Abetarja e Zymit mbushë 110 vjet

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Pikërisht, sot, më 20 maj

Abetarja e Zymit mbushë 110 vjet

 Më vrisni, por lejoni që t’u shërbej gjaku im për ngjyrë që t’i shkruani shkronjat e alfabetit shqip - Nino Luarasi

Frrok KRISTAJ

Historia e abetareve te shqiptarët da notqysh nga viti 1844, atëherë kur anum Veqilharxhi e kishte botuar “Ëvetarin shqip...”. Që atëherë e deri më sot janë shtypur më se 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre.

Abetaret tona qenë armë nga më të fuqishmet dhe nga më të efektshmet për të shkëputur arsimin tonë nga varësia e shkollave të huaja. Me përmbajtjen e tyre ato ndikuan fuqishëm në edukimin e brezave të tërë me ndjenjat më të larta atdhetare. Por abetaret do t'i kishin shtigjet të zëna, në qoftë se nuk do të ishin mbrojtur me armë nga luftëtarët shqiptarë. Nga kjo del se abetaren shqipe e ruajti pushka. Pushka i jepte forcë abetares - abetarja i jepte krismë pushkës. Shumica e autorëve të abetareve shqipe qenë pedagogë e luftëtarë, shkencëtarë, veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare dhe organizatorë të arsimit.

Një pjesë e tyre ranë dëshmorë për idealet që kishin për çlirim kombëtar, për të mbijetuarit e gjuhës shqipe. Ata me dijet e përvojën e tyre krijuan një traditë, vunë themelet në disa metoda të lexim-shkrimit të gjuhës sonë, duke krijuar në brezni të tëra kënaqësinë e përvetësimit të shprehive të leximit dhe të shkrimit të gjuhës amtare, duke vënë në duart e qindramijëra të fëmijëve shqiptarë, si në Shkodër, Tiranë, Korçë, Vlorë, në Zym të Hasit, Prizren, Prishtinë, Çamëri, Dibër, Shkup, Manastir e Kumanovë, në Hot, Grudë, Ulqin e Tivar, në Preshevë, Bujanovc, por edhe jashtë viseve etenike shqiptare, si në Bukuresht, Sofje, Stamboll, Athinë, Napoli, Bruksel, Paris, Worçester, Kajro, Aleksandri, e gjetiu.

Gjatë historisë Abetarja shqipe u vu në listat e zeza të botimeve të ndaluara. Ajo u luftua nga pushtuesit, nga injorantët, fanatikët, antishqiptarët e kështu me radhë.  Por prapëseprapë ky libër i mësimit të gjuhës shqipe mbijetoi. Për të mbajtur gjallë e të freskët abetaren shqipe u derdhë mund, djersë e intelekt nga penat më të fuqishme të kohës, si N. Veqilharxhi, K. Kristoforidhi, D. Boriçi, S. Frashëri, J. Vreto, K. Hoxhi, P. Vasa, A. Kullurioti, L. Gurakuqi, P. Qiriazi, N. Lako, S. Shuteriqi, A. Xhuvani, N. Paluca, Th. Papapano, J. Minga, M. Logoreci, G. Beltoja, L. Skendo, L. Lumezi etj. e deri më të rinjtë si Q. Guranjaku, K. Xhumari, Q. Batalli, M. Gjevori, Gj. Gjokaj, Xh. Gega etj.

Sipas Shefik Osmanit, del se në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë (Kolekcioni i fondit personal i Jakut të Tushit Mark Krajës, alias Jak Specit, Dosja numër 163, ekziston “ABETARJA E ZYMIT, 20 maj 1900”, që ka 80 faqe, por që i mungojnë kopertinat). Supozohet se kjo Abetare është litografuar (shtypur) pikërisht në Zym dhe se autor i saj mendohet të ketë qenë Lazër Lumezi (në këtë Abetare në vend të fjalës mësues përdorët fjala shkollar, që është shumë e përafërt me atë se Lazër Lumezi ishte autor, pasi që ai njihej edhe si Lazër - shkollari), përkatësisht Mati Logoreci apo Dedë Pasi. Ka edhe mendime se ky tekst elementar është hartuar nga një grup mësuesish nga rajoni i Prizrenit. Abetarja e Zymit nuk e ka të shënuar emrin e autorit apo shtëpinë botuese, që mund të jetë edhe ajo se në atë kohë tekstet e tilla në gjuhën shqipe ishin të ndaluara, ndaj për t’iu shmangur ndjekjeve të pushtuesit dhe ndjekjeve kishtare të sllavëve apo grekëve, shpesh autorët vinin sigla të ndryshme ose pranonin të mbetnin anonimë, se ata ishin të kënaqur se ia arrinin qëllimit të caktuar.

Në kohën para dhe pas përdorimit të kësaj Abetare në Zym kishin shërbyer në detyrën e mësuesit në radhë të parë meshtarët: Shtjefën Krasniqi, Pjetër Battisti, Pjetër Pecolli (zymjanë), Franë Koliqi, pastaj mendohet se në Zym të ketë qenë mësues edhe Lazër Lumezi, po ashtu nga ky fshat.

Përndyshe, Abetarja e Zymit është e hartuar me alfabetin e Stambollit, pra me një gjuhë të vështirë e të vjetër të veriorëve dhe se alfabeti i saj nuk është gjithaq praktik për mësimin e gjuhës shqipe. Megjithatë, ky alfabet në këtë Abetare ka 33 shkronja dhe se shkronja Ë nuk përfaqësohet fare, pastaj për Q përdorët C, si dhe përdorët vetëm një Q (pra edhe për Ç), përkatësisht një GJ (edhe për XH) - gami për xhami, që në pjesët veriore të viseve shqiptare, edhe ashtu pak apo aspak në të shqiptuar e të folur nuk hetohen dy tinguj për këto shkronja, e kështu me radhë. Sido që të jetë, Abetarja e Zymit i ruan vlerat e saj historiko-arsimore e gjuhësore, për rolin që luajti në Zym, përkatësisht në rajonin e Hasit, për shkrimin e leximin e gjuhës shqipe, sepse ajo i ka vlerat e veta pedagogjike e historike. Ajo paraqet një dëshmi të qartë për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në kushtet e pushtimit osman në periudhën pas Lidhjes së Prizrenit e në prag të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe për frymën patriotike që kishte procesi mësimor dhe tekstet e përgatitura nga kuadrot vendore, e sidomos ata që njëherësh ishin meshtarë, por që edhe e mbanin gjallë shkollën dhe gjuhën shqipe në Zym të Hasit të Thatë dhe më gjerë.

 

Legjenda: Lapidari i Abetares se Zymit në Zym

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara