Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, Kryeministri Berisha informoi të pranishmit lidhur me takimin e zhvilluar me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së z. Mevlüt Çavuşoğlu. Sa i përket këtij takimi, Kryeministri Berisha u shpreh: “Sapo përfunduam një takim me Delegacionin e Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KiE z. Mevlüt Çavuşoğlu, që quhet në këtë rast, për sa i përket formimit të tij, Komiteti Presidencial. Në takimin tim unë e falënderova shumë Këshillin e Evropës, për mbështetjen e madhe që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë; për rezolutën, por edhe delegacionin, i cili ka ardhur në frymën e rezolutës të ndihmojë me praninë e tij dhe mendimet e tij, zhvillimet pozitive në vend. Unë mendoj se takimi ishte një takim shumë i hapur, i gjerë, i frytshëm dhe shpreha në këtë takim disponibilitetin e plotë timin, të qeverisë, të koalicionit qeveritar për të trajtuar në mënyrën më serioze, më konstruktive të gjitha problemet bilaterale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri”.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


