Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
NËNË TEREZA & BESA SHQIPTARE
Gjekё Gjonlekaj/ New York
Besa ёshtё gurthemel i konceptit tё nderit dhe dinjitetit tё njeriut. Besa ёshtё institucion tepёr i lashtё. Dy dokumente tё mёdha fetare tё botёs perёndimore quhen Besёlidhja e Vjetёr dhe Besёlidhja e Re. Emёrtimi i tyre fillon me fjalёn besё. Pёr pupullin shqiptar fjala besё ёshtё e shenjtё. Ështё njё ndёr fjalёt mё tё dashura dhe me tё nderuara tё gjuhёs shqipe. Ështё kryefjalё e kulturёs sonё kombёtare. Besa ёshtё nё krye tё vendit dhe qёndron pranё fjalёve: liri,dashuri shpresё e lumturi. Ështё rrёnjosur thellё nё shpirtin e popullit shqiptar, jo pёr mungesё tё institucioneve juridike. Ështё bёrё pjesё e traditёs fisnike kombёtare. Koncepti i besёs ishte shumё i fuqishёm nё kohёrat antike. Shqiptarёt e trashёguan dhe e kultivuan besёn mё mirё se asnjё popull tjetёr. Kёto zotime solemne ishin pikёnisje pёr veprime madhёshtore e hyjnore tё Konstandinit tё Madh,tё Shёn Albanit dhe Shёn Jeronimit. Besa, nderi dhe miku janё tri shtyllat kryesore tё kodit shqiptar, qё njihet me emrin Kanuni i Lekё Dukagjinit. Prijёsit dhe intelektualёt shqiptarё tё Mesjetёs kishin respekt tё jashtzakonshёm pёr fjalёn ose besёn e dhёnё. Pёr kёto virtyte, autorёt shqiptarё tё Mesjetёs kanё shkruar shumё.
Rilindasit tanё i kanё kushtuar shumё hapёsirё besёs nё krijmtarinё e tyre letrare. Njё prej veprave mё tё njohura tё dramaturgjisё shqiptare ёshtё “Besa” e SamiFrashёrit.
Pёrfundimi tragjik i kёsaj drame ёshtё pasojё e besёs sё dhёnё. Ndoshta, edhe tragjedia e Abdullah Drenit nё Gjakovё ishte pjesё e besёs.Pёr besёn shqiptare ёshtё folur dhe shkruar shumё, bile tani po merr pёrmasa botёrore, sepse njё prej rrjetёve mё tё mёdha televizive tё Amerikёs transmetoi kohё mё parё njё dokumentar tё shkurtёr, por shumё fisnik pёr besёn shqiptare. Tema e kёtij dokumentari ёshtё roli i besёs shqiptare pёr shpёtimin e hebrejёve nga nazistёt gjermanё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore. Ishte njё pёrvojё e gjallё e dёshmuar nga hebrejtё, tё cilёt gjetёn shpёtimin nё tokёn shqiptare nga masakra dhe gjenocidi nazist. Tani po hapen ekspozita ndёrkombёtare pёr besёn shqiptare. Neni 602 i Kanunit tё Lekё Dukagjinit “Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut”(anglisht:”The house of the Albanian belongs to God and the guest”) interpretohet si thёnjie biblike prej Jeruzalemit e deri nё Washington. Kёto norma tё larta morale nderohen edhe mё shumё, sepse janё tё kodifikuara dhe janё pjesё e traditёs juridike tё popullit shqiptar. Besa dhe miku janё tema tё mёdha nё veprat letrare tё Ernest Koliqit, Isamil Kadaresё, Nazmi Rrahmanit dhe shumё shkrimtarёve e poetёve tanё.
Eksperti i mirёnjohur gjerman i problemeve ballkanike, Victor Maier nё recensionin qё shkroi nё tё pёrditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” pёr botimin anglisht tё Kanunit tё Lekё Dukagjinit, nё tetor tё vitit 1989 thotё: “Besa ose fjala e nderit, siç thuhet nё KLD, ështё paqe dhe mbrojtje pёr ata qё u ёshtё dhёnё. Besa ёshtё mjet i rёndёsishёm mbrojtёs nё luftёn politike tё shqiptarёve kundёr shtypjes serbe nё Kosovё”
Emёrtimet e ngjarjeve tё mёdha kombёtare fillojnё me lidhje ose besёlidhje. Nё fillim tё shekullit tё kaluar, njёra prej shoqatave mё tё njohura atdhetare shqiptare nё Shtetet e Bashkuara quhej “Besa Besё”.Pёr shqiptarёt e Amerikёs nё demonstrata dhe protesta pёr lirinё e Kosovёs, “besa besё, besёn e kam dhanё”, ishte bёrё si nje himn kombёtar. Edhe nё shoqёrinё e ngritur amerikane, besnikёria respektohet. Gazetarja e njohur e rrjetit televiziv NBC Connie Chung humbi detyrёn dhe kontratёn disa miliona dollarёsh, sepse shkeli besёn e dhёnё nёnёs sё Kryetarit tё Kongresit tё Amerikёs Newt Gingrich gjatё njё bisede private. Zonja e moshuar Gingrich i tha nё besё njё fjalё vulgare kundёr Zonjёs sё Parё tё Shteteve tё Bashkuara, Hillary Clinton. Dhe pikёrisht pёr shkelje tё besёs, kanali televiziv e largoi nga puna gazetaren e vet profesioniste.
Nё vitin 2007 Shtёpia Botuese (Random House) nё New York botoi librin me titull (Mother Teresa--Come Be My Light- Nёnё Tereza --Eja drita ime ) tё autorit Brian Kolodeiejchuk. Nё ketё libёr janё botuar shkrimet private tё Nёnёs Terezё. Ështё njё korrespondencё e gjatё me shumё autoritete tё larta fetare katolike tё Indisё. Pёr kёtё vepёr ёshtё folur e shkruar mё shumё se pёr asnjё libёr tjetёr rreth Nёnёs Terezё. Prifti Brian Kolodeiejchuk ka vepruar pranё “Misionit tё Saj Bamirёs” prej vitit 1977 e deri nё vitin 1997, kur Nёnё Tereza kaloi nё amshim. Brian Kolodeiejchuk ёshtё autoritet pranё Kёshillit pёr Beatifikimin dhe Shejtёrimin e Nёnёs Terezё. Nё kapitullin “Diçka shumё tё bukur pёr Jezu Krishtin”, autori shkruan: “Betimi privat ishte sekreti mё i madh pёr Nёnёn Terezё. Pёr kёtё, askush tjeter nuk dinte gjё pёrveç rrёfyesit tё saj, prej tё cilit kёrkonte udhёzime dhe leje. Mirёkuptimi dhe betimet e Nёnёs Tereze ishin jashtzakonisht tё lidhura me traditёn e saj kluturore. Ishte rritur nё njё familje me rrёnjё tё thella nё traditёn shqiptare. Ajo ishte besnike dhe e zbatonte besёn shqiptare. Pёr Nёnёn Tereza, besa ishte pёr çdo adhurim dhe shumё e shtrejtё. Besa nё gjuhёn e saj ёshtё fjalё nderi. Pёr arsye se besa shqiptare kёrkon besnikёri absolute ndaj atij qё i jepet, ёshtё pothuajse virtyt i shenjtё dhe nuk mund tё shkelet, edhe nё qoftё se e paguan me jetё. Nёnё Tereza, herё pas here shpjegonte se pёr shqiptarёt fjala besё do tё thotё, edhe nё qoftё se ti mё ke vrarё babain tim dhe policia tё kёrkon ty, unё mund tё vritem, por nuk mund tё tregoj emrin tёnd. Nё dritёn e edukatёs familjare, besa shqiptare pёr Nёnёn Terezё, kishte njё rёndёsi tё jashtёzakonshme”.
Ne kemi biseduar me Dom. Brian Kolodiejchuk. Ai ka njohuri tё mrekullueshme pёr jetёn dhe veprimtarinё e Nёnёs Terezё. Ai tregon se vazhdimisht e kishte dёgjuar Nёnёn Terezё duke u folur motrave tё Misionit Bamirёs pёr besёn shqiptare, dhe ishte kryelartё pёr origjinёn e saj kombёtare. Nё kёtё libёr autori citon momente tё dhimbshme tё Nёnёs Terezё, sidomos pёr ndalimin e korrespondencёs nga autoritetet e Shqipёrisё me Nёnёn e saj Dranen. Nё kёtё libёr shkruan se kishin kaluar 11 vjet qё nuk kishte marrё letёr nga Nёna e saj. Por, tё gjitha kёto vuajtje i kaloi nё heshtje.
Deri tani nuk jane bёrё studime dhe hulumtime tё mjaftueshme pёr jetёn dhe veprimtarinё kombёtare shqiptare tё Nёnёs Terezё. Vija Hyjnore e Nёnёs Terezё ecёn paralel me Vijёn Natyrore.Ështё Nёna e gjithё njerёzimit, por bija mё fisnike dhe mё e dashur e popullit shqiptar. Dashuria e saj pёr jetёn dhe njeriun ёshtё ndёrplanetare. Atje nё amshim lutet pёr ne.





Politikë
Publicistike


