Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në EgjiptKryeparlamentarja shqiptare Jozefina Topalli, pritet në një takim zyrtar nga Kryetari i Asamblesë Popullore të Egjiptit, Fathy Souror. Pas takimeve të shpeshta ndërkombëtare me zonjën Jozefina Topalli, Souror shprehu kënaqësinë, që po priste në vendin e tij Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, e cila, siç tha ai, është një lidere në vendin e saj.
Dy kryeparlamentarët vlerësuan se bashkëpunimi mes parlamenteve të të dy vendeve, me lidhje historike dhe miqësore, është shumë i rëndësishëm, por ai duhet forcuar në aspektin ekonomik, në shkëmbimet tregtare dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Dy homologët u ndalën edhe në çështjen e Kosovës. Jozefina Topalli, duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga Egjipti gjatë luftës në Kosovë, tha se ne e konsiderojmë Egjiptin si një vend lider të botës arabe, që me influencën e tij do të ndikonte mjaft në njohjen e shtetit të Kosovës. “Ky realitet i ri, tha Kryetarja e Kuvendit ka ndikuar në stabilitetin e rajonit tonë, duke çuar përpara fqinjësinë e mirë, pas njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë:”.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Egjiptit, i pranishëm në takim, siguroi zonjën Jozefina Topalli se ky komision do t’i rekomandojë Qeverisë së Egjiptit njohjen e shtetit të Kosovës, pasi edhe opinioni publik është në favor.
Në nderim të vizitës së zonjës Jozefina Topalli, kryetari i Parlamentit kishte përgatitur posaçërisht për të një medalje të artë, ku ishte gdhendur emri i saj, gjë që sipas tij do t’ia bënte Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë të paharrueshme vizitën e saj të parë në Egjipt.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli takon në Vjenë homologen austriake/Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takohet me Kryetaren e Parlamentit
austriak, Barbara Prammer. Gjatë ndalesës në Vjenë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në Parlamentin austriak nga kryeparlamentarja Barbara Prammer. Duke shprehur kënaqësinë për takimin, zonja Prammer vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe po hedh hapa të tjerë te rëndësishëm në rrugën e reformave dhe integrimit të saj.
Jozefina Topalli shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen që vendi mik Austria vazhdon t’i japë Shqipërisë në proceset e saj integruese.
Ajo theksoi se Shqipëria ka përpara një vit tejet të rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit. “Po punohet intensivisht për përmbushjen e detyrimeve të fundit për liberalizimin e vizave. Ndërkohë të gjitha institucionet dhe agjencitë e vendit janë të angazhuara në plotësimin e pyetësorit të dërguar nga BE, proces ku është kryer tashmë përgjigja e më shumë se 95 për qind e pyetjeve”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli.
Të dyja homologet vlerësuan se takime të tilla shërbejnë si shtysa në bashkëpunimin midis dy parlamenteve, por edhe në kuadër të IPU-së. Si anëtare të Komitetit përgatitor për mbledhjen e kryeparlamentarëve të të gjithë botës, që zhvillohet një herë në pesë vjet dhe që do të mbahet në verë të këtij viti, ato u ndalën në temat kyçe në fokus të kësaj mbledhjeje. Vëmendje iu kushtua edhe takimit të ardhshëm të kryeparlamentareve gra që do të zhvillohet gjatë këtij viti në Bernë, Zvicër. Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të plotë.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


