne me sponsore ose me shitjen e biletave. Per mendim tim, eshte krim qe bileta per ne Teatrin Kombetar kushton 3 mije leke te vjetra, ndersa per te pare nje estrade kushton 8 ose 10 mije leke. Duke rritur cmimin e biletes, do te rritet buxheti i teatrit, i cili eshte i vobekte, jo krahasuar me Europen, por krahasuar edhe me Kosoven, qe ka 2-fishin e buxhetit te TK-se.
Por si motivohen artistet qe punojne ketu te ne, kur nuk kane stimuj financiare?
Ata qe merren me art ne Shqiperi, jane vertete heronj, nga te gjitha aspektet. Punojne ne nje teater me salla pa ngrohje. Nese dy shtet kerkon te hyje ne bashkesine evropiane, e vetmja gje qe mund te eksportoje eshte arti, kultura, pra ajo qe pasqyron identitetin e ketij vendi, duke qene se ne nuk kemi industri te rende. Nese ne nuk duam te zhbehemi me futjen ne Europe, shteti ka per detyre t'i beje 1.5 milione emigrantet qe ndodhen te shperndare kudo, te ndjehen shqiptare e jo angleze, franceze, italiane etj. Kjo gje behet vetem duke pasqyruar vlerat kulturore. Mos harroni, ata qe kane emigruar ne vitet '90, kane qene nje shtrese e popullsise jo shume e arsimuar ose e informuar per kulturen dhe historine e ketij vendi. Nuk me takon mua ne Greqi te bej nje shfaqje per shqiptaret ne Greqi, i takon shtetit tone. Nderkohe qe kete e ka bere shteti grek, duke treguar keshtu se eshte me shqiptar se shqiptaret.





Politikë
Publicistike


