Kryeministri Berisha pret në takim një përfaqësi të partive politike të Luginës së Preshevës

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Berisha priti sot në zyrën e tij, në një takim miqësor, një përfaqësi të gjerë të partive politike të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e partive politike, pasi e përshëndeten për pritjen e ngrohtë, e falënderuan Kryeministrin për interesimin e vazhdueshëm rreth përpjekjeve të shqiptareve të Luginës së Preshevës për liri dhe të drejta njerëzore. Ata i  përshkruan Kryeministrit tablonë e ngjarjeve dhe jetës që po zhvillohet në këtë rajon. Situata në këto momente në Preshevë dhe Bujanovc, përkundrejt dëshirës së shqiptarëve, po shkon drejt degradimit ekonomik, papunësisë, kufizimit të aksesit në arsim, militarizimit dhe si rrjedhojë, edhe e largimit prej saj të një pjese të qytetarëve shqiptarë. Në këtë drejtim, politikanët e Luginës së Preshevës shprehen mirënjohjen për ndihmën e qeverisë shqiptare për mikpritjen e nxënësve dhe studenteve kosovarë në auditorët e shkollave dhe universiteteve të Shqipërisë, si dhe për simpatinë e treguar.

Në vazhdim, politikanët e Luginës së Preshevës e njohën Kryeministrin lidhur me diskutimin dhe përpjekjet e tyre për krijimit  e Këshillit  Nacional të Luginës së Preshevës.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare i ndjek me vëmendje  zhvillimet dhe problemet në këtë Luginë dhe është gatshme të kontribuoje  edhe në të ardhmen në drejtim të përmirësimit të tyre. Dyert e shkollave dhe universiteteve shqiptare, tha Kryeministri,  do të jenë gjithmonë të hapura për të rinjtë kosovarë, ashtu si përpjekja jonë pranë autoriteteve përkatëse për njohjen e diplomave të tyre. Shqiptarët, kudo që janë, nuk duhet të jenë pesimistë. Zhvillimet demokratike dhe tendenca europiane që ka përfshirë  Ballkanin Perëndimor, theksoi Kryeministri, do të krijoje klimë gjithnjë e me demokratike  edhe në Serbi për garantimin e të drejtave humane të popullsisë shqiptare. Zëri i Shqipërisë do të jetë gjithmonë prezent në të gjitha takimet me faktorët politikë dhe ekonomikë ndërkombëtarë, si dhe me Beogradin zyrtar. Shteti shqiptar, vijoi Kryeministri, gjithmonë do të jetë përkrah tyre. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në te ardhmen në marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë do të lejojnë një dialog më të drejtpërdrejt në favor të interesave të tyre.

Kryeministri Berisha  vlerësoi si një hap të rëndësishëm krijimin e Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës,  si një forum, i cili bashkon shqiptaret në interesa të përbashkëta, si dhe në përpjekjet  për evidentimin e tyre para të gjithë faktorëve zyrtarë e ndërkombëtare. Ky Këshill dhe trajtimi me dinjitet i tij prej vete shqiptarëve, theksoi  Kryeministri Berisha, është një mënyrë e mençur për të realizuar përparësitë e qytetareve tuaj, në kushtet e një situate të dëshiruar jokonfliktuale.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara