Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
FITORE E MADHE HISTORIKE - Popull i shendetshem, vend i shendetshem, komb me i
fuqishem
- Nga Alban Dega , Nju Jork
Miratimi i Reformes per Kujdesin Shendetesor nga Dhoma e
Perfaqesusve e Kongresit Ameriken eshte nje lajm i gezueshem per gjithe
popullin e kombin amerikan. Eshte nje fitore e madhe per popullin dhe
Presidentin e madh te Amerikes Zotin Barack Obama.
Pergezime dhe shume faleminderit Zoti President!
Pergezime dhe shume faleminderit Kongresi amerikan!
Pergezime dhe te festojme se bashku te gjithe republikane
e demokrate, te pasur e te varfer, cdo shtetas e jo shtetas i SHBA-se ...
Kjo eshte reforma me madheshtore humanitare, shoqerore,
ekonomike e financiare ne Historine e SHBA mbas asaj te Sigurimit Social te
udhehequr nga Presidenti amerikan Rusvelt. Kjo reforme shenon fillimin e
ne epoke te re ne fushen me te rendesishme njerezore sic eshte kujdesi
shendetesor. "Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe" thote nje proverb i
vjeter. Qysh sot Shetet e Bashkuara te Amerikes do te jene me te shendetshme...
Popull i shendetshem, shtet i shendetshem, komb me i fuqishem !
Faleminderit Presidenti yne i madh amerikan! Ju jeni
Presidenti i " Ndryshimit dhe Shpreses" per ne. Mbaje fjalen dhe premtimet tuaja
ndaj popullit amerikan, sic je duke vepruar Presidenti yne i madh !
Hapi i ardhshem do te ishte Reforma per Imigracionin!
Beje ate Zoti President ne emer te enderres sone te madhe Amerikane, ne emer
te demokracise boterore, ne emer te frymezimit dhe Altarit te Lirise per
Boten sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes!
Zoti u bekofte Z. President Barack Obama! Zoti e beklofte
popullin dhe kombin tone te madh amerikan! Tungjatjeta ( ne shqip qe
perdoret si "hello" dhe " see you soon" ne te foluren e perditshme) te gjithe
juve !
Shenime :1- Komenti i mesiperm eshte botuar ne gjuhen angleze ne rrjetin e
internetit " America Online" me me shume se 250 milione kliente dhe lexues
ne SHBA dhe ne mbare Boten sot me daten 22 mars 2010, Dita e pare e
Pranveres. Dite pranvere e dyfishte per popullin vella e aleat strategjik te
shqiptareve! Ai iu dergua mbreme si mesazh edhe vete Presidentit te SHBA-se
Zotit Barack Obama, fitues i Cmimit Nobel per Paqe ne vitin 2009.
2- Brenda disa minuatave pas dergimit te mesazhit te mesiperm, pata
nderin e madh dhe kenaqesine e pakufishme te merrja mesazhin e meposhtem nga
Presidenti i SHBA-se Zoti Barack Obama.
FALEMINDERIT ALBAN !
Alban,
Per here te pare ne historine e kombit tone, Kongresi ka
miratuar nje reforme te gjere per kujdesin shendetesor. Amerika ka pritur
njeqint vjet dhe ka luftuar per dekada me radhe per te arritur kete cast.
Me ne fund sonte, saj jush ne arritem ketu !
Kini parasysh permasat e medha te asaj cfare ju sapo keni permbushur:
Saj jush, me ne fund cdo Amerikan do te kete te garantuar nje kujdes dhe
sherbim shendetesor me cilesi te larte dhe te kenaqshem.
Cdo Amerikan ka siguruar mbrojtjet me te rrepta te te drejtave te
pacientit ne histori. Rritjet arbitrare te pagesave, anullimet arbitrare te
sigurimeve shendetesore dhe diskriminimi per shkak te kushteve paraprake tashme do
te zhduken nje here e pergjithmone.
Me ne fund ne po fillojme te ulim koston e kujdesit shendetesor, duke
krijuar miliona vende pune, duke parandaluar falimentimin e familjeve dhe te
biznesve dhe duke hequr barren e mbi nje trilion dollareve nga kurrizi e
femijeve tane.
Por fitorja qe ka me shume rendesi sonte shkon shume me larg se cdo ligje
shume me lart se cdo shifer. Kryesorja e kryesoreve eshte qetesimi i
mendjes qe do te gezoje cdo Amerikan, i cili kurre me nuk do ta ndjeje e shohe
plagosjen apo semundjen si nje katastrofe.
Kryesorja e kryesoreve eshte se si punonjesit ashtu edhe sipermarresit
tani do te jene te lire te gezojne hisen e vet te endrres Amerikane pa pasur
frike se do te humbasin kujdesin shendetesor apo se do te ndeshen me fatura
marramendese.
Kryesorja e kryesoreve eshte gezimi i pamase i familjeve ne cdo cep te
ketij vendi te madh, qe do te jetojne nje jete me te lumtur, nje jete me te
shendetshme se bashku sepse me ne fund ata do te gezojne kujdesin jetik per
te cilin do te kene nevoje.
Ky eshte ndryshimi me thelbesor!
Mirenjohja ime sonte eshte e thelle. Une u jam mirenjohes atyre brezave qe
me perpjekjet e tyre heroike sollen realizimin e ketij qellimi te madh ne
kohet tona. Une u jam mirenjohes anetareve te Kongresit qe me perpjekjet e
tyre prej muajsh te tere dhe me votat e tyre te guximshme e bene te
mundshem hedhjen e ketij hapi perfundimtar. Por mbi te gjitha une u jam mirenjohes
juve.
Kjo dite nuk shenon fundit e luftes sone. Shume pune te veshtira mbeten
per tu kryer dhe une marre solemnisht pergjegjesine per ti kryer ato ne
rrugen e drejte. Ne mund tu bejme balle ketyre puneve se bashku dhe me besimin
e madh te atyre qe kane tundur malet.
Kjo beteje e jona ka filluar tre vjet me pare, duke u udhehequr nga besimi
i patundur se ndryshimet nga themelet ishin plotesisht te mundshme. Ne
kemi punuar se bashku pa u lodhur qe nga ajo dite per te percjelle kete mesazh
besimi.
Ne kemi ndare me njeri- tjetrin caste shpresash te medha dhe njekohesisht
jemi ndeshur edhe me prapakthime e dyshime. Te gjithe ne jemi detyruar te
pyesim vetveten nese vertete politika jone eshte bere shume e polarizuar e
shume driteshkurter per tu ndeshur me sfidat e kohes sone. Kjo lufte u be
gur prove nese populli amerikan do te mundet te qendroje grushtbashkuar kur
kauza ishte e drejte dhe per te bere realitet tani ndryshimin ne te cilin
ne kishim besim.
Sonte, ne saje te perpjekjeve tuaja madhore, pergjigja eshte e
padiskutueshme: po ne mundemi.
Faleminderit !
Presidenti Barack Obama





Politikë
Publicistike


