Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Bisedë me botuesin e së përmuajshmes kombëtare , informative dhe kulturore “ Kuvendi”, në Detroit, Pjetër Jaku.
Revista “ Kuvendi” dhe botuesi i saj Pjetër Jaku, tashmë një sinonim i pandashëm, po ecin prej tetë vjetësh me njëri tjetrin pa u shkëputur, në rrugën e vështirë të mbijetësës, në tregun e shumtë të botimeve, në Atdhe dhe diasporë. Në qershor të këti viti, ky botim futet në vitin e nëntë. Kujt ia dedikoni vazhdimësinë e “ Kuvendit”?

Pjetër Jaku
Ndoshta mund të merret edhe për mburrje por, mësëshumti ia dedikoj vetes. Të flitej para nëntëdhjetës për këtë aktivitet, ose të mendohej së paku, do të qe një iluzion i paarritshëm. Në atë periudhë, në Shqipëri ishin vetëm dy shtëpi botuese dhe, në mos gabohem nja pak më shumë se dhjetë redaksi të shqtypit kombëtar, pa përmendur gazetat lokale te komiteteve të partisë, në disa rrethe.
Që në vitet e para të hapjes së Shqipërisë, mendova të kisha një shoqëri botuese dhe atë e realizova në fillimin e vitit 1994.
Ndersa, revistën e parë “ Kuvendi” e botova ne verën e viti 1993. E shtypëm në Tiranë në shtypshkronjën e Dhomës së Tregëtisë dhe e magaziniova me “Spektrin” diku në Ministrinë e Kulturës, ku atë ditë e sot, afor 700 copë u zhdukën. Treqind kopjet që i kishim tërheq në Lezhë u shiten, në pikat e shtijes se gazetave, në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Maqedoni dhe Kosovë. Kishte tjetër drejtim nga kjo që ka sot.
Revista , të cilës ju i festoni 8 vjetorin, kur u “ pagëzua “ dhe si filloi?
Kisha më shumë se një vit në Detroit, i ardhur me llotari. Gjatë gjithë kësaj kohe disa miq të mij më thonin shpesh të botoja diçka për këtë komunitet, sidomos Dr. Zef Brozi, Dr. Dede Kolndreu, poetja Elinda Marku, gazetari Zef Lleshi e ndonjë tjetër. Këmbëngulja e Zef Brozit ka qënë një “goditje” e përhershme, derisa u realizua dalja e numrit të parë me 27 Maj 2001. Shtatë numrat e parë u realizuan në kushte shumë të vështira. Shumë procese të këtij botoimi u realizuan në kushtë artizanale, edhe pse jetonim e punonim në Amerikë. Aq kopje sa na kërkoheshin ne, në fillimin e punës sonë, nuk mund t’i shtypnim në shtypshkonja amerikane. Në janar të viti 2002, me numrin e saj të tetë e deri më sot ka ndryshuar puna. Shtypet në shtypshkronjë dhe del shumë më me cilësi.

Ndonjë të dhënë rreth këtij botoimi?
Nga maj i viti 2001 deri në maj të këtij viti kanë dalur 94 numra të kësaj reviste. Në këto 94 numra i janë dhënë lexuesit afro 18 mijë faqe të shkruara, brenda së cilave kanë rrëfyer jetën dhe aktivitetin e tyre 81 përsonalitete të ftuar në “ Kuvend”, rubrikë kjo speciale, deri në qershorin e vitit 2007. “ Kuvendi” ka nisur dhe vazhdon, e botuar në formatin e një libri, duke qënë shumë praktike në ruajtje dhe përdorim. Në të është botuar dhe vazhdon të botohen rubrikat: “ I ftuar në Kuvend”, “ Jetë komuniteti”, “ Letërsi shqiptare dhe botërore”, Analizë”, “Traditë’, “ Portret” “ Histori”, “ Retrospektivë”, “ Vizion” “ Reklama” etj etj…
Për tetë vjet, në faqet e kësaj reviste kanë gjet veten e tyre më shumë se shtëdhjetë autorë të rinj dhe të njohur, sidomos në rubriken eletërsisë, ku ka një vërshim më të madh. Në rubrikën “ Histori” janë botuar 123 tema, të cilat kapin më shumë se tri mijë faqe. Jeta e komunitetit shqiptar në Amerikë ( jo vetëm në Detroit ) është pasqyruar në më shumë se 140 shkrime dhe informacione të ndryshme, pa hyrë në hollësi, pasi do të duhej një studim i veçantë, që mendoj se do të realizohet në një të ardhme të shpejtë.
Si ka arritur të mbijetoi ky botim ?
Korektësia dhe puna me përkushtim të çon larg, kur i ke vënë vetes një objektiv. Objektivi ynë ka qënë: vetëm e vërteta, sa të jetë e mundur! Nëse ne do të botonim reportazhe të stilit komunist dhe do të lavdëronim njëri tjetrin, lexuesit do të na largoheshin. Nuk mund të përjashtojmë edhe krijime jo me cilësinë që kërkon një botim i mirëfilltë letrar, duke pasë parasysh, që të gjithë krijuesit, meqë jetojnë e krijojnë jashtë e larg atëdheut, të mund t’i prezantonin krijimet e tyre, edhe pse në disa raste modeste, pasi kjo ka qënë fusha me prurje më të mëdha. Mbijetesa e revistës ka ardhur nëpërmjet abonimeve gjashtë mujore dhe njëvjeçare, disa reklamave, shitjeve dhe botimeve e përgaditjes për botim të librave, nëpërmjet shoqërisë botuese me të njëjtin emër. Megjithatë, nuk mund të përjashtohen edhe ndihmat e miqëve dhe dashamirësve të librit dhe të veprimtarive të tilla kulturore. Në shumë raste ka funksionuar këshilli botues por, kur nja anëtar i këtij këshilli për gjashtë muaj nuk ka sjellë asgje për “ Kuvendi”, nuk ka pasë pse të mbahej, vetëm për të qënë në listë. Revitsa ka abonentë dhe përkrahës të saj ne Michigan, New York, Washington, Boston, Florida, Filadelfia, Chicago dhe Ohio. Ka edhe abonent të veçantë në Kanada, Evropë dhe deri në Australi. Në Shqipëri ajo mund të gjendet çdo muaj në Librarinë “ Agolli” në Tiranë, në Librarinë “ Kuvendi” në Lezhë dhe ndonjë pikë shitjeje në Shkodër. Ka interes që ajo të jetë rregullisht edhe në Prishtinë e Tuz.
Me aq sa kam unë njohje, në Detroit ka biznesmenë dhe një komunitet shqiptar prej më shumë se njëqind mijë shqiptarësh, cila ka qënë ndihma e tyre?
Biznesmenët kulturor janë të pakët. Edhe disa prej tyre, të cilët kane ndihmuar, nuk do t’u vinte mirë t’ua përmendja emrat, pasi ndihma e tyre ka qënë modeste. Në disa raste edhe nuk mund t’i pranoja ndihmat pasi, në njëfarë mënyre, do të vihesha në shërbim të tyre, duke shkruar siç kërkonin ata. Më shumë kanë ndihmuar ata që ju nuk mund t’i njihni, sesa biznesmenët me emër. Unë nuk i thëm biznesmenë një njeriu që ka arrit të ketë një resorant, me të cilin mezi mban veten, ose të një ndërtuesi që, më shumë rrinë pa punë sesa punon ( sidomos në këtë periudhë), me ata që kanë mbërritur milionat.Nëse deshironi, mund t’i përmendni disa prej atyre që u kanë ndihmuar financiarisht.Ndihma më e mirë për mua është të abonohen në revisten “ Kuvendi”, të kenë reklamën e tyre në të pasi, gjithësesi diçka do përfitojnë prej saj. Në veçanti, nuk mund të rri pa përmend Zef Brozin, i cili shpesh herë e ka ndihmuar “ Kuvendin”, me aq sa mundësi kishte. Pastaj mund të përmend disa si: Dom Anton Kçira, Alfons Grishaj, Pashka Elezi, Julian Çefa, Lulash Palushaj, Rush Dragu, Gjeto Ivezaj, Rrok Lulgjuraj, Vera Sterbyçi, Gjergj Dedivanaj, Palok Camaj, Novruz Nazarko, Prek e Tomë Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Kujtim Qafa, Tomë Duhani, Astrit Turrabi, Ndue Ftoni, Adriatik Sheko, Gjovalin Lumaj, Nikollë Hysi, Gjon Marku, Gjergj Tinaj, Pashko Gjokaj, Pjetër Lajçaj, Paul Berishaj, Zharko Palushaj, Gjokë Gojani, Ajaz Emini, Mëhill Velaj, Tomë Mriaj, Viktor Shaholli, Gjekë Gjonlekaj, Marash Nucullaj, Toni Sufaj, Flora Grishaj etj. të cilët, ndoshta nuk më kujtohen për momentin, por e di se do më falin, duke qënë i bindur se nuk kanë ndihmuar për t’ua dalë emrin në gazetë.
Besoj se bashkëpunëtorëve të “ Kuvendit” nuk u mbetet hatri, nëse s’po i përmend, sepse ata e kanë emrin në çdo botim të kësaj reviste.Atëherë, nuk mbetët gjë tjetër veç t’u përgëzojmë për punën që keni bërë dhe t’u urojmë edhe shumë pëprvjetorë të tjerë!
Falemnderit Monda, dhe ne u urojmë në punën tuaj krijuese!
Bisedoi: Raimonda Moisiu
21 maj 2009
Komento
Komentimet (1 të postuar)
-
Postuar nga dikush, 07 Nëntor, 2009 14:04:42i urojme suksese eshte shume e veshtire te besh nje pune te tille madheshtore ne emigrim duke marre parasysh te gjitha veshtirsite me te vertete i urojme suksese e t acoje me larg punen krijuese te letersisee kurr mos te reshte te botoje ne gjuhen e bukur shqipe edhe pse larg atdheut tone t edashur shqipja le t elexohet e te mbahet nga te gjithe emigrantet suksese e urime botuesit.





Politikë
Publicistike


