Deklaratë - Diaspora Shqiptaro-Amerikane, Këshilli për krijimin e Komunës së Malësisë-Tuz

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Deklaratë - Diaspora Shqiptaro-Amerikane, Këshilli për krijimin e Komunës së Malësisë-Tuz

image

 

DETROIT / NEW YORK, SH.B.A., 18 Maj 2010 – Këshilli i Diasporës ne SH.B.A. për formimin Komunës së Plotë të Malësisë, sikurse është i njohur edhe opinioni i gjerë, në vazhdën e përpjekjeve të veta ka marrë disa hapa konkret për realizimin e  Komunës së Plotë të Malësisë/Tuz.
Ky Këshill me grupin e ekspertëve të vetë të udhëhequr nga Z. Angjell Gojçaj, Doktor i Shkencave Juridike, ka hartuar Elaboratin për arsyetushmerinë dhe qendrueshmerin ekonomike/politike të Komunës së Malësisë.
Ky Këshille ka zhvillua takime me Departamentin e SH.B.A. për ketë çështje dhe probleme tjera të shqiptarëve në Mal të Zi.  Ka pas takime me disa Kongresmena dhe Senatora me ndikim në politiken Amerikane.  Gjithashtu ka pas takime me përfaqësues diplomatik të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Mirëpo, ky Këshill duke pasur parasysh:
Rrjedhat politike, që si rezultat i tyre Malësia sot gjendet në udhëkryq. 
Zgjedhjet lokale për Komunën Urbane të Tuzit që zhvillohen me 23 maj  të këtij viti.
Formimin e disa koalicioneve  për këto zgjedhje.
Pakënaqësitë tona në lidhje me këto e çështje tjera:
Dëshiron që të jap mendimin e vetë.
Ne si këshillë kemi tentua, që të formohet një koalicion i spektrit të gjerë politik i të gjitha subjekteve nacionale shqiptare, që si qellim të parë dhe kryesor, thonë se kane mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, si dhe avancimin dhe përmasimin e gjendjes politiko-ekonomike jo të mirë në Malësi.  Mirëpo për fat të keq ky koalicion nuk u arrit.
Shkaktar kryesor i këtij mosrealizimi duket se ka qenë interesi personal, mungesa e edukatës politike, si dhe mungesa e përgjegjësisë morale dhe kombëtare e disave.
Gjithashtu në koalicionin e disa partive shqiptare qe u formua në momentin e fundit pas shumë  takimeve, bisedave dhe mundimeve i quajtur “Koalicioni për Malësi” i udhëhequr nga Z. Vasel Sinishtaj,  kemi besua që për interes të Malësisë,  pjesë e këtij koalicioni  duhet të jetë  edhe përfaqësuesi ynë, Z. Angjell Gojcaj Dr i shkencave juridike.
Ne menduam se Z. Gojçaj  do të jetë një freski dhe risi e re për Malësi dhe votuesit e saj. Ku me siguri do të vinte në shprehje vullneti, energjia, edukimi dhe aftësitë e tija  ligjore-juridike, vendore dhe ndërkombëtare që shumicës së politikanëve tonë në Malësi dhe shqiptarëve në  Mal të Zi u mungojnë.
Por ndoshta  dikujt i ka interesua që Z. Gojçaj dhe disa  tjerë të rinj mos të inkuadrohen në politiken e Malësisë.
Para disa ditëve pamë promovimin e koalicionit të DPS-it të UDSH dhe Partisë Boshnjake për Tuzin Evropian. Valle, a nuk jemi  ngi  ne malësoret tash njëzet vjet të "demokracisë" me premtime të parealizueshme!
A thua duhet  t'u besojnë ende premtimeve të njëjta  për të ardhmen!  Ne mendojmë se jo, sepse ky koalicion është i dëmshëm, dhe i rrezikshëm për Malësi, e sidomos për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Rrezik për Malësi është futja dhe vendosja e elementit jo shqiptar,  që  për qellim ka ndryshimin e strukturës demografike.  Rrezik për Malësi është mos vullneti politik i qeverisë malazeze që pengon realizimin e të drejtave tona që na takojnë.  Rrezikun  Malësisë  po ia shumëfishojnë disa të shitur qyqar shqiptarë.
Mirëpo, edhe pse  ne, dhe shumica e banorëve të Malësisë jemi të pa kënaqur me të gjitha këto  e të tjera, si dhe me rezultatet katërvjeçare po thuajse shterpe të Komunës Urbane të Tuzit, që edhe pse me hapësire të kufizuar ligjore,  megjithatë  besojmë se ka pas  mundësi dhe mënyra të veprimit për rezultate më të mëdha.
Këshilli i Diasporës për formimin e Komunës së Plotë të Malësisë me qendër në Tuz përkrahjen ia jep Koalicionit për Malësi dhe fton të gjithë votuesit të votojnë për ketë Koalicion.

Këshilli i Diasporës për formimin e Komunës se Plotë të Malësisë.
Shoqata “Malёsia e Madhe” - Levizja “Atdheu Na Bashkon” - Fondi Humanitar “Malёsia” - Shoqata “Dedё Gjo’ Luli”

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara