JETA DHE VEPRA E KOSTANDIN KRISTOFORIDHIT

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 2 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

JETA  DHE  VEPRA E KOSTANDIN KRISTOFORIDHIT


Kostandin Kristoforidhi, ka lindur në Elbasan. Po nuk dihet mirë se në ç’vit, më 1827 a po më 1830. Pasi mbaroi shkollën fillore në qytetin e tij, u nis dhe shkoi në Janinë, për të vazhduar mesimet e mesme, në gjimnazin grek të Zosimejve, me famë të madhe në atë kohë. në Ballkan.
Mund të themi se qysh këtu fillon për Kristoforidhin puna e mësimit të gjuhës, kur ai i mëson shqipen albanalogut të math të asaj kohe, Hahn-it, atëhere konsull i Austrisë në atë qytet, sepse s’është çudi që edhe kjo punë me një studjos serios të gjërave shiptare si ish Hahn-i, ta ketë shtyrë dhe udhëzuar Kristoforidhin më vonë të merresh aqë thellë dhe me aqë përfundime të mira në shqipet.
Më 1851, pasi e mbaroi gjimnazin, ai vajti në Maltë; për të vajtur atje e ndihmoi një mik i familjes, konsull anglez.
Këtu ka qendruar vetëm dy vjet, në një seminar protestanësh mësoi italishten dhe anglishten.
Kur kthehet në Shqipëri më 1853  e gjejmë mësonjës në shkollën greqishte të Tiranës. Po as në Tiranë nuk ka qendruar shumë ditë; kaloi në Durrës, ku u muar me tregëti. Nga Durrësi prap me ndihmën e atij konsulli anglez, mikut të shtëpisë, niset e vete në Krime, ku kishte krisur lufta ruso-turke: atje shërbeu si përkthenjës i ushtarëve shqiptarë, që sherbenin si mercenarë në trupat angleze.
Aty nga viti 1856 Kristoforidhi duhet të ketë shkuar në Londër, ku mësoi  prapë në një shkollë të lartë për tre vjet. Eshtë për t’u shënuar pasioni i tij për studime, po ky udhëtim ka rëndësi të madhe për punën e Kristoforidhit  në gjuhën shqipe. Ka rëndësi, sepse, këtu, në Londër, Kristoforidhi ra në kontakt dhe më vonë u lidh me atë shoqërinë biblike, për t’i hyrë përkthimit të librave të shenjta  në shqipet.
Para se të fillonte këtë pune, ne e gjejmë për disa kohë si mësonjës të greqishtes dhe italishtes në Tunis, ku edhe u martua me një greke. Nga Tunizi hidhet në Stamboll dhe hyn në sherbim të shoqërisë bibilike, që e ngarkon të përkthejë librat e shenjtë. Mirëpo Kristoforidhi nuk i hyri menjëherë kësaj pune; duket se atëherë nuk e zotëronte mirë shqipen,për një punë kaq të madhe; prandaj për një kohë  ardhi në Shqipëri, u  end nëpër krahina të ndryshme , sidomos  Elbasan, Berat, Shkodër- tri qendra të mëdha të dialekteve të ndryshme. Ai bije në kontakt me popullin, mbledh fjalë  dhe mënyra të foluri të rralla. Në këtë kohë e ka origjinën edhe puna fillestare e fjalorit. Si ia nis kësaj pune Kristoforidhi nuk i ndahet më dhe për njëzet vjet kryhen gjitha ato përkthime me një durim të jashtëzakonshën, në toskërishtet dhe në gegërishtet.
Vitet e fundit, kur e prishi punën me shoqërinë, ai mbeti keq ekonomikisht në Stamboll; prandaj kërkoi e ardhi dhe u bë mësonjës i shkollës greqishte në Elbasan, ku qendroi si i tillë deri në vitin 1888. Në këtë kohë ai kalon nga arësimi në drejtësi dhe nga mësonjës bëhet anëtar gjyqi po në Elbasan.
Vdiq në Elbasan më 23 të shkurtit 1895,  allaturka, d..m.th  7 mars.
Në varrimin e tij morën pjesë muslimanë  dhe të krishterë  të qytetit; kjo tregon se ai ish i nderuar nga të gjithë  si një njeri i ditur i qytetit.
Kristoforidhi nuk ka krijuar ndonjë vepër arti; në origjinal  ai ka vetëm disa vepra të vogla si „Gjahu i Malësorëve”, „Sistema diellore“, dhe „Jetëshkronja e njerëzve të ndriçim.“. E gjithë puna e tij është punë  përkthenjësi dhe linguisti të pasionuar, po të një linguisti që e punon gjuhën të lidhur ngushtë me idenë e kombit. Ai s’është artist në kuptimin  krijonjës të fjalës, po është krijonjës i shqipes, artist si përkthenjës, dhe artist i vërtetë. Ai përktheu dhe shkroi gjithë ato vepra në një gjuhë të papunuar  si duhet. Eshtë e vërtetë se ka njohur gjuhën e shkrimtarëve të vjetër, dhe bile  nga ta ka trashëguar disa trajta arkaike, po vepra dhe puna e tij as që krahasohet me atë Bogdanit, se prodhimi i tij është shumë më i madh dhe në një gjuhë shumë më të zhvilluar, më të zgjedhur, më të pasur dhe më shqipe, sikurse mund të shihet vetëm në këtë vepër të vogël të tij. 

Veprat e Kristoforidhit ndahen në:


a) Të botuara sa qe gjallë:

1. Katër ungjillat dhe Punët e Apostujve, gegërish., Konstanopol,1866.
2.Dhiata e Re  Punët e Apostujve dhe Sbulesa e Gjon Hy-ditunit, gegërisht 1869, e toskërisht 1870.
3. Katër Katekizmat, gegërisht 1872.
4.Psaltri, gegërisht 1868,  e toskërisht 1870.
5.Të Bërëtë dhe të Dalëtë, toskërisht 1880, 1884, 1894.
6. Historia e Shenjtëse Shkronjë, gegërisht 1870, e toskërisht 1872.
 
Kristoforidhi u muar dhe me çeshtjen e të mësuarit dhe të gramatikës së shqipes; prandaj sa qe gjallë ai hartoi edhe dy abetare dhe një gramatikë:
1. Abetar shqip, gegërisht 1872.
2. Alfavitar shqip, toskërisht 1872.
3.Gramatika e gjuhës shqip, toskërisht 1882.

b) Të botuara pas vdekjes:
1.Fjalori shqip-greqisht, Athinë  1904.
2. Gjahu I Malësorëvet- Hieja e Tomorrit-
3. Jetëshkronja e njerëzvet  të ndriçim. Kopshti Letrar 1918.
4. Sistema diellore. Kopshti Letrar1918.
Këto dy veprat e fundit na tregojnë se Kristoforidhi nuk ka qenë vetëm një linguist, po se merresh edhe me shkencë dhe histori.
.c) Një tok dorëshkrimesh të pabotuara të Kristoforidhit ndodhen në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Shtetit  dhe në arkivin e Insitutit të Shkencave, që duhen shfletuar dhe të nxirrret materiali që vlen.

 

                                                                                            Z. K.
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara