Kampet e internimit te periudhes 1945-1954

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 Kampet e internimit te periudhes 1945-1954 

Fjala e Drejtorit te Insttitutit te ish te Perndjekurve Politike te Shqiprise Z. Simon Mirakaj, mbajtur ne Simpoziumin e dates 18 shkurt ne Akadamine e Shkencave me shtresen e ish te persekutuar politike per largimin nga detyra te njerezve te inkriminuar gjatet rregjimit komunist ne Shqiperi.


Menjehere mbas clirimit e te vendosjes te pushtetit komunist ne Shqiperi filluan raprezaljet kundra kundershtareve politik. Nese  ne pjesen e Europes perendimore filluan rindertimin, mbas shkaterrimit te luftes, ne pjesen  e Europes lindore filluan te hapin kampe internimi qe ngjasonin me kampet e nazismit.Filluan vrasjet me gjygj e pa gjygj,filluan torturat ne burgje,internimet,rrembimi i pronave etj.Shqiperia u kthye ne nje shtet burg.Ketij terrori te panjohur ne historine e popullit tone ju thuren dhe kenge, si ajo e fameshmja”enver hoxha e mprehu shpaten”.Shpata e Demokleut i qendroi mbi koke njerezve te pa fajshem per dyzet e pese vjet.Nese do te kishte cmime per krime,burgime dhe internime Shqiperia per nga numuri i popullesise do te zinte vendin e pare, jane vrare me gjyq e pa gjyqe 6000 vete,jane burgosur 23000 persona,jane internuar e debuar 400000 persona.Ne cilin vend u vra gruaja shtatezene, ne cilin vend u vrane poetet,  ne cilin vend u var poeti, u vrane kleriket.Ne cilin vend  u denua me ligj femija  ne djep,me internim dhe doli nga kampi 45 vjec? Per mua eshte e veshtire te pershkruaj cfare ndodhi me ne, ne keto kampe..Per te qene sa me i sakte duhen shtruar disa pytje:1-Cfare kuptojme me fjalen internim,apel ?.2-Si beheshin internimet e periudhes 45-54?3- Sa kampe kishte?4- Si trajtoheshin njerzit?Me fjalen internim ne kuptimin linguistik kuptojme nje qendrm te detyruar ne nje vend te caktuar. Duhet shtuar ne nje vend te caktuar te rrethuar me tela, e me polici te pa shpirt qe pervec emrit njeri, nuk kishin as gje te perbashket me te.Apel do te thote thirrje emer per emer,ky apel behej tre here ne dite, me orar te vene nga komanda.Internimet beheshin pa vendime.Vendimet i kishte vete sistemi i diktatures qe po vendsej ne Shqiperi.Makinat te shoqeruara me polici ju afroheshin shtepive te rrethuara nga ushtare te armatosur. I nxirrnin nga shtepite me force plackisnin cfare ishte me vlere dhe  duke i shtyre i hipnin ne makine e i nisnin  neper kampe perqendrimi te shperndare ne te gjithe vendin. Duke i  lene te marrin vetem rrobat per te fjetur, e a to me numer.Veriu dergohej ne jug ndersa jugu ne veri.Dy ishin kampet e fillimit. BERATI,KRUJA.Kampi I Krujes[17Qershor-7 korrik 1947].Ne  kete  kamp te intrnuarit kane jetuar  me 600 Gr.buke misri ne dite.Plot dy  vjet punuan te internuarit me pune te rende krahu.Ata flinin ne  stallat e kafsheve te rrethuar me tela e te ruajtur nga policia.BeratiNe Berat te internuarit jetonin ne gazermat e pashait e ne kala.Nje pjese qe ishin me te  rinj i derguan ne Kucove per te punuar.Kur nuk e  benin normen, rriheshin nga komandanti i kampit Pandi  Anastasi. Duhet theksuar se kampet ishin mbushur me gra, femije, e pleq.Kampi i Krujes edhe i Beratit u nda ne dysh.  Me kete menyre ndanin familjet. Nga Kruja   nje pjese i internuan ne Kashar per te punuar dhe  te internuarit e Beratit   i derguan  ne Kucove.Ne  Nentor te 47 te internuarit i derguan  ne Kamez i strehuan neper cadra e stalla.Ketu,  thote nje nga te internuarit e atij kampi kemi punuar zbathur edhe ne kohen e dimrit ku balta shkonte deri ne gju.Te internuarit e kampit te Beratit ne 49 i derguan ne Tepelene ne kampin e cfarosjes  apo Aushvici shqiptar. Gjate rruges per ne Tepelene makina rrezohetdhe si pasoje vdiqen Fadil e Xhuma Petrela.Ne 14 prill te 49 shume djem te moshes 14, 15 vjec i derguan ne Lozhan.LOZHAN[14 PRILL-12 DHJETOR1949.Ja si tregon nje i internuar ne kampin e Lozhanit Vasil Kokali;Para se te shkonim ne Lozhan,kemi qendruar ne Godoviat te Gramshit 17 dite pa strehe ne qiell te hapur,edhe moti ishte per dite me shi.Nga Godoviati u arratisen 9 vete,6 kaluan kufirin nje u vra,nje u plagos e nje u kap i gjalle.Ne 7 Maj te vitit 1949 te shoqeruar nga forca te shumta ushtaresh,  u nisem nga Godoviati ne kembe per ne Lozhan te ngarkuar me rraqet tona,mbas tre ditesh kemi mberritur ne Lozhan te rraskapitur nga lodhja e te uritur ,rruges kemi ngrene gjethe hardhije te eger. Punen e kishim shum te rende,hapje rruge, ku gjetem edhe 80 came.Kush nuk realizonte normen tregon Vasili e futnin per ndeshkim ne ujin e lumit Devoll deri ne brez[mos harroni keta te internuar ishin te moshes 14 ,15 vjec.Ne kampe jane rrahur ne menyre barbare si Nikolla Bicuni nga Dropulli i siperm dhe Safet Xoxi nga PARAMITHIJA E CAMERISE.Me 12 DHjetor nje pjese te internuareve transferohen nga Lozhani per ne PORTOPALERMO.5. Portopalermo[DHjetor 1949-50].Mua me nisen per ne Portopalermo,thote V.Kokali ne Lozhan me mbeten dy vellezrit njeri 14,e tjeteri 15 vjec,ndersa motren e nenen i derguan ne kampin e Valiasit, familja ishte ndare ne tre kampe e kjo jo pa qellim.Ne oren 5 te darkes na kane hipur ne makine nen shoqerine e nje shiu te imte.Te gjitha levizjet nga nje kamp tek tjetri i benin gjithmone nen shi.Me 14 dhjetor ne oren 10 te nates arritem ne Portpalermo.Ne kete kala kemi gjetur gra, femije,plaka e pleq te ardhur nga kampi i Tepelenes.Ne kete kamp kishin sjelle per ndeshkim familjet me te nderuara nga krahina e veriut,si te Fiqiri Dines,te Markagjonit,te Mirakajve,Kalosheve,Te Hysni Demes,te Cen Elezit,Preng Previzit,te Sina Goles,Nush Topallit,Pal Pognit,si dhe shum beqare si Shpend Sherfi,Xhevit Matjanin,Bajram Xhafen,Avni Agollin,Hazis Kurjanin,Kujtim Velmishin,Sabri Dergutin,Luigj Markun e te tjere.Me vone  erdhen ata qe u liruan nga burgu si Fatbardh Kupi,Viktor Dosti,Alush Dizdari,Isuf e Imer Keqi,e shume nga Devolli qe s’me kujtohen emrat.Ne kete  kamp fatemiresisht  nuk ishte i gjate qendrimi se do te kishim vdekur te gjithe.Kapter Ahmeti nga Kuci i cili me pare kishte qene gardian i burgut et Gjirokastres i transferuar me detyre ne Portopalermo,u cudit nga kushtet teper te keqia duke thene se Kalase se Gjirokastres i ka dale nami se kjo qenka per te qare hallin.Ketu te Internuarit u verbuan  nga mungesa e vitaminave,si Ndue Doshi,Mark Doshi,ata ecnin kemba doras Ushqimi ditor ishte 400GR.buke thekri e nje luge leng groshe.Ne kala rrezja e diellit nuk depertonte asnjehere,dritaret ishin shume te vogla,ambjenti ishte gjithmone ne terr,lageshtire ishte nje gejndje tmerri.Per te fjetur si dyshek kishim rrasat e gurit,uje te kripur e me krimba pinim nga pusi qe ishte ne hyrje te kalase.Ne kamp buka gatuhej e piqej ne kala.Nje dite i them bukepjekesit ore Ded s’te kam pare asnjehere te pastrosh govaten e gatimit,ai mu pergjigj se une kurre s’kisha me mujte me e pasture ma mire se minjte.Tepelene[9Prill 1949-14Mars 1954] .Kampi ngrihej rreze kalase,buze lumit Bence ,ne gazermat e ngritura nga ushtria italiane gjate luftes se dyte boterore.Ne kampe ngriheshim ne oren 5 per apelin ndersa ne oren 6 do te grumbulloheshim para drejtorise per te na caktuar punen.Organizimin e punes e bente  policia e kampit ne perberjen e saj kishte 15 police. Nje pjese punonim ne bacen e komandes, pjesa tjeter priste e trasportonte dru ne kurriz nga mali i Turanit 7 km larg .Ndersa grate mblidhnin pleh organik neper stanet e maleve te Tepelenes e i transportonin ne kurriz me litar,disa punonin me bel ,benin qelizem ,te tjere mbanin driza ne kurriz per ti cuar ne kamp per guzhinen ,drizat i merrnin 5 km larg kampit.Per transportin e drizave komanda kishte caktuar  nje skuader me vajza te reja,te cilat shkonin dy here ne dite.Kapterri qe i shoqeronte nuk i lejonte qe te pinin uje.Keto ishin vajza te familjes Kaloshi,Mirakaj,Markagjoni,Demaj,Tuci nga Mirdita,Gole.Topalli[Suzana Topalli].Nga lodhja,urija,ato vendosen te hidhen te ngarkuara  me dru ne lumin Vjose,njera prej tyre nuk ishte dakort duke ju thene se ne nuk bejme as gje vetem ju shtojme dhimbjen nenave tona. Shpeshehere kur ketheheshim nga puna ishim te lagur prej shiut, rrobat na thaheshin ne trup.Kampi kishte 2000 persona.Racioni i ushqimit ishte 80 gr.oriz per person 50 gr makarona,bollgur,grosh te gjitha me krimba,9 gr.vaj,5 gr kripe e 400 gr.buke.Ne kampe njerzit hanin cfar te gjenin,si lende derrash gorrica te egra ,mish te ngordhur kur i gjenin gjate punes..Kampi ishte i mbushur me predha te mbetura nga lufta italo greke ,komanda vinte edhe femijet per ti stivosur.Ndodhte qe grate kur vinin kazanin per te zier rrobat ai shperthente, hidhej perpjete duke vrare gruan dhe  femijet qe rrinin prane per tu ngrohur.Ne kampe vinin shpesh per kontroll nga Ministria e Brendeshme,njeri me kujtohet e quanin Polikron GJERMENI ishte nga Krutja e Lushnjes,ata silleshin si te terbuar si esses.Kampi i Tepelenes ishte kampi i asgjesimit fizik te njeriut. Drejtoria e kampit kete zell e kishte edhe per te vdekurit,tre here i levizi varret, te treten i hapen varet buze lumit te Bences.Gjate dimrit ujrat e rrembyer i gerryen varret  duke i zhdukur eshtrat.Sot ata si shume te tjere jane pa varr.Keto kampe sic e degjuat nga tregimi e nje te mbijetuari qe sot e eshte 85 vjec kane qene kampet e cfarosjes te njeriut te ngritura nga clirimtaret tane qe shume prej tyre e pesuan dhe vete.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara