Kulturat shqiptare, pse nuk komunikojnë

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Gjirokastër - Mungesa e komunikimit mes kulturave shqiptare, asaj të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e diasporës, janë bërë temë diskutimi e konferencës "Kultura në ndërkomunikimet mbarëshqiptare dhe prezantimi i saj në botë", e mbajtur në kështjellën e Gjirokastrës, në kuadër të Festivalit "Takimet muzikore të dy botëve".

Pjesëmarrësit, pjesa më e madhe nga Kosova, kanë diskutuar kryesisht mbi pengesat që nuk lejojnë komunikimin në nivelin e duhur të këtyre kulturave.

"Kjo konsultë për komunikimet kulturore është menduar si fillim i një debati më afatgjatë, ku intelektualët, krijuesit duhet ta reflektojnë gjendjen e sotme të kulturave shqiptare, të cilat me shtetin e ri të Kosovës, me ekzistencën e shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni e diasporë, krijojnë një lloj diversiteti", thotë publicisti Shkëlzen Maliqi. "Ka shumë gjëra në krizë dhe duhet të reflektojmë.

Nuk kemi ndonjë ambicie se na takon neve ta bëjmë këtë gjë. Megjithatë me përgjegjësinë e çdo intelektuali, krijuesi, secili prej nesh bën pjesë në këtë debat, për të cilin mendojmë se më vonë duhet të zhvendoset në Kosovë.

Kultura në periudhat e tranzicionit nuk është ndonjë prioritet i qeverive apo instancave që e kanë dirigjuar atë. Shtetet tona janë të varfra, po jo aq, sa të mos krijohet mundësia që shoqëritë tona të krijojnë hapësirën, tregun dhe mundësitë e tjera që kultura të mbijetojë dhe të zhivllohet në këto periudha kaq sfiduese", shprehet Maliqi, drejtues i takimit.

Për Veton Surroi, është e nevojshme hapja e një debati të tillë. "Në Shqipëri nuk ekziston një vizion bazik për komunikimin e kulturës mbarëshqiptare. Ky komunikim kulturor bëhet në momentin kur janë hapur tashmë kufijtë, por përsëri gjendet në një përpjesëtim kulturor.

Kosova ka pasur një konkurrencë brenda Serbisë, por tani Kosova po përpiqet të gjejë konkurrencën mbarëkombëtare. Po të ishte një ilustrim i një filmi vizatimor, del se Shqipëria po del drejt Europës, ndërsa kultura Kosova ende nuk di ku shkon", ka theksuar Surroi.

Ndërsa muzikanti i njohur kosovar Ilir Bajrika ka shprehur keqardhjen që edhe pas 20 vitesh nuk ekziston komunikimi kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. "Kur flitet për kulturë ajo kufizohet ose në kulturën institucionale ose në atë që zhvillohet në rrethin artistik. Ndonjë zgjidhje ose indikacion i përmirësimit të komunikimit mund të gjendet, duke i parë gjërat më gjerë.

Komunikimi dhe njohja e muzikës ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekziston", është shprehur Bajrika.

Muzika, letërsia, teatri si aspekte të rëndësishme kulturore kanë qenë pjesë e diskutimit, që do të zhvendoset më tej në Tiranë e pastaj në kalanë e Prizrenit, për t'i hedhur të gjitha mendimet e sugjerimet në një botim të veçantë.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara