Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Nën moton “Për drejtësi”, mijëra qytetarë sot nën organizim të Këshillit të OJQ-vë shqiptare shprehen paknaqësin dhe revoltën e tyre kundër padrejtësisë dhe diskriminimit të shqiptarëve. Protesta filloi para gjykatave të vendit, për të vazhduar drejtë shtëpisë ligjvënëse Parlamentit, më pas itinerari i protestuesve vazhdoi para Qeverisë dhe përfundoi atje ku edhe filloi para gjykatave. Gjatë protestës u vërejtën edhe një numër i madh i forcave të sigurisë. Protesta ishte e qetë dhe pa incidente. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e proceseve të montuara politike dhe lirimin e të pafajshmëve.
“Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla të montuara dhe antidemokratike si rasti i Sopotit. Ndërprerja e menjëhershme e procesit të montuar dhe lirimi nga burgu i banorëve të pafajshëm të Brodecit. Rastet e ashtuquajtura për “krime lufte” të ndalojnë menjëherë së procesuari sepse gjykatat e vendore nuk janë kompetente të zgjidhin këto lëndë dhe se kjo është në kundërshtim të drejtpërsëdrejti si me ligjet e këtij vendi ashtu edhe me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, deklaroi Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
Këshilli i organizatave joqeveritare i bëri thirje edhe faktorit ndërkombëtarë që të ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate dhe u shprehen se në NATO dhe BE nuk mund të shkohet me gjykatë të korruptuar.
“Rruga jonë e vetme dhe e pakthyeshme mbetet anëtarësimi në NATO dhe në bashkimin Europian. Por atje nuk arrihet me politika diskriminuese dhe antidemokratike apo me një gjyqësor nacionalist dhe të korruptuar njëkohësisht”, tha Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
Edhe qytetarët që protestuan, u shprehën se kërkojnë që të ndalen padrejtësitë e shumta që po bëhen ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
Ndërkohë për rrjedhën e mëtejme nga këshilli i Organizatave shqiptare u shprehen se ditët në vijim do të dalin me një press konferencë nga ku do të japin vlerësimin e tyre për rrjedhën e protestës si dhe do ti bëjnë publik hapat e mëtejmë.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


