Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Nga Gjeke Gjonlekaj/ New York
Pёr Faik Konicёn kisha dёgjuar qysh nё fёmijёri,por jo aq shumё sepse ishte i ndaluar nё shkollat tona shqipe nё ish-Jugosllavi. Kur flitej pёr Fan Nolin ishte e pamundur tё mos pёrmendej edhe Faik Konica. Pёr veprimtarinё patriotike dhe kulturore tё Faik Konicёs nuk mёsuam pothuajse asgjё nё shkollat tona. Horizontin e diturisё pёr kёtё kolos tё kulturёs shqiptare e zgjeruam kёtu nё Shtetet e Bashkuara. Pёr shqiptarёt e Amerikёs Noli e Konica janё tё pandarё, janё si Shёn Pali dhe Shёn Pjetri. Pёr Faik Konicёn kёtu nё Shtetet e Bashkuara janё mbajtur konferenca e sipmpoziume dhe janё botuar vepra tё ndryshme.
Pas rёnjes sё diktaturёs nё Shqipёri shoqёritё tona shqiptare kёtu nё Amerikё filluan tё ftojnё intelektualё tё mirёfilltё shqiptarё nga Shqipёria pёr tё ligjёruar nё manifestime tё ndryshme kombёtare. Kёshtu veproi edhe Fondacioni “Dedё Gjo’Luli” duke ftuar pёr njё ligjёratё kёtu nё New York Profesor Dr. Jup Kastratin. Nё seminarin kushtuar Kryengritjes sё Malёsisё tё vitit 1911 ishin ftuar edhe Adem Demaçi e Mark Krasniqi. Dёshira kryesore e Profesor Kastratit ishte botimi nё Amerikё i monografisё pёr Faik Konicёn. Gjonlekaj Publishing Company ishte nё veprim. Pavarёsisht se po kalonim disa vёshtirёsi ekonomike pranum kёrkesёn e Profesor Kastratit pёr botimin e kёsaj vepre shumё voluminoze. Para se ta botonim e lexuam me vёmendje kёtё vepёr tё madhe tё Profesor Jup Kastratit.
Amanetet, do me thёnё fjalёt e fundit tё jetёs nderohen shumё nё traditёn shqiptare. Faik Konica kishte lёnё njё amanet tё madh, qё padyshim ёshtё porosia mё e madhe dhe mё e dhimbshme e kulturёs shqiptare. Ky amanet na kishte prekur edhe ne si botues. Njё amanet tё tillё e kishim dёgjuar shumё herё kёtu nё Amerikё nga prindёrit tonё. Kёshtu qё amanetin e Faik Konicёs e kishim shumё tё qartё.
Porosia e Faik Konicёs “Nuk do tё mё tretё dheu , nё se ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogёl dhe gjithё ata qё e quajnё veten shqiptarё nuk do ta çojnё kufomёn time tё tretet nё tokёn mёmё”.
Rexhep Qosja nё parathёnjen e kёtij libri thotё: “Nuk ka testament atdhetarie mё trishtues se sa testamenti i Faik Konicёs i shkruar nё vitin 1942, nё prag tё vdekjes, nё Washington . Ndalemi vёmendjen mbi kёtё fjali dhembjemadhe. Sikundёr ёshtё thёnё sivjet mё 1995, nёna Shqipёri do t’ia falё atij ato qё Ajo, vete, nuk ia ka mohuar: ato dy metra vend qё kishte kёrkuar. Vonё vёrtet shumё vonё, por mё mirё se kurrё. Ështё pёr gёzim tё madh ky rikthim, nё tё vёrtetё riatdhesim i pёrzishёm i birit tё famshёm tё tretur nё botё, natyrisht nё qoftё se politikat e ardhshme shqiptare nuk bёjnё tё shkruhen testamente tё tjera si ai i Konicёs prej bijёve tё tjerё tё famshёm tё popullit shqiptar shkruan Rexhep Qosja nё hyrje tё kёtij libri.
Ndёrsa pёrgatisnim botimin e kёsaj vepre nё vitin 1994 ndodhej pёr vizitё nё Shtetet e Bashkuara Ministri i Jashtёm i Shqipёrisё Alfred Serreqi. Me kёtё rast e takuam nё New York dhe ia parashtruam gjerёsisht çёshtjen e kthimit tё eshtёrve tё Faik Konicёs nё atdhe. Biseda ishte shume miqёsore dhe e sinqertё. Zotёri Serreqi e diskutoi shumё seriozisht kёtё propozim dhe premtoi se brenda dy ditёsh do tё bisedonte nё telefon pёr kёtё çёshtje me Presidentin e Shqipёrisё Sali Berisha. Aty ishin tё pranishёm edhe disa diplomatё shqiptarё pranё OKB. Pas disa ditёsh Alfred Serreqi njoftoi se kёtё propozim e kishte pritur mirё Sali Berisha. Ndёrsa libri Faik Konica po pёrgatitej pёr botim Shqipёria dhe diaspora e Amerikёs filluan punёn dhe pёrgatitjet pёr rivarrimin e eshtrave tё Konicёs nё Shqipёri. Vatra nё bashkёpunim me Misionin e Shqipёrisё pranё Kombeve tё Bashkuara bёnё tё gjitha pёrgatitjet pёr kthimin e eshtrave tё Faik Konicёs nё atdhe. Shqipёria dёrgoi njё delegacion shtetёror pёr tё marrё pjesё nё kёto ceremoni. Vatra dhe Misioni i Shqipёrisё organizuam nё Universitetin Fordham njё seminar pёr jetёn dhe veprimtarinё e Faik Konicёs. Tё nesёrmen shumё shqiptarё nga New York-u shkuan nё Boston ,sepse atje gjendej varri i Faik Konicёs. Atje ishin bёrё tё gjitha pёrgatitjet pёr kalimin e eshtrave tё tij nё atdhe. Nё kapelen e varrezave Forest Hills ishte vendosur arkivoli i Faik Konicёs. Shqiptarёt bёnё homazhe pranё arkivolit tё tij dhe pjesёmarrja ishte shumё e madhe. Ishte njё ceremonial i vёrtetё mortor. Nё kёtё kapele mbajtёn fjalime shumё personalitete tё Bostonit. Ndonjёri nga ata e kishte njohur Faik Konicёn. Pas kёsaj ceremonie shqiptarёt shtruan njё drekё nё restaurantin e njohur “Pier 4” tё Antony Athanasit. Edhe atje u mbajtёn disa fjalime. Pёrgatitjet e shqiptarёve tё Amerikёs ishin nё nivel tё lartё. S’ka asnjё dyshim se ata treguan respekt tё jashtzakonshёm pёr kёtё kolos tё kulturёs shqiptare. Nga Shtetet e Bashkuara shkuan 40 shqiptaro-amerikanё pёr tё marrё pjesё nё kёtё ceremoni nё Tiranё e cila u zhvillua javёn e dytё tё muajit Maj tё vitit 1995. Nё kёtё grup bёnin pjesё edhe klerikё shqiptarё tё krishterё dhe muhamedanё. Ata u pritёn me nderime tё mёdha nё Shqipёri. Shteti shqiptar kishte bёrё njё organizim tё shkёlqyeshёm. Nё ceremoninё e rivarrimit tё Faik Konicёs nё Shqipёri morёn pjesё autoritetet mё tё larta shtetёrore tё Shqipёrisё, tё Kosovёs dhe viseve tё tjera shqiptare.Ishin tё pranishёm edhe intelektualёt mё tё dalluar shqiptarё. Morёn pjesё shumё diplomatё, midis tyre shquhej ambasadori i Shteteve tё Bashkuara nё Tiranё Joseph Lake .
Shqiptaro-amerikanёt kishin sjellur qindra kopje tё librit “Faik Konica” dhe i dёrguan nё Shqipёri dhuratё bibliotekave shqiptare dhe personaliteteve tё shquara atje. Me kёtё rast edhe nё Tiranё u mbajt njё seminar pёr Faik Konicёn dhe ato ditё Profesor Jup Kastrati promovoi veprёn e tij. Me kёtё rast lindi idea e ribotimit tё gazetёs “ ALBANIA ”.
Nё fillim tё librit Profesor Jup Kastrati shkruan: “Monografia u kushtohet shqiptarёve tё Amerikёs, tё cilёt, gjatё gjithё shekullit XX, punuan pa u lodhur pёr Shqipёrine etnike, pёr kulturёn kombёtare, pёr gjuhёn amtare, pёr shkollёn dhe letёrsinё shqiptare, pёr shtypin dhe fjalёn e lirё, pёr lёvizjen mendore pёrparimtare e demokratike”.
“Kjo monografi botohet me rastin e zhvendosjes sё eshtrave tё Faik Konicёs nga Bostoni nё Tiranё, sipas amanetit tё tij. Nё atё kohё ky libёr ishte njё ndёr veprat teknikisht mё tё shkёlqyera tё kulturёs shqiptare. Elena Kadare dhe Profesor Leonard Fox e kishin redaktuar. Shtypi shqiptaro-amerikan shkroi shumё recensione pёr kёtё vepёr.
Disa autoritete shqiptare bile edhe ambasadori amerikan nё Tiranё Joseph Lake u treguan mirёnjohёs pёr kёtё vepёr dёrguar dhuratё nё Tiranё me njё postё speciale. Bile Presidenti i Shqipёrisё Sali Berisha na dёrgoi kёtё letёr falenderimi nёpёrmjet Ambasadorit tё Shqipёrisё nё Washington Lublin Dilja.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË TIRANË
Tiranё,22 Maj 1995Sot pata kёnaqёsinё tё kem nё dorё librin “Faik Konica”, tё botuar nga Shtёpia juaj Botuese, e cila me tё drejtё, u kushtohet shqiptarёve tё Amerikёs, qё gjatё gjithё shekullit XX punuan pa u lodhur pёr Shqipёrinё.
Ju pёrgёzojё e ju falenderoj nga zemra pёr kёtё iniciativё kaq tё dobishme, siç ёshtё botimi i kёtij libri i cili nxjerr nё dritё veprёn, punёn e pёrkushtimin e njё shqiptari tё madh, qё tё gjithё forcat e tij mendore e shpirtёrore ia kushtoi Atdheut e shqiptarёve kudo qё ishin, kulturёs,artit, letёrsisё shqiptare.
Ne porsa varrosёm eshtrat e kёtij personaliteti nga mё tё shquarit e historisё,kulturёs e mendimit shqiptar, duke çuar nё vend dёshirёn e tij tё fundit, qё tё prehet nё Atdhe. Ështё detyra jonё ta bёjmё tё njohur tek tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё dimensionet e vёrteta tё Faik Konicёs. Nё kёtё drejtim, libri juaj ёshtё njё kontribut i çmuar e me vlera tё veçanta.
Edhe njё herё ju pёrgёzojё e ju uroj punё tё mbarё nё dobi tё Shqipёrisё-nёnё.
Sali Berisha
Gjonlekaj Enterprises
c/o Gjonlekaj Publishing Co.
660 East 229 Street
Bronx, New York 10466
USA





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


