Planeti poetik i një poeti

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Shënime për librin poetik “Planetare” të poetit Ndue Dedaj

 “Nëse nuk do që të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj gjëra me vlerë për t’u lexuar, ose bëj gjëra  të vlefshme për t’u shkruar”

                                                               B. Franklin

Në të dyja këto cilësi e gjejmë poetin Ndue Dedaj. Ka vite që Dedaj shkruan për t’u lexuar dhe për punën krijues të tij, kurdo mund të shkruash.  Poezia është një dashuri planetare, sepse ajo është planeti, gjithësia brenda një gjithësie të “ vogël”, të vetëm një një njeriu, që ka aftësitë të krijoj planetin, ta shemb atë, ose t’i japë format që ai ka në fantazinë krijuese të tij. Brenda çdo njeriu  është një planet, në levizje të herëhershme, ndërsa te poeti planeti leviz kurdoherë, sipas përfytyrimit të tij. Edhe pse na vjen të thëmi dhe vazhdojmë të thëmi, që kur lindi shkrimi, ndoshta më shumë se 27 shekuj, se poezia është arti i elitës, tek disa krijues ndryshon  ky përkufizim. Ata krijues, që nuk u bënë rob të figurës për figurë, ata  poetë që ditën të kapin në krijimtarinë e tyre përditshëmrinë dhe nëtyrshmërinë, pa fryrje figurative të pavend, ishin dhe jane edhe elitë, por planete të “ vegjël”, tek secili planet lexues. Ndue Dedaj i takon kësaj lloj elite! Poezia është një lloj blete, që merr nga të gjithë dhe jep për të gjithë,ndaj shijohet edhe si libër, edhe si këngë, edhe si ritëm edhe si ndjenjë, edhe si lot… Ndjeshmëria e vargut është përjetësisht e përjetëshme, që e shoqëron njeriun që në këngët e djepit e deri në këngët e përcjelljes për në botën tjetër. A është kjo një gjë e re?! Këtë e di edhe  Ndue Dedaj, që e mendon vargun para se ta shkruaj, para se ta hedh në “ tregun kulturor” të librit, që të mos harrohet nesër, që të bëj vend te lexuesit dhe t’u duhet atyre. Nuk duhet dhe nuk mjafton , nëse këtë kënaqësi estetike dhe shpirtërore ta ndjejnë vetëm krijuesit brenda rrethit të tyre, por çdo njeri që e ndjen sadopak planetin brenda vetes së tij. Kështu poezia e Ndue Dedes erdhi natyrshëm me rritjen dhe pjekurinë e saj, që nga libri i parë poetik ‘ Ajsbergu i hënës” deri tek  ky, për të cilin po shkruajm “Planetare”, ndërmjet të cilëve pati edhe krijimtari të një lloj tjetër, jo më pak njerëzor dhe human, jo më pak poetik, edhe pse shkruante për tokën e katedraleve, për Mirditën e tij, të sakatuar shpirtërisht nga regjimi antinjerëzor komunist. Pra, krijuesi poet, Ndue Dedaj nuk ka kohë të pushojë. Pushimi i tij më i mire, është vetëm ndrrimi i formës në punën e tij. Një çlodhje duke punuar si kjo e bëjnë vetëm poet si Ndue Dedaj! Pas librave poetik “ Ajsbergu i hënës” dhe “ Këndej kaloj koha”, Ndue Dedaj vjen në kohen  e duhur me librin e tretë poetik. Në këtë ecje të matur, ai është më i konsoliduar në poezinë e tij kualitative, edhe pse në dukje ( në leximin e parë) e lehtëmbajtëshme, por që ka veçoritë e saj në ritmikën përshkrueso-ndjesore, që e dallon nga brezi i tij, që metaforën e përdorin në poezinë teknike, pa e njohur teknicitetin e përdorimit të figurës, pa lexuar shkollën poetike as shqiptare, as atë të korifejve të letërsisë botërore. Nuk ka shkollë poetike  më të mirë, se të lexosh poetët e të gjithë brezave, që të dish t’i zgjedhesh dhe klasifikosh ata. E , Ndoj edhe nga formimi kulturoro-profesional, qëndron në lartësinë e duhur. Libri “ Planetare” edhe pse ka një organizim tradicional, i ndarë në cikle, ku në përmbajtje të tij ka 5 të tillë, është krejt ndryshe në strukturën e ndjesisë, me një përzgjedhje, që vjen përherë e më shumë në ngjitje me vetjen tënde.

Të shohësh bardhë, do të thotë të jeshë poet

Të parët bardhë është një nga cilësitë e përsonalitetit të  poetit dhe çdo krijuesi me vlera të mirëfillta krijuese. Pikërisht me një poezi të tillë çelet libri:  “ kam parë ëndërr mbrëmë, baba/ se krejt bota është kjo shtëpi,/ e siç përherë ti më ke thënë/ të shohim bardhë,/ po kurrë zi…” Por, duhet ditur se poetët, si instrumenta ndjesor të një cilësie të veçantë, edhe indinjatën, zemrimin, padrejtësitë dhe vesët e këqia i ndjejnë ndryshe dhe i përcjellin ndryshe, me një fuqi urrejtje shumë më të madhe se nje matematicien, që kundrejt ndjeshmërisë ka llogarinë ,se deri ku të qesin  verpime të tilla, ose ç’përfitime kanë prej  tyre. Poeti, krijuesi përgjithësisht, është i njëtë me mendimin e Euripidit, që thotë: “ Urrejtja më e keqe, më pak e shërueshme, është ajo që zëvendëson një dashuri të thellë.”  Pikërisht poeti, ndjeshmëria e të cilit reflektohet në krijimtarinë e tij, nuk mund të rri, në asnjë rast dhe për asnjë shpërblim! Ndaj poetit s’i pushojnë veshët asnjëherë: “ Veshët s’më  pushojnë së zukaturi asnjëherë,/ kemi shtigje për të lënë, rrugë për të bërë./ Nguten mjegullat, fjalosen erërat në kozmos/ Shtatoren e diellit ta flakin në bosh…” Poeti nuk ndjen rehat, kur edhe diellin duan ta flakin në bosh, le pastaj ç’mund të bëhët me njeriun dhe kohërat,  të cilët  për më të fortin janë”… si tespie, si lodra/Parajsën japin e marrin me gogla..” “ pendlat e zhegut “, fq.8

Megjithëse e për të gjitha këto: “ Gjinkallat, si  në etjen e zhegut bien heroina.” Të krijosh është mund. E për këtë poeti Dedaj, do të shkruante: “ Kur shpirti më epet në orët e krijimit,/ më merr vetmia përdore/ më mbyll në njëqind dryna.” Vetmore, fq 1002.

Tek Ndue Dedaj  mbartën jo vetëm ndjenjat për përsona  e ngjarje, por edhe për malet, për udhët, për natyrën. Në të gjitha këto raste, ku krijohet me këtë temë, do të ndeshësh me  Nduen ndryshe, me një lloj përjetimi, jo vetëm pamor e përshkrues, por edhe ndjesor e prekës. “ Më duhet një kalë/ për të ngarkuar ikjen! Nga kreshtat e maleve/ Në fushën e begatë./ Një det i thellë/ I pavah…/ Më duhet një ëndërr tjetër/ Për të shkarkuar ikjen/ Mali/ Heshtima  ime e gjatë/ E vargut të gjyshërve.” “Poema e sprasme e lisit”, fq.94  
Abacia e poetit janë malet, historia e tyre, nga ku Ndue Dedaj nuk ndjehet asnjëherë vetëm. Aty ai do të jetë edhe ne shekullin që vjen, prej aty do të lutet për brezat që do të vijnë, kur ne do të jetojmë vetëm si shkronja të prekshme, të metalta , apo të gurta, por jo te drunjta. Në atë abaci do t’i flas edhe Doçit, Fishtës, Kaçorrit, Kimzës dhe gjithë atyre që do vijnë pas e më pas nesh.  “ Gjeta një abaci të vjetër në male/Muret veshur me lëmyshk/Diellin, të vetmen dritare../ vajta e u mbylla dymijë vjet./ Aty do të jemë edhe në shekullin e ri… Aty…?  “Abacia”, fq 92
Për poetin Mirdita do të jetë: “ Borxhi im i palarë kurrë”. “ Mirdita, fq 91

Vertikaliteti dhe mosha e poetit

Vertikaliteti është teoria e të qendruarit në këmbë, përjetësisht në këmbë. Siç duket për mungesë të tokës kinezët dhe indianët e sajuan një kanun të tillë. Por,  unë e kam fjalën për një lloj vertikaliteti tjetër, atë poetik. Në disa raste, poezitë e Ndue Dedaj mund të lexohen ashtu, edhe pse janë të shkruara normalisht, në strofa, me varg të matur, herë herë edhe me rimë, me varg të gjatë dhe pa matje rrokjesh, por gjithnjë ritmi i bën të tingëllojnë vertikalisht. Asgjë nuk është forma se si e shkruan poezinë, gjithëçka është nëse poezia është poezi. Poezia mund edhe të mos shkruhet dhe ne të themi “ ç’poezi e bukur?’ psh një femre të bukur, një peisazhi të realizuar mjeshterisht. A nuk u ka ndodhur të thoni për Mona Lizën “ Xhokonden” “ të duket sikur të flet”, “ e ka bërë të gjallë”’ “ të pavdekshme” për një vershim plot dufe, dallgë, stuhi që ngjan me një njeri të zemruar, që shpërthen bukur dhe fort. “ për ty tash është endur qielli,/ Atje ku dhimbja nuk ka fjalë,/Si një pëlhurë e trishtë kujtimi/Si një pëshpëritje, si një mall./ Prek mermerin dhe s’e besoj!/ Por, kjo heshtje më përvaj!/ Këtu sa herë do vij e shkoj/Botën s’kam si e lë pa faj…”  “ Baladë e vonë”, fq 22

Poeti arrinë , që më një lojë të bukur artistike  të alternojë nënkuptueshëm abstarksionin me veti njerëzore, siç përmendet në leksikun e tij të zgjedhur dhe të përdorur me vend : “… vij gjurmëve të tua të parritura,/ ngec gjurmëve të mia.”. ose “ di të qaj në heshtje, di të qesh,/kjo verë ka sytë e tu/kjo verë nuk ka qënë vjet...” “ Kjo verë nuk ka qënë vjet”, fq. 30

Poezia “ Monaliza ime”, për mua, pasi gjithnjë vlerësimet artistike, në ndonjë rast janë subjektive, është më e arrira. Poeti i ankohet vetes pse nuk i bëri dot sytë e saj të shihnin vetëm atë dhe, një sërë “ankesash” të tjera që artistikisht rrinë shumë lart dhe  krijojnë emocion të veçantë meditativ. Poeti i kërkon sytë e saj çdo ditë, që të zgjohet e të shuhet në ta.  Shkallëzimi vertikal, me një ritëm që të zbret vetëtishëm nga vargu i parë te i pesti, të krijojnë emocionin e  portretizimni të një femre ideale, që vetëm në poezi mund të ekzistojë. Më pëlqen ta citoj të plotë këtë poezi!

Monaliza ime

Përshkruar prej një filli të tejdukshëm merzie,
Përshkuar nga vetja…dhe orët e mia!
Vetëm ti mund ta deshifrosh shenjtërinë tënde
Prej gruaje, prej femre..
Prej brenge.

E drojtura e fatit, përherë me pak pluhur-
Rregull përjetësisht i shprishur i botës,
Kur shihemi, kur prekemi, kur epemi…
Orët e mia s’flenë.

Sytë e tu,
Që s’i bëra dot të shihnin veç mua!
I kërkoj sot e nesër, të zgjohem në ta
E në ta të shuhem!

                                 Mars 2005

Në poezinë e Ndue Dedaj, përgjithësisht mbizotëron vargu i matur, por jo tërësisht i rimuar, çka nuk e pengon fare poetin të jetë shprehës i ndjenjave dhe përjetimeve origjinale dhe transmetimit të tyre më të njëjtën forcë  tek lëxuesi. Tetë dhe dhjetërrokshi janë më të përdorshmit për lirshmërinë e të shfaqurit të mendimeve poetike, në rastin kur poezia, përveçëse është ndjenjë, është edhe thënie, (diçka e mençur e thënë disi ndryshe). Një ndër poezitë që i ka të gjitha metrat, ose stilizimet poetike, është poezia  :” Shi i bardhë”. Nuk është e tëra  e lirë, por as e matur, alternimet varg i lirë, i matur, me dhe pa rimë, tetë , dhjetë dhe  njëmbëdhjetrrokshi, nuk e pengojnë aspak që poezia të jetë unike, dhe të shpreh  mungesën e njëri tjetrit, në një ditë vjeshte, me shi, pa gjethe, që ajo do të flas “me një pinc shiu kredhur në balada” dhe ai do t’i rrëfej poetikisht filozofinë e mungesës, që edhe pse ra shi, ai qe një shi i veçantë, i bardhë, i ëndërrtë, që vetëm përfytyrimi i poetit e krijon, ku bota zvogëlohet sa unaza në gishtin e saj. Poezia që prezanton vertikalitetin edhe në formën poetike, eshtë ajo me titullin “ Qielltoka”: “ bie ajo përherë me fytyrë kah qielli,/ bie ai përherë me fytyrë kah toka…”

Pjetër Jaku


  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara