Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Dje në Kombinat, i biri i Kristaq Ramës e ka kaluar vijën e kuqe, kur ka kërkuar Ditën e përkujtimit të viktimave të diktaturës enveriste, që sheshi i lagjes kryeqytetase të përjetësojë kujtimin e diktatorit. Prandaj edhe kundër-reagimi duhet i përshtatshëm për të shuar këto shpresa të nomenklaturësDje kemi asistuar në një shfaqje cinike të ringjalljes së arrogancës së nomenklaturës komuniste, e cila ka dashur të tregojë se tashmë s’ka frikë t’i shfaqë edhe publikisht rreshtimet që deri më tani, për sytë e publikut, janë përpjekur t’i lënë latente. Në lagjen “Kombinat”, adresën që dikur shërbente si referencë për klasën punëtore e vitalitetin e “njeriut të ri”, i biri i Kristaq Ramës ka përmendur 20 shkurtin dhe shembjen e bustit të Enver Hoxhës, pa i rënë fare matanë aksioneve mazhoritare që ai dhe familja e tij kanë në mbijetesën e diktaturës dhe ngritjen e kultit të diktatorit. Të gjithë shqiptarët e mbajnë mend identifikimin e Kristaq Ramës me njeriun që ideonte dhe mbikëqyrte sa mundej ngritjen e përbindëshave prej bronzi anekënd vendit, që do të shërbenin si roje të diktaturës. Njëri prej këtyre përbindëshave mbante personalisht daltën e tij dhe u vendos në piramidën-mumje në qendër të kryeqytetit. Kujtesa e publikut është e freskët edhe për reportazhet e propagandës komuniste teksa raportonin hap pas hapi se si dalta e Kristaqit po i afrohej përfundimit të përbindëshit prej bronzi. Dje në lagjen e Kombinatit, në një ditë që është caktuar prej parlamentit si dita për përkujtimin e viktimave të diktaturës komuniste, Edi Rama ka qenë për t’i paraqitur familjes “Hoxha” ngushëllimet për shembjen e përbindëshit në qendër të kryeqytetit 19 vjet më parë, por edhe për të marrë angazhimin publik se do të punojë për vazhdimin e punës së të atit për përjetësimin e veprës së diktaturës. Angazhimi i parë i turpshëm është marrë për lagjen e Kombinatit, atje ku Edi Rama thotë se do të shpallë një konkurs për sheshin qendror, në mënyrë që të mundësojë “bashkëjetesën në të njëjtin vend të së shkuarës si formë e kujtesës, dhe të së ardhmes si pjesëmarrje e gjallë e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve e të rejave të Kombinatit”. Pra, që kujtesa e familjes Hoxha, në bronx e në arkitekturë të mbizotërojë mbi rininë e tulatur nga ringjallja e nomenklaturës nëpërmjet Edi Ramës, Dashit, erionëve dhe ylberistëve të tjerë.Deri më dje, drejtuesit e ish-komunistëve nuk kishin guxuar të ndërhynin në përkujtimoren e antikomunistëve, demokratëve dhe ish-të përndjekurve politikë, duke respektuar qëndresën e tyre e në njëfarë mënyre edhe duke pranuar bashkëfajësinë për krimet e tmerrshme të enverizmit. Por dje, Edvini i Kristaq Ramës, me ngushëllimet për familjen Hoxha në ditën kur antikomunistët kremtojnë triumfin mbi diktaturën, ka kapërcyer vijën e kuqe, prandaj edhe reagimi duhet të jetë adekuat, në mënyrë që të shuhet çfarëdolloj shprese për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


