Udhëton censura- nga dëshpërimi terrorizon periferinë e medias

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Edvin Kristaq Rama kreu sot një tjetër akt të turpshëm politik teksa u fsheh nga komunikimi politik me mediat e Tiranës, duke ironizuar ato të periferisë, konkretisht në Durrës për të mos kthyer asnjë përgjigje konkrete lidhur me pretendimet antiligjore dhe njëherazi në dhunim me Kushtetutën e Shtetit. Fobia e tij ndaj mikrofonave të gazetarëve të mediave të ndryshme, të cilët në rastin aktual janë jo vetëm në shërbim të punës së tyre, por duke kryer edhe një heroizëm gazetaresk, për të informuar opinionin publik me spekulimet dhe mashtrimet ordinere që Rama po i faturon dita-ditës, është mëse i justifikuar pasi nga aty mund të dalë e vërteta e fshehur pas kërkesës për hapjen e kutive. E vërtetë kjo që lidhet me krizën e brendshme të PS-së dhe atë të lidershipit në marrëdhënie me anëtarësinë e gjërë, e cila prej kohësh i ka vënë vizën e zezë.   
Kësiosj, Edi Rama po u fshihet përgjegjësive të angazhuara nga Komuniteti ndërkombëtar, lidhur me situatën politike në vend.
Si pa të keq, pas urrejtjes së përshkallëzuar ndaj mediave të Tiranës, por mbulim në të gjithë territorin e Shqipërisë, madje edhe më gjërë, kryesocialisti udhëtoi drejt Durrësit, për të kryer atje aktin kamikaz ndaj medias dhe shtypit të lirë. I ndodhur pak ditë më parë në vështirësi përballë panelit të gazetarëve, të cilët më shumë ngjasonin si anëtarë të kryesisë së PS, nisur nga renditja, duke filluar nga e majta në të djathtë të kryetarit, Edi Rama mendoi se duke udhëtuar jashtë kryeqytetit, për një komunikim me mediat, siç ishte ai i sotmi në Durrës, do të mund të shmangte pyetjet e gazetarëve të Tiranës. Sigurisht, për Ramën kanë shumë kosto pyetjet direkte, si psh, se pse ai vazhdon të mbajë PS-në jashtë radhëve të institucionalizimit politik, pse nuk merr pjesë në proçeset reformatore dhe ato për përmbushjen e kritereve të integrimit, pse nuk merr pjesë për të konfirmuar përgjegjësitë e ngarkuara nga elektorati që i ka votuar më 28 qershor. Këto dhe të tjera, e vënë Edi Ramën, me shpatulla pas murit, pasi nuk ka një përgjigje të arsyetuar, as të justifikuar, përveç disa grahmave spekulative që sa vijnë e bëhen më të zvenitura, nisur nga fakti i një fshese kushtetuese të mandateve të PS-së në parlamentin shqiptar, çka do të shënonte një rrokadë të vërtetë në Partinë Socialiste dhe hyrjen e saj në historinë e turpit, si një brez i faktuar me ngjyrime të theksuara antishqiptarizmi.
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara