Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Ku po shkon, o Ndoc?!
( Pak rreshta në vend të ngushëllimit )
Pjetër Jaku
Në vend të ngushëllimit, miqëve të tij dhe vetes, në vend të ngushëllimit Lezës, Isës që e rrite pa baba dhe nuk e la asnjëherë Gjyshin, më të mirin e botës, në vend të ngushëllimit gjithëçkaje që preku dhe deshi Ai, në vend të ngushëllimit librave të Tij, në vend të ngushëllimit Elindes ( Elinda Markut ), që shkroi poezinë aq të bukur për Të dhe e deshi si prind e vëlla, në vend të ngushëllimit të të gjithë atyre që e kanë njohur e dashur, në vend të ngushëllimit vuajtjeve të Tij të panumërta, në vend të ngushëllimit të të gjithë atyre që e deshën dhe respektuan, pa e ditur kurrë Ndoci, në vend të ngushëllimit hapësirave që i preku vështrimi i Tij, në vend të ngushëllimit Dritëroit (Dritëro Agollit) e Tomit ( Moikom Zeqos), Kujtimit ( Kujtim Dashit) e Zijait ( Zija Çelës), Toninit ( Tonin Çobanit) e Shpresës ( Shpresa Rames), gjithë krijuesve të Lezhës e mijëra miqëve të tjerë, në vend të ngushëllimit edhe për ata që desh të përgaditën kurthin e burgut me fotografinë e diktatorit nën këpucën tënde, në vend të ngushëllimit për jetën Tënde dhe dhimbjen që pate ti për veten dhe të gjithë ne për Ty, kam vetëm dy pyetje dhe një lutje:
Ku po shkon o Ndoc?
Pse po shkon o Ndoc?Kthehu për të gjithë ne, o Ndoc! Je nxitu , o Ndoc!
A nuk janë mjaft arsye për të na dëgjuar ne?
Në emër të Renit që të pret o Ndoc dhe, që ia le një faqe të bardhë dhjatës tënde ( ku heshtja i tha të gjitha), por ai do donte më mirë të jeshë më Isën se me të, në emër të babait të vuajtur, që nuk do t’i vij mire, kur të shkosh. Kthehu o Ndoc! Pse po shkon, o Ndoc?
Të gjithë e kan një lutje për ty. Ktheu për të gjithë ne, o Ndoc!
Kujtoi ato vargje që i shkruajte vet, në përvjetorin tënd;
“ Se si më shkrepi sonte në moshën 50 vjeç
të bëj në heshtje bilancin e jetës time
më del se kam fituar shtatëmijë e dyqind dhimbje
dhe kam humbur po aq gëzime”.
Kjo humbje nuk ishte në llogarinë tënde, o Ndoc! Ti nuk kishe ç’të humbje më, pse e humbe dhe këtë se, në bilancin tënd nuk e ke fituar, qoftë dhe një gëzim të vetëm!
Ktheu Ndoc, ti nuk duhet të shkosh aq herët, të paktën pa ardhur bubrreca e fatit, që është nisur nga Himalaja, për të ardhur në shtëpinë tënde, nuk do vonojë shtatë mijë vjet, aq sa parashikoje ti.
Kthehu, ajo do të vij! Shpirti yt nuk të la të biesh në miqësi të prishura.
“ deri kur të ndahesh
nga trupi im i vdekshëm
mos më lerë të bie
në miqësi të prishura”
Kthehu o Ndoc, se as Drini nuk do e dëgjoi lutjen tënde:
“ O Drin!
Sa herë të derdhesh atje te deti
Për mua
Vëtëm këto vargje thuaj:
- Kur të vdes
Avulloftë kjo qënia ime
E u bëftë
Ujë!’
Kthehu, mos lerë Isën të pres, se kur do t’i flas Gjyshi, se kur do të ngrihet dhe ta marrë përdore, si dikur. Ajo nuk ka deshirë ta thotë poezinë tënde, biles as ta lexoi:
“ Ne rrinim, prisnim
të na thoshte një fjalë gjyshi
sytë i çoi tek ora e ngelur,
sytë i thoshin “ Më kurdisni”!
Kthehu Ndoc! Ti e le pa përfunduar poezinë “ Preç Poetit” nuk më vjen mirë të të kujtoj vetëm strofën e parë:
“ S’kemi ç’bëjmë o Preç Poeti
ne kurrë s’do mundemi të lindim më
A s’është ironi, ta hajë dreqi
Që sendet të rrojnë më shumë se ne?”
Ke plot arsye për t’u kthyer. Ti, nuk më the lamtumirë në shkurt të dymijë e tetës.
Ku po shkon , o Ndoc?!
Detroit, 07 qershor 2010



Nga e majta: Pjetër Arbnori, Ndoc Gjetja, Preç Zogaj, Pjetër Jaku
Lezhë, 03 mars 2001

Mars 2003 në hyrje të Elbasanit për takimin poetik të pranverës.
Nga e majta: Pjetër Jaku, Ndoc Gjetja, Tonin Çobani

Nga e majta: Salvador Gjeçi, Ndoc Gjetja, Ali Podrimja, Pjetër Jaku, Tonin Çobani
Elbasan, mars 2003

Pjetër Jaku dhe Ndoc Gjetja
Lezhë, Janar 2000
Komento
Komentimet (1 të postuar)
-
Postuar nga Besa Grudes, 09 Qershor, 2010 04:23:18Nje tragjedi kjo shuarja e parakohshme e poetit humanist dhe atdhetare, ku pena me te cilen ai shkruajti per boten e njerzve do te jetoje ne kohrat, si forca e thelle idealiste e ketij poeti, ku tingulli i poezise shqiptare do te kete ne kujtimin e perjetshem te Ndoc Gjetjes, thjeshtesine,talentin,modestine dhe dashurine per njerzit per te cilet ju shkruajtet dhe u munduat, jane te pavdekshme ne memorjen e ndjeshme kombetare puna e holle e penes ne letersi, do te mbeteni juve nje poet i perjetshem per ate forcen tuaj madhore te vuajtjes dhe te sensibilitetit te cilen ja kushtuat njeriut tone dhe e morret si personale kete vlere ne jeten e perjetshme, per tu mos u harruar kurre, ngushellime te thella te gjithe familjes se poetit Ndoc Gjetja Kur e lexova per Ndocin u pikellova pa mase.Do ti mungoje Shqiperise nje mendje e urte por te cilen ne kete kohe kemi shume nevoje. Ngushellimet me te sinqerta familjareve, miqeve dhe gjithe shokeve te tij. Ngushellimet me te sinqerta Per shokun Pjeter Jaku Epast te let dheun e Shqipnis Etnike





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


