20 shkurti, fitorja e PD-së mbi diktaturën dhe falangat e Ramiz Alisë e Gramoz Ruçit

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Rinia demokratike e 19 viteve më parë arriti të mposht në prej diktaturave më të egra në Europë19 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Partia Demokratike deklaron se respektimi i lirive dhe demokracisë në vend mbetet është një prej objektivave të përhershëm të saj. Ky është qëndrimi që zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani, mbajti dje në përkujtim të 20 shkurti, duke e cilësuar këtë datë si ditën e ngadhnjimit të demokracisë. 
“Sot pas 19 vitesh, partia demokratike në pushtet dhe koalicioni i saj qeveritar, dalin përpara shqiptarëve me zotimin solemn se garantimi i lirive dhe të drejtave të tyre, zgjerimi i tyre i vazhdueshëm, mbeten objektivat e përhershëm dhe më madhorë të program të saj. Nder për jetë studentëve, qytetarëve të Tiranës, të rinjve dhe të rejave çlirimtarë, që me grevën e tyre të urisë dhe me mbështetjen e saj, me guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e tyre, shkruan një nga faqet më të ndritura në historinë e lirisë!”, u shpreh Meçani në një konferencë për shtyp. 
Ajo thekson se rinia demokratike e 19 viteve më parë arriti të mposht në prej diktaturave më të egra në Europë. 
“19 vjet më parë, pas një greve urie të mbi 700 studentëve të Universiteteve të Tiranës, jehona e të cilës u përhap jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë Evropën dhe në botë, studentët e Tiranës, të rinjtë dhe të rejat, qytetarët dhe qytetaret e kryeqytetit, me një akt guximi dhe trimërie epike, do të ngriheshin mbi frikën dhe terrorin e tankeve, autoblindave dhe falangave të armatosura gjer në dhëmb të regjimit hoxhist, do të përmbysnin shtatoren e Enver hoxhës, këtij Hitleri të Pasluftës së II-të Botërore, siç do ta vlerësonte Bashkimi Demokratik Evropian në deklaratën e tij të Parisit, në pranverën e vitit 1991. Më 20 shkurt dikatura hoxhiste, e plagosur për vdekje, do të bënte të gjitha përpjekjet që me zjarr e hekur, të rivendoste forcën e saj, do të ndërmerrte ekzekutimin e të rinjve në rrugët e Tiranës, me falangat e saj të drejtuara nga Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, do të akuzonte Partinë Demokratike për terrorizëm dhe do të përpiqej ta nxirrte atë jashtë ligjit”, u shpreh zëdhënësja Meçani. 
Zëdhënësja e kreut të qeverisë, theksoi në vijim se kjo datë është ndër më të simboliken në historinë e vendit duke ndryshuar të ardhmen e vendit. 
“20 shkurti është Dita e madhe e shembjes së busteve të gjalla të diktaturës hoxhiste, shpartallimit të bllokut-bunker që kishte mbjellë shtypjen më të egër dhe më barbare, persekutimin më të thellë, ekzekutimet, burgosjet, internimet e pothuaj një të katërtës së shqiptarëve dhe kishte zhytur Shqipërinë në varfërinë dhe në izolimin më ekstrem e më të thellë”, tha Meçani. 
Ajo shprehet më tej se 20 shkurti ishte dita kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, e shndërruan Partinë Demokratike në një nga opozitat më të fuqishme të Evropës ish-komuniste. 
“Me heroizmin e tyre, studentët, të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë, qytetarët e Tiranës, në piedestalin e diktatorit më gjakësor të Evropës, do të vendosnin njëherë e përgjithmonë lirinë e tyre. Nder për jetë studentëve, qytetarëve të Tiranës, të rinjve dhe të rejave çlirimtarë, që me grevën e tyre të urisë dhe me mbështetjen e saj, me guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e tyre, shkruan një nga faqet më të ndritura në historinë e lirisë!
Sot pas 19 vitesh, Partia Demokratike në pushtet dhe koalicioni i saj qeveritar, dalin përpara shqiptarëve me zotimin solemn se garantimi i lirive dhe të drejtave të tyre, zgjerimi i tyre i vazhdueshëm, mbeten objektivat e përhershëm dhe më madhorë të program të saj”, përfundoi zëdhënësja e kryeministrit Berisha. 
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara