Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
KOSOVA, SFINKSI SERB DHE BENJAMIN FRANKLINI
Gjekё Gjonlekaj/New York
Kosova ёshtё sot shteti mё i ri nё botё.Ditёlindja ёshtё data mё e shёnuar e njeriut ose shtetit.Edhe lindja e diellit dhe e hёnёs sjell gёzim. Natyrisht pёr lindjen e njeriut gёzohen tё gjithё kёshtu veprohet edhe pёr lindjen e kombeve ose shteteve. Pёr datёlindjen e njeriut, ose tё shtetit zhvillohen ceremoni tё ndryshme shume herё madhёshtore.Nё traditёn tonё lindja e njё fёmije ёshtё gёzim i madh,pёrveç ndonjё rasti tё shёmtuar, kur ndonjёri prej farefisit ka pretendime tё pёrvetsimit tё pasurisё ose tё posteve primitive brenda vёllazёrisё. Ata, kёto lindje i shikojnё si njё sfidё personale tё pushtetit tё tyre dhe nuk gёzohen,pёrkundrazi hidhёrohen deri nё kulm,por mundohen t’i mbulojnё nё mёnyra tё ndryshme. Kёto fenomene i kemi parё edhe nё Mesjetё tek princat shqiptarё.Nё traditёn shqiptare shuarja e familjes,fisit ose kombit ёshtё mallkimi mё i madh,dhe vetёm pёrbindshat gёzohen pёr kёto dukuri kataklizmike. Mbyllja e derёs me ferra, shuarja e vatrёs me ujё dhe flamuri i zi nё kulm tё shtёpisё janё kobet mё tё mёdha qё mund tё pёrjetojё familja ose shoqёria.Por pёr shoqёrinё shqiptare kёto fenemone nuk paraqesin ndonjё rrezik. Kanё kaluar ato kohёra.
Kёrcёnime shqetёsuese janё sot sjelljet e politikanёve serbe dhe padronёve tё tyre ruse tё cilёt pёr mё shumё se njё shekull vepruan pёr zhdukjen e popullit shqiptar.Mёsimet nga historia,letёrsia dhe kultura jonё kombёtare pas Luftёs sё Dytё Botёrore nё ish-Jugosllavi nuk ishin tё vёrteta,sepse propaganda serbe detyrimisht e mbulonte tё vёrtetёn nё lidhje me rrёnimet qё kishte shkaktuar nёpёr shekuj. Propagada e bashkim-vllaznimit verbёroi pjesёn mё tё madhe tё popullit shqiptar. Pёr masakrat serbe kundёr shqiptarёve nuk shkruante asgjё nё tekstet shkollore tё asaj kohe. Bile, as ekstremistёt me pesimistёt nuk e kishin imagjinuar luftёn e gjenocidin e Bosnjёs,Kosovёs dhe Kroacisё.Nё kёto luftra Serbia tregoi fytyrёn e pёrbindёshit tё vёrtetё.Shekuj me radhё Shqipёria dhe viset e tjera shqiptare pёrjetuan ato qё pёsoi Kosova, dekadёn e fundit tё shekullit tё kaluar. Luftrat janё tё natyrёs njerёzore.Ato bёhen pёr toka e pёr dete. Nё fund vendimet kombёtare dhe ndёrkombёtare respektohen, qofshin ato pёr paqe, autonomi ose pavarёsi. Pёrjashtim i kёtyre normave njerёzore ёshtё Serbia.Ky sfinks ballkanik nё vend që t’i kёrkojё falje popullit shqiptar tё Kosovёs pёr robёrinё shekullore dhe gjenocidin e tipit hitlerian vazhdon politikёn vrastare tё Kosovёs nё arenёn ndёrkombёtare. Shteti i Kosovёs lindi me dhimbje tepёr tё mёdha. Gjёma e Nёnёs Kosovё nje dekadё mё parё u dёgjua nё tёrё rruzullin tokёsor. Ishte periudha e Golgotёs sё Kosovёs. U trishtua ndёrgjegjja njerёzore. Tragjedinё e Kosovёs e pёrcollёn me lot nё sy intelektualёt,gazetarёt dhe politikanёt mё tё njohur tё botёs. Lufta dhe tragjedia e Kosovёs ishte ngjarja kryesore nё ekranet radio-televizive dhe nё faqet e gazetave mё tё mёdha tё botёs. Serbёt u shndёrruan nё krijesat mё tё urryera. Gjatё luftёs nё Kosovё diplomatёt serbe ishin individёt mё tё urryer. Nё New York pronarёt e restaurantёve dhe lokaleve private amerikane i nxjerrnin jashtё diplomatёt serbё kur merrnin vesh se janё pёrfaqёsues tё politikёs shfarosёse tё Sllobodan Millosheviqit.
Mё nё fund Serbia e humbi luftёn qё ishte diçka normale. Edhe popujt e tjerё kanё humbur luftёra dhe beteja,por nё fund janё pajtuar me ato disfata. Mё 17 shkurt tё vitit 2008 Kosova shpalli pavarёsinё, qё ёshtё dita e dytё mё e madhe dhe mё e lumtur nё historinё moderne tё popullit shqiptar.Vlora dhe Prishtina u bёnё qytetet e triumfit tё Arbёrisё.Bota u gёzua pёr lindjen e shtetit tё Kosovёs. Kjo u pa atё ditё,sepse te gjitha kanalet radio-televizive tё botёs e transmetuan drejtpёrsёdrejti shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs. Ishte njё ditё e lumtur jo vetёm pёr shqiptarёt, por pёr njerёzimin. Por herodёt e Serbisё u çmendёn nga urrejtja pse toka dardane mё nё fund u bё shtet. Prisnin se Kosovёs do t’i mbyllej dera me ferra. Kёshtu e kishin parashikuar tё ardhmen e Kosovёs politikanёt lugetёn tё Serbisё.Tё gjithё tё diturit e botёs ekzodёt e Kosovёs i kahasuan me ekzodёt biblike.Ishte pёrpjekja e tyre e fundit pёr t’i tretur farёn popullit shqiptar nё Dardani. Por, ato veprime tё çmendura nuk u realizuan, sepse mё nё fund triumfoi e drejta dhe liria.Ky ishte akti i fundit i tёrbimit serb.
Njё ditё pas shpalljes sё pavarёsisё, vendet e botёs sё qytetёruar filluan njohjen e pavarёsisё sё Kosovёs.Nuk ngurruan shtetet mё demokratike e mё pёrparimtare dhe e deklaruan botёrisht njohjen e pavarёsisё. Nё kёtё vrull entuziazmi ndёrkombёtar pёr pavarёsinё e Kosovёs , Serbia pёrsёri filloi fushatёn e dytё tё çmendur politike dhe diplomatike kundёr lindjes sё shtetit tё Kosovёs,dhe nё vend se t’i kёrkojё falje dhe tё paguajё pёr gjenocide,ekzode dhe rrёnime biblike e nxori Kosovёn nё gjyq pse lindi! Borisi e Vuku si robotё tё orbitёs po qarkullojnё nё hapёsirё kundёr pavarёsisё sё Kosovёs. Deri mё sot nuk ёshtё shёnuar njё rast i tillё nё historinё e politikёs dhe diplomacisё botёrore.Me paratё qё shpenzojnё kundёr njohjes sё Kosovёs do tё ishte mё mirё tё paguanin gjithё ato dёme e rrёnime qё i shkaktuan popullit shqiptar tё pafajshёm. Pёr pothuajse dy vjet Kosovёn e ka njohur mё shumё se njё e treta e botёs. Nё kёto kushte nuk ёshtё pak. Njohja e pavarёsisё sё njё vendi nuk bёhet me ngutje. Diplomacitё botёrore shqyrtojnё rrethanat e kushtet. Lindja e njё shteti ёshtё dhuratё e Zotit,ashtu siç ёshtё edhe lindja e njё fёmije. Njohja e te gjitha vendeve ёshtё diçka e mirё por nuk ёshtё e domosdoshme. Shumё vende veprojnё dhe bile kanё bёrё pёrparime tё mёdha edhe pse nuk u njohёn pothuajse nga asnjё vend i botёs pёr dekada tё tёra. Konsolidimi i shtetit pas pavarёsisё ёshtё punё tepёr e vёshtirё. Kosova ёshtё me fat, sepse Shqipёria pas pavarёsisё kaloi ditёt mё tё vёshtira tё historisё. Nuk harrohen kurrё vitet e mbrapshta tё Shqipёrisё tё rebelёve antishqiptarё. Turqia, pavarёsisht se e kishte pushtuar Shqipёrinё pёr gati pesё shekuj, hoqi dorё nga pretendimet kolonialiste dhe nuk krijoi probleme, siç po vepron Serbia sot Britania e Madhe i trajtoi mirё kolonitё e veta pas pavarёsisё sё tyre.Shumica e kolonive britanike sot janё vende demokratike. Konsolidimi i shtetit shqiptar vonoi shumё. Diktatura dhe Partia e Punёs e dёmtuan Shqipёrinё, sepse per 70 vjet pavarёsi nuk e njohёn mё shumё se 70 vende. Çka ёshtё mё keq, Shqipёria staliniste pёr njё gjysmё shekulli nuk vendosi lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe me Britaninё e Madhe. Pastaj i preu marrёdheniet me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinёn, qё ishin superfuqi dhe anёtarё tё pёrhershёm tё Kёshillit tё Sigurimit nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pas luftёs pёr pavarёsi kundёr Britanisё sё Madhe kishin probleme tё mёdha, sepse vendet evropiane nuk ishin aspak tё disponuara pёr njohjen e pavarёsisё amerikane. Njohja e pavarёsisё amerikane krijonte ngatёrresa me shtetin shumё tё fuqishёm nё atё kohё, Mbretёrinё e Madhe . Lufta e amerikanёve kundёr Anglisё kishte zgjatur njё dekadё dhe ishte shumё e pёrgjakshme. Revolucionarёt e George Washingtonit e fituan luftёn dhe Mbretёria e Bashkuar Britanike pёsoi disfatёn mё tё madhe. Fillimisht, asnjё vend evropian nuk e njohu pavarёsinё amerikane. Bile Tunisi ёshtё vendi i parё nё botё qё e njohi pavarёsinё e Shteteve te Bashkuara. Pas shpalljes sё Pavarёsisё, Shtetet e Bashkuara dёrguan nё kryeqytetet evropianё personalitetet mё tё shquara tё shoqёrisё amerikane.Njёri prej tyre ishte Benjamin Franklini. Ai u dergua nё Paris pёr tё realizuar synimet diplomatike amerikane nё Evropё.Ky gjenial amerikan bёri pёrpjekje tё mёdha pёr njohje tё pavarёsisё amerikane,por hasi nё vёshtirёsi.
Nё vitin 2005 Shtёpia Botuese “Henry Holt & Company nё New York botoi veprёn “Njё Improvizim i Madh” (A Great Improvisation) tё autores amerikane Stacy Schiff, e cila ka fituar Çmimin Pulitzer. Nёntitulli i kёtij libri ёshtё “Franklini, Franca dhe Britania e Madhe”. Disa dijetarё mendojnё se kjo ёshtё vepra mё e pёrkryer deri sot pёr Benjamin Franklinin. Citojmё autoren Stacy Schiff pёr veprimtarinё diplomatike tё Benjamin Franklinit nё Evropё: Tash sa muaj pёrfaqёsuesit amerikanё janё pёrqёndruar nё Hollandё; republikё me popullsi protestante dhe me shtyp tё lirё, qё duket si njё ortak natyror pёr demokracinё tonё tё re. Nё vjeshtёn e vitit 1778, detyra e pёrpjekjeve zyrtare pёr njohjen amerikane tё pavarёsisё i ishte ngarkuar Benjamin Frankilnit. Por, ai thotё se ishte nje mision i neveritshёm . Kryediplomati amerikan nё Evropё ishte kёmbёngulёs nё kёtё fushatё, por i dukej si punё e pahijshme. Benjamin Franklin thotё: Shteti i ri ёshtё si njё vajzё virgjёr, e cila duhet tё qёndrojё nё shtёpi pa pretendime,duke pritur fatin nga kandidatёt e mundshёm pёr martesё; nuk ёshtё mirё qё vajza virgjёr tё vrapojё,duke i ofruar botёs dashurinё dhe miqёsinё e saj, pёrndryshe mund tё nxisё kundёrshtimet e kandidatёve .Benjamin Franklini e kundёrshtonte trysninё pёr lutjen e Hollandёs para se ta njihte zyrtarisht vendin e tij. Fushatёn pёr domosdoshmёrinё e njohjes pёr pavarёsi Benjamin Franklini e shikonte si diçka tё pafrytshme. Pёr kёtё çёshtje u kёshillua me kolegёt e tij. Ai personalisht mendonte se ekspeditat e tilla janё tё papjekura dhe nuk tregojnё mençuri.
Muajin e kaluar gazeta “The New York Times” shkruante pёr fushatёn maratonike tё Vuk Jeremiqit kundёr pavarёsisё sё Kosovёs. Ështё kjo njё fushatё e çmёndur e diplomacisё serbe.Gjeniali amerikan Benjamin Franklini ishte i matur edhe nё fushatё pёr njohje tё pavarёsisё sё Shteteve tё Bashkuara. Bёhet pyetja, si do ta komentonte ky kolos i lirisё dhe demokracisё amerikane fushatёn serbe pёr vrasjen e Kosovёs pas lindjes? Veprimet politike dhe diplomatike tё Serbisё janё tepёr absurde.Timori Lindor shpalli pavarёsinё njё dekadё mё parё. Pavarёsisht se Indonesia ёshtё vend shumё i fuqishёm, nuk bёri asnjё hap kundёr Timorit Lindor. Shumё koloni, pas shpalljes sё pavaresisё fituan mbёshtje politike dhe ekonomike nga shtetet qё i kishin kolonizuar.
Pas njё shekull robёri,luftёrash e mjerimesh pёrsёri sot Kosova duhet tё ballafaqohet me sfinksin serb nёpёr Gjyqet Ndёrkombёtare pёr tё drejtat e veta Natyrore dhe Hyjnore,duke shpenzuar miliona dollarё kot. Nё vend se diplomatёt serbё tё ulen nё karriken e drejtёsisё botёrore pёr tё paguar krimet dhe dёmet e luftёs e fusin Kosovёn nё gjyq, qajnё me lot krokodili si ujku qё ankohej se qingji ia kishte turbulluar ujёt.Kёto janё çmёnduritё e politikёs serbe dhe hipokrizitё ndёrkombetare.Jeremiqi e Tadiqi, si dy kuaj shtrigash po bёjnё fushatё maratonike kundёr pavarёsisё sё Kosovёs. Gёnjejnё popullin serb, ashtu siç i gёnjente Sllobodan Millosheviqi. Natyrisht se pёr kёto aventura ata kanё mbёshtetjen e Nёnёs Rusi. Harrojnё diplomatёt serbё, se Rusia kurrё nuk ka qitё pushkё pёr Serbinё. Deklaratat ruse pёr gjoja shpёtimin e Serbisё janё mё shume intriga, pёr tё mbuluar ngatёrresat e brendshme, me tё cilat ballafaqohet shoqёria ruse. Kёtё temё e shqyrtuan hollёsisht ekspertёt amerikanё gjatё luftёs nё Kosovё. Opinionet e tyre u botuan nё gazetёn “The Wall Street Journal” nё fund tё Marsit tё vitit 1999. Pёr vёllazёrinё dhe intrigat serbo-ruse u citua disa herё edhe shkrimtari i mirёnjohur Leon Tolstoi.





Politikë
Publicistike


